PJESËMARRJE ME FTESË NË: “AKADEMIA PËRKUNTIMORE NË NDERIM TË BAZËS SË PARË TË UÇK”

0
283
Tre luftëtarë

ORGANIZUAR NGA KLUBI LETRAR “ZAHIR PAJAZITI” – PODUJEVË.

Akademia Përkujtimore është mbajtur më 31. 01. 2022, në Restaurantin “EDI-2”, në Prishtinë. Faleminderit për ftesën “Klubi Letrar “Zahir Pajaziti”! – Prishtinë, 31. 01. 2022.

Në shenjë nderimi edhe poezia ime për tre Dëshmorët:

Naxhije Doçi Naxhije DoçiPrishtinë

TRE LUFTËTARËT DËSHMORË

(Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha)

Datë 31 janar 2022 në kalendar
e në Prishtinë sfond nderimi,
përkujtim i organizuar veçantie,
flakërim i paskaj krenarie
me përmasa zeniti
për tre luftëtarët shqiptarë
të Kosovës flamurshkabë,
Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha,
Zahir Pajaziti.
Që të tretë 25 vjet më parë,
më 31 janar të vitit 1997
ranë dëshmorë në fushë të nderit
duke luftuar ballë për ballë
hovit të pandalur në veprim
me ushtrinë shfarosëse të përdalë
të pushtuesit serb barbarë
tërë shekullin njëzet
në tokat shqiptare sundimtar
mesjetën në përqafim.
Tre trimat flakadanë hovit të paparë
Zahir Pajaziti,
Edmond Hoxha Hakif Zejnullahu
që në rininë e hershme të dalluar
zemërzjarrë të përkushtuar
për ndryshim kohësh në haperim,
epokën e re në përqafim.
Të tretë në UÇK themeltarë
që ranë dëshmorë
në mposhtje të robërisë së gjatë
dhe të trishtë serbe,
për frymim të bardhë lirie në Kosovë
dhe shqiptarisë anë për anë
rrënjë e trashëguar
në hartën e përthekimit madhështor bekuar
që nga lashtësitë e hershme,
që nga perënditë
me ligjërimin e bekuar shqip.
Krenaria për ta flakërimit krahështrirë
me jehun e gufuar përtërirë
ditë për ditë,
ag e terr dhe stinë për stinë
melodi sublime në shtim
bjeshkën në përthekim.

Prishtinë – 31.01.2022.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.