KOHA, SHPIRTSHËRBYESE

0
184
Atdhe Geci

KOHA, SHPIRTSHËRBYESE

Udhës së Atdheut tonë për në Çamëri
të gjithë bartim përgjegjësi dhe njëherit
edhe lëvdata, dhe, pika gjaku të betejave
bartim këngë të vogla e këngë të mëdha
lexova në ditarin e luftëtarit çam, i vrarë
në luftë me Greqinë, ai trim shkruante;
Lidhja pellazge është lidhje shpirtërore
lidhje e përjetshme me gjuhën dhe tokën
lidhje e siguruar nga përjetësia identitetit
lidhje e mbrojtur nga përjetësi e origjinës
Lidhje për çlirimin e Epirit e të Çamërisë.
Jeta e çamit në Atdhinë, Atikë dhe More
si kopshtar, pemëshitës dhe peshkatharës
i jep zemërim çarjes së tokës dhe të detit
i jep zemërim gjuhës shqipe dhe fjalës,
i jep zemërim palave të fustanellës çame
gurëve epik të Akropolit dhe të Dodonës!
Çamët e thonë; jam ipe Iperi prej kohësh
“Nuk jemi grek”, dhe as helenë të shpifur
jemi shqipe me stërgjysh pellazg e epirot!…
Të gjithë lumejtë, erërat dhe stuhitë nëpër
Çamëri e gjithandej Epirit, rrjedhin nga e
kaluara, nga Pellazg Iliria e Zeusi dhe e
Thotit, nga Pellazg Iliria antikës së Herës
nga lumejtë e munduar të kohërave epike
Në zemër të çamit luftë bën gjuha shqipe
luftë bën dashuria Çamëri-Shqipëri, dhe
luftë bën vetëdija çamit kundër pushtimit!…

Atdhe GeciDortmund, 24 Kallnor, 2024

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.