Prof. Bedri Tahiri, KRYEMINITËR I RI I REPUBLIKËS SË ÇAMËRISË

0
94
Bedri Tahiri

Këshilli për Emërime i Republikës së Çamërisë, në prani të Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. ALI ALIU, njëzëri emëron, Prof. Bedri Tahirin, Kryeministër të Republikës së Çamërisë.

Biografia e Kryeministrit të Republikës së Çamërisë.

Prof. Bedri Tahiri u lind në vitin 1956 në Galicë të Drenicës, në vatër të këngës dhe pushkës për atdheun. Mësimet e para i mori në vendlindje, ndërsa të mesmet në Gjimnazin e Skënderajt. Studimet i mbaroi në Universitetin e Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.

Shkrimtari, publicisti, eseisti, hulumtuesi, studiuesi dhe veterani i UÇK-së, Prof. Bedri Tahiri, plot 42 vjet ligjëroi lëndën e Gjuhës dhe Letërsi Shqipe, në Gjimnazin “Eqrem Çabej” të Vushtrrisë. Profesor Bedri Tahiri është autor i 56 veprave letrare- historike- publicistike. Respekt për prodhimtarinë letrare, mesazhin dhe misionin e këtyre veprave.

Shkrimtarët e mirëfilltë janë misionar të pathyeshëm në çështjet e atdheut. Gjatë tërë kohës së luftës së Kosovës (1998-1999), Prof. Bedri Tahiri qëndroi i pa lëkundur në shkrepat e Arbërisë së Vogël, përkrah luftëtarëve të lirisë, duke mbajtur shënime e ditar lufte, dhe gëzon statusin e Veteranit të UÇK- së. Për suksese dhe të arritura në punën me nxënës, në krijimtari dhe në hulumtime shkencore, ka marrë shumë Dekorata, Mirënjohje, Falënderime e Plaketa.

Më 27 Nëntor 2007, Kompleksi Përkujtimor “ADEM JASHARI” i ka dhënë një Falënderim për kontributin e dhënë, mbi 27. 000 euro, nga librat e shitur. Ndërkaq, më 26 gusht 2012, Poetika mbarëkombëtare “Ndue Bytyçi 2012”, organizuar nё Malin e Dajtit, gjegjësisht në Tiranë, e ka vlerësuar me çmimin ”Hasan Prishtina”.

Në Ditën e Çlirimit, më 17 qershor 2015, Komuna e Vushtrrisë e nderoi me çmimin PENA E ARTË, ndërkaq, më 2017, Klubi letrar “Latif Berisha” i Vushtrrisë e nderoi me Çmimin special PENA E FJALËS.

Në mars të vitit 2018 është pranuar anëtar i rregullt i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro- Amerikane, duke marrë titullin AKADEMIK.

Në të gjitha shkrimet e tij Prof. Bedri Tahiri vë në letër gjakun e tij letrar, përvojën e jetës së jetuar, mesazhin dhe misionin për artin, kulturën dhe shkencën shqiptare. Shkrimtari Bedri Tahiri, i takon dy shekujve letrar. I dëshmuar nga dashuria për vendin dhe atdheun ai pandalshëm rend ta zë kohën e tij të tashme, të kaluar dhe të ardhshme.

Emërimi i Prof. Bedri Tahirit, Kryeministër i Republikës së Çamërisë u jep frymë të re marrëdhënieve të Republikës së Çamërisë me Republikën e Shqipërisë, me Republikën e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, si dhe me Krahinën e Mollës së Kuqe dhe të Ulqinit.

Kryetari i Këshillit për Emërime i Republikës së Çamërisë, z. Atdhe Geci dhe, Presidenti i Republikës së Çamërisë, z. ALI ALIU

Dortmund, 29 Maj, 2024

Dërgoi për publikim Atdhe Geci, poet

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.