Këto rreth 205 ajete (versete) me përcaktime agresive i përzgjodhi Ibrahim Kelmendi, autor i librit: “Islami, Religjion agresiv (?!)”; shqipërimet e këtyre ajeteve janë nga tre shqipërues “zyrtar” të Kuranit, të miratuar nga Bashkësia Islame e Kosovë: klerikët dhe teologët myslimanë Sherif Ahmei, Feti Mehdiu dhe Hasan Efendi Nahi. Fatkeqësisht ende nuk kemi përkthim të Kuranit në gjuhë shqipe, për t’u bind se e ka tekstin më primitiv, sepse këto këtu janë shqipërime të “hijeshuara” nga këta tre shqipërues.
* * *
Zemrat e tyre [jobesimtarëve] janë të sëmura [me injorancë] e Perëndia ua shtoi atyre sëmundjen; ata i pret dënim i ashpër, për shkak se gënjejnë. [2:10]
* * *
Keq e shitën veten ata, që nga zilia nuk besuan në atë që ua shpalli Perëndia. Perëndia ia ka zbritur shpalljen atij që ka dasht Ai nga robërit e tij; dhe u kthyen pezëm mbi pezëm! E mohuesit i pret dënimi poshtërues. [2:90]
* * *
O besimtarë! Mos thuani: “Ráiná”, por thuani: “Undhurná”, – shikona neve dhe dëgjoni! E, për mohuesit ka dënim pikëllues. [2:104]
* * *
Sikundër që ua kam plotësuar dhuntinë Time, ashtu [dhunti] ju kam dërguar një Pejgamber, nga mesi juaj, i cili ju lexon versetet Tona, dhe ju pastron [nga të këqijat] e ju begaton me dijeni të holla, dhe që t’ju mësojë ato gjëra që nuk i keni ditur. [2:151]
O besimtarë! Është porosi për ju ndëshkimi për vrasje: I liri për të lirin, skllavi për skllavin dhe femra për femrën; e atij që ia falë farefisi i të vrarit, duhet të sillet njerëzishëm [me mirësi për dëmshpërblim] dhe le të zbatohet dëmshpërblimi me të mirë. Kjo [falje] është një lehtësi dhe mëshirë nga ana e Zotit. E kushdo që pas kësaj [faljes], e kapërcen kufirin, për atë ka dënim të rreptë. [2:178]
[ Shkarko dokumentin e plotë në PDF – 50 faqe ]
Dërgoi për publikim: Ibrahim Kelmendi