LUIGJ GURAKUQI per MATI LOGORECIN

0
652
Luigj Ggurakuqi - Kel Kodheli - Mati Logoreci

Pjeter Logoreci

Luigj Gurakuqi shkruan nga Italia, ku ndodhej atëkohë për arsye të njohura, poezinë për Mati Logorecin, “T’falun Atdhetarit të Kosovës“, duke iu drejtuar me pseudonimin që përdorte Matia. Gurakuqi nënshkruen me pseudonimin “Jakin Shkodra”… (Botue te “Albania” e Brukselit nr. 3 Vit. V)

T’FALUN ATDHETARIT TË KOSOVËS

“Sado nën emën t’Kosovës je mblue
Po m’dan prej Shkodrës s’ime;
Vllaznisht po t’falem pra qi ke fillue
Me i pru gjuhës s’on’ lulzime.

Me t’drejt’ sot ka përse m’u gzue Shqipnija,
Sot ka ke me thirr’ bir;
Pse me i rrit’ emnin po punon djelmnija,
E gjuhën me i a dlir.

Ket gjuh’ t’tingllueshme, t’ambel e trimnesh’
Ket gjuh’ plot bukuri;
Qi ne t’mjerve na e çon gjith zemrën pesh’
N’dhe t’huej lark tuj e ndi.

Por prap sot jan’ disa qi edhe s’kuptojnë
I gjuhës ç’asht përparimi;
Tuj ndrrue gjuhën t’falitunit mendojnë,
Se vjen qytetënimi.

Ktyne njerzve qi mbahen gjind me krye,
Sa t’dalin prej gzhoj’ s’ s’vet,
E t’rrin jashta do dit, kur kan’ me kthye
S’ke shqip ma pse ju flet.

Ah t’falitun! Ku e xut ket diturije?
Fort jeni tuj gabue!
Se njallet poplli, der sot kush s’ka ndije,
Gjuh’ e zakon tuj ndrue!

Si t’bjerr gjuhën nji popull shqim mbaron;
N’shumë çeta ka me u-da:
Gjuha njerzt e nji kombi i bashkon,
I lidh si vllan ne vlla.

Si t’lam zakonet qi kem’ pas’ ne e par’,
Prindt t’on’ si t’i mohojm,
Fisnik’ ma s’jemi, s’jemi ma Shqiptar’
S’kem’ mbrapa kuj t’i shkojm.

T’kqyrim, gjithsa mundohna, për Atdhe,
Mos m’e marrue Shqipnin;
T’marrim prej tjerve ç’ka t’jen’ mir’ për ne,
E t’lam m’njen an’teprin.

E ty i Kosovës shkrimtar, qi je tuj krye
Mbi gjuh’ shum’ zbukurime,
t’lutem mos me u mërzit’ e me pëlqye
Nji shndet prej zemrës s’ime.

Nga dheu i huej

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.