18.4 C
Tirana
E premte, 30 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi P0EZIA PËRKUSHTIMORE E POETIT ENVER D. HALILIT

P0EZIA PËRKUSHTIMORE E POETIT ENVER D. HALILIT

0
Enver Halili
Isak Ahmeti
Isak Ahmeti

Nga: Isak A H M E T I

I. Si hyrje

Në librin e tij poetik me titull: HESHTJET QË FLASIN, për të cilin kam publukuar një shkrim kohë më parë, kam thënë se libri në fjalë përbëhet prej dhjetë kapitujve (cikleve) ku frymon shpirti i poetit e ku poeti udhëton mes kujtesës, dhimbjes dhe shpresës.
Vargjet e këtij libri, edhe ato që janë përfshirë te cikli me titull:

EMRA QË KOHA NUK I FSHINË,
(“Kur emri bëhet histori, koha hesht”), autori, tashmë emër i njohur në letrat shqipe, ka përfshirë, veç tjerash, edhe tri poezi përkushtimore për tre poetë të njohur në letrat shqipr e që janë:
1. Miradije Ramiqi,
2. Sabit Abdyli dhe
3. Isak Ahmeti.
Tre emra, tre autorë veprash zhanresh të ndryshëm, që janë vlerësuar lart nga kritika letrare shqipe

II. Poetë dhe mësimdhënës

Këta tre poetë të njohur që kanë qenë mësimdhënës dhe edukatorë të Enverit,kur ishte nxënës në Gjimnazin e Vitisë, janë kënduar mjaft bukur dhe me mjaft ndjeshmëri të hollë shpirtërore në vargjet e poetit. Për më tepër, janë këta poetë që nuk harrohen si emra edhe për faktin se kanë krijuar vepra letrare-poetike të një cilësie të rrall e të padiskutueshme, të vlerësuar lart edhe nga kritika letrare dhe studiuesit e mirëfilltë të letërsisë.

Këtu më poshtë po i japim këto poezi me qëllim që lexuesit ta shijojnë sado pak bukurinë poetike,por edhe elegancën e gjuhës dhe të stilit të tij.

1. NGJYRAT QË NUK ZBEHEN KURRË

(Poezi për profesoreshën Miradije Ramiqi)

Në ditët me shi,
Këpucët e tua profe,
flasin me baltën,
sikur toka vetë të të përshëndesë
për durimin e gjatë.

Rreth teje njerëzit bëjnë zhurmë,
me lopata në duar,
duke pastruar rrugët e ditës,
ndërsa ti pastron shpirtin e kohës,
lapsin nuk e ke ndërruar kurrë
veçse e ke kthyer në dritë.

Nuk po di nga ta nis poezinë,
sepse vargu ka peshë,
ka ndërgjegje,
dhe përballë teje
fjala më kërkon përgjegjësi.

Dikur njerëzit e jetonin poezinë,
e hanin bukë me të .
Sot vargu endet i hutuar,
por te ti gjen strehë,
si fëmijë që kthehet në shtëpi.

Ti,profe,
me duar të lodhura nga vitet,
pikturon edhe shpirtin.
Ngjyrat të binden,
si ushtarë të heshtur
nën komandën e ndjeshmërisë.

Me sy të lagur
plagët i qep në vargje,
dhe dhimbjen e kthen në formë,
por pak kush di ta lexojë
fisnikërinë e dhimbjes sate.

Errësira mundohet
t’ua vjedhë ngjyrat pikturave të tua,
por dështon gjithmonë,
sepse aty ku flet arti yt,
hesht terri.

Të them të vërtetën, profe,
kur kishim orë arti me ju,
më rëndonte blloku i pikturës,
dhe ndonjëherë mungoja.
Sot e kuptoj :
po mungoja vetes sime.
…
Ngjyrat e tua
nuk zbehen kurrë.

2. VARGU YT KA AROMËN E NOSTALGJISË

(Poezi dedikuar profës tim z. Sabit Abdylit)

Njerëzit i meritojnë njerëzit, prof
siç drita meriton agimin,
dhe kohën askush s’e ndal-
ajo veç na provon mallin.

Vargu yt
mban aromën e dheut të lagur
të një oborri që pret hapa.
Sa herë e shqipton atdheun,
fjala të mbetet në grykë
si gur i pathënë.

Atje ku frymon sot,
larg tokës atbërore,
ku rrënjët i le thellë
ti prapë mbjell dritë.
E ke lavruar jetën
me pendë e me shat,
duke i dhënë tokës së huaj
emër e kujtesë.

E megjithatë,prof,
hapëron e le gjurmë,
si udhëtar që s” humb kurrë drejtimin.
E ujit atë tokë të largët
me djersë,me lot,me laps
dhe e bën të flasë shqip.

Unë s’ jam shkrimtar,
por e di ku të kërkoj
në vargjet ku frymon ndershëm,
aty ku fjala ka peshë,
aty ku mësuesi bëhet dritë.

Sjelljet e tua,
si gur themeli,
më janë gdhendur në mendje.
Ato rrinë aty,
si busull që s’më lë të humbas…
…

3. VARGU YT PUSHON NË TY

(Poezi dedikuar shkrimtarit dhe profesorit tim të letërsisë z. Isak Ahmeti)

Të jetosh realitetin tënd
është të pajtohesh me vetveten,
si lumi me shtratin e tij.
Gjithçka kaloi nëpër ty,
si stinë që ndërrohen pa zhurmë,
dhe la gjurmë që koha
nuk i fshin dot.

Ke mposhtur ëndrrat
jo duke i çthyer
por duke i kthyer në dritë
në lojën e dhënies.

Mos i zgjo kujtimet,
ato flenë lehtë si fletë vjeshte,
por bëji vend kohës
dhe jetës që troket sërish.

Ta shoh pikëllimin në sy,ptof,
si një det që mban thellësi të pathëna,
dhimbja në shpirt
nuk është vetëm fjalë,
është jehona e ikjes
së një pjese të shpirtit tënd.

Sikur shpirtrat të flisnin,
bota do të ndalej për një çast,
dhe asgjë s’do të ishte më e njëjtë.
…
Dhe unë e di:
ti nuk e shkruan poezinë,
ti je poezia vetë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.