Në përvjetorin e rënies së dëshmorit Halit Riza Coka

0
771
Halit Coka
Lutfi Coka
Lutfi Coka

Sot me tre prill mbushen plot 23 vite kur, në një betejë me permasa legjendare, ra heroikisht Halit Riza Coka, vullnetar nga Shqipëria, pjesëtar i denjë në Ushtrinë Çlimtare të Kosovës.

Rreshta pa mbarim
Periudhë e paharruar,
Të shkruaj o njeriu im
Halit coka o yll i pashuar!…

U shëndrrove në fenar
Për të rrezatuar dritë
Tasha je në altar
Krenar e besnik i Shqipërisë!,

Ti ke vetëm ditëlindje
Ke rrugën e përjetësisë,
Ti mbetesh ngrohtësi
E vendit ku linde!…
E Kosovës ku re!
Ti je kopshti me aromë
Plot atdhedashuri!

Në përjetësi kalove
Halit Coka, je i gjallë
Me krenari të kujtojmë
Shekuj me radhë!…

Ti “ Hero” ke një datë
E të tjera nuk ekzistojnë!
Ajo shenon ditëlindje
Me krenari të kujtojmë!..

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.