NGA KALOSH ÇELIKU
Pasmesnate, me Hënë mbi malin “Çelvjollcë”, më paraqitet Mikja Di:
– Hë, si e ke Natën e Madhe në Qiellin e Hapur pa yje mbi kokë. Hënë? E, me Stuhi. Shkrepje rrufeje. Shi rrebesh me shtama. Breshër. Dhe, Dimër të Madh para Dere? A, të mungon ndonjë Ibrik raki rrushi me dy çepa? Apo, një veksh me dy vegë birrë “Rrapi”. Ose, Dy shtama me verë? Lekë?
– Jo, i përgjigjem. I kam të gjitha, në dhomën e punës me llambën e tavolinës arrës deri në Agim mbi kokë. Ende, me Mungon Liria.
– Po, unë jam Liria.
– Jo! Nuk e besoj. Ti, nuk je Liria, por Roëbria. Sonte, do t’i rrokullis të gjitha bythekrye në shtrat mes librave para syve të maceve mia besnike – dinake. Grave besnike. Edhe, pse: përpiqet gjithë këto pasuri artistike të m’i rrëmbejë Nëna Parti. Burri, mund të mbesë pa bukë. Raki rrushi, Dy shtama me verë, birrë “Rrapi”. Gra besnike azgane. Jo, edhe, pa armën në brez: Penën me Dy tyta…
(Nga libri: JETË NATE, që këto ditë pritet të dalë në dritë).











