26.5 C
Tirana
E premte, 28 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Rrëfim i gjithëanshëm i Jusuf Buxhovit (2)

Rrëfim i gjithëanshëm i Jusuf Buxhovit (2)

0
Jusuf Buxhovi

Ismet M. Hasani Nga Ismet Hasani, Suedi

Rrëfim i gjithëanshëm i Jusuf Buxhovit (2)
Mr. Jusuf Buxhovi, personazh shumë interesant – shkrimtar, politikan, historian, gazetar dhe publicist, botues i shumë librash

Mr. Jusuf Buxhovi është personazh shumë interesnat: shkritmar, politikan, historian, gazetar, publicist, botues i shumë librash…Është në moshën 80-të vjeçare, është shumë vital, vazhdon të shkruaj pa u ndalur në të gjitha format e mundshme. Në fakt, është një histori e gjallë, krejt jeta e puna e tij. Ndoshta gjenerata e lindur pas Luftës së Dytë Botërore, ose në prag të Luftës së Dytë botërore, janë shumë interesante përshkak të rrethanave me të cilat është përballë Kosova në krejt këtë periudhë kohore, po jo vetëm Kosova, po gjithë Evropa.

Në ”Rilindje” në rubrikën e kulturës kanë qenë njerëz të fuqishëm si Fadil Bujari etj. por unë mendoj se kanë qenë pozitivisht të orijentuar në kuptimin e atij konceptit të afirmimit të vlerave kombëtare.

Fadili (Fadil Hoxha – IMH)ju thotë në mënyrë decidive në ”Rilindje”: ”Ju me i përgatitë kuadrot për politikë të jashtme” dhe ka filluar me Nehat Islamin për politikën në Lindjen e mesme, që tash po i thonë Lindja e Afërt, ndërkaq unë kam shkuar në Gjermani – në Bon. Atëherë në ”Rilindje” patën hap një konkurs dhe ishte rast fatlum për mua të shkojë atje.

Unë u gjindsha si turist në Gjermani, kur ndodhi ai ”puçi” dhe unë ”u bëra gazetar – korespodent i luftës, nga së dërgova katër shkrime në ”Rilindje”, të cilat bërën jehonë dhe i patën marrë gazetat e Beogradit ”Borba”, ”Politika” dhe i publikuan si lajme interesante dhe unë u bëra si reporter i luftës se 4-5 artikuj lanë përshtypje dhe vet kur i kam lexuar më kanë bërë përshtypje dhe Fadil Bujari e këta në ”Rilindje” më thanë që ti do t’i percjellësh këto zhvillimet politike që zhvilloheshin.

Kështu unë fillova gjuhën gjermane ta mësoj në mënyrë pasive. Pot e unë pata ndikim edhe baba im i cili gjermanishtën e ka mësuar kur ka vijuar shkollën në Elbasan dhe më thoshte se ”dritarja është gjermanishtja për për t’u njohur me kulturën më të gjërë”. Mandej më thonte edhe si studentt i albanologjisë. Mandej në vitin 1975, në fakt në vitin 1976 unë SHKOVA NË GJERMANI SI KORRESPODENT për politikën e jashtme, në fakt perfaqësuses i ”Rilindjës” dhe ta përfaqësoj kulturën.

Më dërgoj Fadil Bujari të Mahmut Bakalli, i cili ishte Kryetar i Komitetit të Lidhjes se Komunistëve të Kosovës dhe me priti fort mirë. Pozita më lartë shtetërore ishte Kryetari i Komitetit Krahinor të Lidhjës së Komunistëve të Kosovës. Z. Bakalli më tha që gjithësesi me shkuar.

Kur shkova në Gjermani, privilegji im ishte në radhë të parë se isha më i riu dhe më pritën fort mirë duke me thënë se na vjen mirë që po na vjen një përfaqësues i ”Rilindjës” nga Kosova.

Është me rëndësi të theksoj se, shkuarja ime në Gjermani – kur isha në studimet postdiplomike me temën të prof. Ali Hadri dhe më preferuan, pasi po shkon në Gjermani, merre temën mbi Kongresin e Berlinit, Pas dy viteve bëhej 100 vjetori i Lidhjës së Parë të Prizrenit dhe unë mora burime nga arkivat gjermani mbi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit dhe poashtu përgatita një fejton për Kongresin e Berlini, i cili u botua në 20 vazhdime dhe bëri jehonë të madhe. Unë solla dokumente origjinale lidhur me Kongresin e Berlinit që për herë të parë ishte një botin publicistik, dhe ju tregova këtyre të Serbisë se këto dokumentet që i kemi poseduar, janë të coptuara- nuk janë të plota. Por na ishim të limituem, e i thashë prof. Ali Hadri, që i sjellím këto dokumente në Kosovë, keni me bërë një punë të madhe.

Lidhur me LPK dhe Orgaanizatat Marksiste Lenjiniste, kjo është rregullua më 1981-shën. Unë kam pasë kontakte vetëm zyrtare me ato, të cilat kanë qenë minore. Këto i ka pasë ”Buletini vjetor i Sigurimit Shtetror të Gjermanisë” e ato i kam cituar në libirin tim. Ata, ato i kanë cilësuar si grupe Marksiste Lenjiniste. Ato janë themeluar në 1982-shën, kur unë nuk kam qenë atje. Emrat e udhëheqësve të tyre nuk po i përmendi. Ato kanë themeluar ”Zëri i Kosovës” kanë qenë grupe majtiste dhe në shpërputhje me qendrimin për ”Kosovën Republikë” që është theksuar në demonstratat e 68-shës për barazi, e cila ka dalë së pari me konceptin ( e kam edhe në librin tim) se kjo ka dalë prej vet serbëve psh. Dobrivoje – Dobri Radosavleviq, i cili ka qenë në aktivin politik të Serbisë, dhe hapet kjo qështje se si do ia bëjmë me Kosovën, aty ka qenë vet Josip Broz Tito – kjo qështje mund edhe të bëhet dhe ka dalë si rrjedhojë e diskutimit të Mosha Pijades, i cili më parë ka thënë se ”Jugosllavia duhet të rrënohet”.

Lidhur me vrasjen e vëllezërve Gërvalla, as që kam qenë i njohur, as që kam raporutar, sepse unë jam kthye nga Gjermania në 80-shën, e ata janë vra në 82-shën. E kam njohur Jusufin, ai nëpër klube me gitar e kështu nuk ka pasë ndonjë anatemë. Ai ka ardhë në 79-shën e unë veç jam kthyer në Kosovë. Lidhur me vrasjen e Jusuf Gervallës, nuk deshiroj të hyj me thellë, meqë Gjykata e ka lënë atë qështje të padefinueme. Unë kam mendimin tim por atë nuk dua ta them, sepse mund të keqpërdoren ato mendime të mia. Ai ka qenë kundër Jugosllavisë është dalë në Gjermani për t’u strehuar nga UDB-ja.

Në atë kohë (1989-shën) një pjesë e LPK kanë kalua në LDK, ndërsa demonstratat e 81-shës, paraqesin dinamizimin për ”Kosovën Republikë” që është hapur në 68-shin, me demonstratat e atëhershme.

Qështja e ”Kosovës Republikë” është hapur në 67-tën, ku ka qenë edhe Tito në atë aktiv politik. Është mbajtë edhe aktivi politik për Kosovën, në Gjakovë, ku Fadil Hoxha ka thënë: ”Kosova duhet të jetë Republikë”. Kjo ështe¨botuar në ”Rilindje” me 19 gusht 1968.
Serbia nuk ka pranuar që të bëhet Kosova Republikë por do të bëhet njësi federale e Jugosllavisë.

Fadil Hoxha thotë se ”…nuk mund të hyjmë tash në konflikt me Serbinë, dhe tensionet duhet të zbritën…”

Preej 7 pikave që janë shqyrtuar në nivel Jugosllav, 6 prej tyre janë në përputhëshmëri të plotë me ato të Aktivit Politik të Gjakovës – ekzistojnë dokumentat – qe unë i kam; kombësia, Universiteti, Kosova Republike, që kanë ardhë në shprehje 1974-tën

Por 81-shja e ka pasë të gatshëm ”virusin” prej Serbisë dhe e ka demonizuar atë të 67-tës e 68-tës, aty kur ka dal në pah Qosiqi (Dobrica Qosiq – IMH) e më vonë ”Libri i Kaltër” dhe është pritë se kur do të ndizet – t’i vëhet fitili. Por historike është 98-shja – kur ishte Kuvendi që u shpërndanë LPK dhe LDK-ja – një pjesë ka shkuar me Qosjen (Rexhep Qosjen – IMH), 3-4 vetë kanë formua Shtabin e UÇK-së.

Sa i përket LPK-ës, janë nji grup që kanë dalur jashtë – në emigracion, se duhet të organizohen atje, të sulmohet Jugosllavia, të hapet edhe çështja e barazisë edhe LPK-ja është themeluar 82-shin dhe ajo e ka pasë orijentimin të caktuar në ”Kosova Republikë” – të jetë një Republikë shqiptare, por edhe ideologjike – kështu ka qenë koncepti që kanë vazhduar.

Edhe LDK-ja u formua atje dhe një pjesë e atyre të LPK-së kanë kaluar në LDK.
Mendimi im, si historian- thotë Buxhovi, se figurat më të rëndësishme të Kosovës prej para Luftës dhe deri në Luftën e 99-shit, kanë qenë:
Për me ju ikë këtyre thashë e themeve, në libirin tim e kam cekë se kalojnë në një situatë linçuese.

Né i kemi 4 perioda në shtetndërtimin e Kosovës.
Në periodeën 45-së deri 89-të, figura më e rëndësishme POZITIVE është Fadil Hoxha;
Në pjesën e dytë, prej 89-tës gjër në 99-tën, figura më e rëndësishme pozitive, është Ibrahim Rugova;

Në pjesën e tretë, prej 2019-2020, figura më e rëndësishme pozitive, është Hashim Thaçi, por nuk ka përfunduar, sepse ai shkon në Hagë si burrë-shtetas, kur thotë: ”Unë po shkoj për të mirën e Kosovës, por drejtësia do ta thotë fjalën përfundimtare!” Të theksoj se Hashim Thaçi vetëm e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë, që ka mund edhe dikush tjetër të bëjë këtë. Pra, Hashim Thaçi nuk e ka shpallë Pavarësinë e Kosovës – siç manipulohet, por vetëm e ka lexuar Deklaratën;

Në pjesën e katërt, figura më e rëndsishme pozitive është Albin Kurti, të cilit Hashim Thaçi ia ka lënë shumë çështje (probleme) të pazgjidhura, si thonë ”Ia ka lënë këmbët a arushës në dorë!”.

Unë, për veten time ka qejf të mbahem mend si shkrimtar, sepse aty jam i lirë, sepse aty njeriu e ka hapsirën kur zgjedh vet dhe vendos vet – thotë në fund Jusuf Buxhovi – shkrimtari, politikani, historiani dhe publicisti i mirënjohur shqiptar.

F U N D

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.