KËNGËT E ULLIRIT

0
528
Atdhe Geci

Nuk ka Shqipëri pa origjinën pellazge
pa datë të gjuhës dhe pa adresë antike
origjina jonë është më e hershme se
shkronjat, dhe më e hershme se librat.
Zeus, asgjë s´është si në kohën tënde
faltoret, olimpi, gjuha dhe gjeografia
të tëra janë shndërruar dhe zvogëluar,
ulliri ëndërron, janë dhe disa fije bari,
që i japin gjak ndjenjës së sovranitetit.
Në këtë këndim të ashpër dhe të saktë
ndiej plagët e Çamërisë dhimbjet e saj
ndiej këngët e shtypjes e të mohimit
këngët popullore për Çamërinë e lirë.

Atdhe Geci - Shqipëria është më e madhe...
Le të plas gënjeshtra dhe kali Greqisë
Çamëria po ringritet mbi hirin pellazg
me fjalët e gjuhën e palat e fustanellës.
Me mija janë çamët që kanë rënë për
liri, për prag të shtëpisë e për Atdhe.
Noa, i takoj një vendi që vdes për liri,
i takoj një vendi që lidhen për varri,
i takoj një vendi që di të bëj rilindje!
Adheu për Çamërinë nuk di të heshtë!
Le të çahen erërat dhe kërcënimi grek,
Çamëria Republikë, bashkon atdheun
Çameria Republikë,bashkon Kosovën
Çamëria Republikë, bashkon Iliridën
Çamëria Republikë, i bashkon trojet!…

Atdhe GeciDortmund, 2022

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.