NewsBomb.al, 18 prill 2022
Ish-presidenti rus dhe njëkohësisht nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Dmitry Medvedev, tha se mospagimi i pagesave të huaja të Rusisë mund të sjellë hiperinflacion në Evropë dhe falimentimin e saj.
Kjo deklaratë erdhi si koment pas fjalës së presidentes së komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, e cila tha se mospagimi i Rusisë do të thotë se është çështje kohë për të falimentuar.
Medvedev tha “Nëse Rusia dështon, edhe Evropa dështon”. Ai shtoi se qëllimi sekret i evropianëve nuk është paqja në Ukrainë, por të bëjnë Rusinë të dështojë financiarisht.
“Pra, kjo është ajo! Këtë e kanë dëshiruar fshehurazi! Kjo është strategjia themelore e Bashkimit Evropian, axhenda e fshehur e mazokistëve të Brukselit dhe partnerëve të tyre të lojërave në anën tjetër të oqeanit. Epo, provojeni” shtoi Medvedev.
Dmitry Medvedev më pas i dërgoi një mesazh presidentes, Ursula von der Leyen, duke thënë se mungesa e furnizimeve në dyqane dhe kriza e re e migracionit do të provokojë një valë krimi më të keqe e më të dhunshme se ajo shqiptare.
“Mungesa e produkteve bazë në dyqane dhe fluksi i refugjatëve… E gjithë kjo, sipas skenarit të parashikuar nga numri dy rus, do të shkaktojë një valë krimi të dhunshëm më të keq se ai shqiptar” tha ai.
Edhe pse historikisht miti i mafies shpesh lidhet me grupe më të njohura të krimit të organizuar, si mafia italiane (cosa nostra ose ndrangheta), ruse (bratva) dhe japoneze (yakuza), për ish-presidentin rus nuk është kështu, me e keqja për të qenka ajo shqiptare.