17.8 C
Tirana
E enjte, 22 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Zgjidhja e Vetme për Shqipërinë: Republikë Presidenciale dhe një Parlament i Popullit,...

Zgjidhja e Vetme për Shqipërinë: Republikë Presidenciale dhe një Parlament i Popullit, Jo i Kryetarëve

0
Rama - kolltukofag

E vërteta duhet të fitojë: Shqipëria bëhet vetëm me Republikë Presidenciale si Amerika dhe me udhëheqës që dalin nga tryezat e mendjes!

Lutfi Coka

Sot Shqipëria ndodhet në një pikë kritike. Ky që shohim çdo ditë nuk është më një parlament ku mbrohen interesat e popullit, por është kthyer në një tribunë rrugaqërie në dëm të hapur të mbarë kombit. Prej 140 deputetësh që mendojnë vetëm për xhepat e tyre, Shqipëria nuk ka parë përparim, por vetëm hajdutëri, vjedhje dhe rrënim. Ky sistem ka dështuar plotësisht sepse deputetët aktualë nuk zgjidhen nga populli, por emërohen nga listat e mbyllura të kryetarëve të partive, duke mos mbajtur asnjë llogari para qytetarëve.

But, rruga drejt ndryshimit nuk kalon nga shkatërrimi apo dhuna e rrugës. Lëvizja jonë duhet të jetë një lëvizje e mendjes dhe e dinjitetit. Ndryshimi i vërtetë nuk vjen duke shkatërruar atë që ka mbetur, por duke ndërtuar alternativën e re në tryezat intelektuale. Na duhet një bashkim i trurit të kombit, ku njerëzit e ditur, burrat e shtetit dhe burrat e dheut të ulen bashkë për të nxjerrë udhëheqësit e rinj të pastër.

Përmes një Referendumi Popullor, populli duhet të marrë fatet e vendit në dorë dhe të vendosë zbatimin e modelit amerikan:

  • Republikë Presidenciale – Një President real, fuqiplotë dhe ekzekutiv, i cili zgjidhet direkt nga populli dhe formon një qeveri me intelektualë e profesionistë të vërtetë, duke mbajtur larg matrapazët politikë.
  • Votim direkt për individin – Jo më vota për sigla e vula partish. Çdo zonë dhe qytet të ketë përfaqësuesin e vet unik, të cilin qytetarët e zgjedhin drejtpërdrejt për emrin dhe integritetin e tij.
  • Llogaridhënie absolute – Nëse deputeti apo udhëheqësi nuk punon ose vjedh, populli e shkarkon menjëherë në zgjedhjet e radhës, pa pasur mundësi të fshihet pas listës së kryetarit.

Nëse nu bëjmë këtë kthesë intelektuale dhe ligjore, kjo arenë gangsterësh do ta çojë vendin drejt fundit. Është koha që sovraniteti t’i kthehet popullit me mençuri dhe kushtetutë!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.