E PABESUESHME, 45 MIJË LETRA KUNDRA KADARESË QË TË MOS MARRË NOBEL

0
159
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Kadare për anti-shqiptarizmin e sotëm Aspak, është e besueshme, që shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nuk e meriton ta marrë Ҫmimin Nobel. Edhe pse, sipas veprave letrare e meriton si shkrimtar shqiptar. Aqmëpak, si shkrimtar me famë botërore nuk ka, edhe nevojë për Ҫmimin Nobel. Ismail Kadare është shkrimtar shqiptar, dhe e ka vendin e vet në Letërsinë Shqiptare.

Vetëmse, Ismail Kadare nuk ka qenë shkrimtar disident. Shkaku kryesor, që edhe nuk e merr Ҫmimin Nobel. Sistemi, komunist i Enver Hoxhës e nxorri përmes Francës në sipërfaqe si shkrimtar botëror me romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”. Edhe, pse: ky nuk është romani më i mirë i Kadaresë. Larg, është vlerave artistike të romaneve: “Viti i mbrapshtë”, “Prilli i thyar”. Ose, “Kronikë në gurë”.

Përsëgjalli, e ka pasur me vete sistemin komunist. Edhe, shtetin shqiptar. Edhe, pse iku nga Shqipëria, përpara se në Shqipëri të vendosej pluralizmi politik, pas protestave të studentëve në dhjetor 1990, zoti Kadare udhëtoi me avion drejt Francës, ku kërkoi azil politik, “pas letrave me Ramiz Alinë” (1990). Askush nuk do ta burgoste, ose vriste Ismail Kadarenë në Shqipëri. Nuk e ka pasur fatin e shkrimtarëve shqiptar jashtë Atdheut, siç thotë populli: me tre shtete (baballarë), e pa kësulë në kokë.

Shqipëria ka pasur, dhe ka me dhjetëra shkrimtarë shqiptar disidentë, kandidatë për Ҫmimin Nobel. Edhe Kosova, Mali i Zi, dhe Maqedonia e Veriut.  Edhe, Diaspora. Ndoshta, edhe: deri më sot dikushi do ta kishte marrë atë Ҫmim Nobel, po t’i dilte zot Atdheu. Ose, Mëmëdheu i Patriotit të Vonuar.

Fatkeqësia është, se: Shqipëria, ka mbetur gjithë jetën me propozimin, këmbënguljen e një shkrimtari të vetëm nga ish sistemi komunist shqiptar. Kur dihet, se: disa shkrimtarë botëror e kanë refuzuar Ҫmimin Nobel.

Edhe, nuk e di: pse Kadare, ende turret pas Ҫmimit Nobel?!…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.