“PROBLEMATIKU”

0

Ilustrimi: Cun GELI (Adem KASTRATI)…

(Antibiografia e një Shkrtimtari
“rebel – problematik”me Penë).

Kalosh Çeliku NGA KALOSH ÇELIKU

Vite e vite, e keni nëpërkëmbur krahëpërkrahu me partitë politke votën e lirë demokratike në pozitë dhe opozitë, përsëri si argatë politik e shisni lirë te “vëllezërit” e Njerkës për poste partiake dhe pasuri në Qeverinë e “vëllazërim – bashkimit” jugosllav. Dje  pa “Besë”, e Sot: me “Besë”, në “Shtëpinë Publike”. Zëshëm e them, nuk ju dua! Fatkeqësisht, e përsëris, nuk ju dua! Shkaku, se: publikisht më shpallët edhe shkrimtar “propblematik”, antifetar, dhe “armik” i Shtetit të “përbashkët” jugosllav. Dje, komunist. Sot, Neokomunist i “muslimanëve” me trutë dhe këmbët në legen.

Ende, edhe sotekësajdite vazhdoni me të katra të turreni pas grazhdeve qeveritare, posteve partiake politike të “mikut” dhe armikut: pasurisë personale, familjare dhe  klanore partiake për një krah kashtë të hedhur në grazhd, Burgun e kafshëve të buta shtëpiake në dëm të Shtetit Historik Shqiptar.

E Unë, si ”armik” i shtetit të “përbashkët’ jugosllav, gjithë pasurinë e Babait në Katund: livadhet, arat dhe pyllin me lisa i shkriva në libra. I, “shita” në Vendlindje Bibliotekave nëpër botë, jo, për kurva partiake, por për Gra besnike. Arsim, dhe Kulturë Shqiptare, Themelet e një Shteti dhe shoqërie. Që, Nesër me poezi dhe Gra besnike të më vrasin mesdite nën Rrap. Librave me publicistikë letrare të “rrezikshëm”, armët e mia të vetme në brez, duke jua nxjerrë bythët palare përmejdani në “hava” (qiell) para popullit shqiptar. Jo, duke thirrë “Allahu Akber” në minaret e xhamive, plotë thasë me krunde “Hallall”, e pak “Haram” për në “Xhehnet” (Parajsë). Apo, me “Haramin”, mes poezive të egëra, dhe Grave besnike me nga dy shami lidhur për brezi. Dasmave, partiake të Shtetit “përbashkët” jugosllav me dajre, këngë dhe valle popullore “tallava”.

Po, Shkrimtari “problematik – rebel,” është Personazhi im kryesor mes vrapime politike – artistike me Penë, dhe Librave për Ditën e Nesërme: poezi, raki rrushi, Dy shtama verë, dhe Gra besnike rrugëve të “Bit – Pazarit” në Shkupin Historik, të Dervish Carës (1833 -1844). Krahun e djathtë Emin Xhambazi (Çeliku) me armë). Qytet, ku Dexhalli ka dalë me trumbeta dhe muzika, edhe te “Parku i Grave”. Dëllinjave, ku e kreva Shkollën e Mesme Normale: “Zef Lush Marku”, në Shkup me vajza maqedonase, shqiptare, turke, serbe, boshnjake dhe rome. Shembull tipik historik i “vëllazërim – bashkimit” jugosllav me vite komunist. Jo, si Sot: Neokomunist.

Dhe, pas Shkolllës Normale, në Shkup, i braktisa diskoklubet e Natës, Kitarën: The Beatles, Rolling Stones, Led Zeppelin, Jimi Hendrix, Janis Joplin, Adamo, Tina Tarner, Johnny Holiday… Gratë  e mia besnike, në  Shkup. “Parkun e Grave” me dëllinja, u arratisa në Paris. Jo, nuk ika nga Poezia.  As nga Gratë e mia besnike. Po, nga Pabarazia dhe “Liria”. Ika në Vendstrehimin e serernatave françeze dhe poezive erotike të Zhak Preverit, përkrah Vëllait Madh të vetëm Ramë Çeliku, që asaj kohe ishte arratisur nga përndjekja e paparë komuniste me azil politik. Dhe, nuk mund të këthehesha në Vendlindje.

Çerdhe për studime, gjeta jashtë Atdheut. Kohë, edhe kur falë mikut të Vëllait, profesorit të Serbonës Abas Ermeni, profesor universitar u regjistrova në Serbonë si student, në Paris.   Asaj kohe, edhe ishte lehtë ta shajsh Jugosllavinë komuniste për të fituar azil politik. Sot: kohë, kur kemi shkolla shqipe, Universitete shtetërore dhe private, por, nuk kemi nxënës dhe studenë për këto shkolla dhe Universitete Shqiptare?!

Vellai Madh, asaj kohe nuk kishte të drejtë të këthehet në Jugosllavi. Shkaku, se: e kishte sharë Jugosllavinë. Edhe, pas tre – katër muajve në Paris, më tha: unë, nuk kam mundsi që të këthehem në Vendllidje, sipas ligjeve politike policore Jugosllave. Ne, si familje ende atje i kemi gjallë prindërit, Nënën dhe Babain, Familjen. Dihet, kemi edhe pasuri të patundshme brez pas brezi: Shëtpi, livadhe, ara dhe male. Pasuri, e trashëguar nga të parët tanë stërgjyshërit. Pasardhësve të tyre: Nënës, dhe Babait, Pasi, unë nuk mund të këthehem në Katund, së paku, t’i këthehu, në Vendlindje! Unë, gjatë studimeve do të të mbajë me para në Prishtinë.

E pranova këshillën e Vëllait Madh, dhe u ktheva në Vendlindje. Kutadi, Unë: ndoshta, edhe më doli më mirë në Jetë. Përndryshe, do të isha martuar me ndonjë françeze, dhe do të mbetesha përgjithmonë në Paris. Rrezik, për mos vazhdimin e studimeve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës (Kosovë). Që, perveç studimeve gjatë asaj kohe edhe, kam punuar në arsim, dhe jetuar dhjetë vite në Prishtinë (Kosovë) me vend pune si mësues i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Drenas të Drenicës. Që, asaj kohe jugosllave – komuniste, Kosova edhe pse ishte si Krahinë Autonome e Kosovës jugosllave, për mua ka qenë Shqipëri, edhe në sistemin e atëhershëm diktorial komunist.

Fatkeqësisht, pas pak kohe për shkak të një atentati të dështuar në “Bozhur”, në Prishtinë si dënim “përmisimi” me tre vite në arsim, do të largohem nga Prishtina, dhe do të shkoj edhe në shërbimin ushtarak jugosllav, në Knin të Kroacisë. Dhash, edhe dorëheqje nga vendi i punës në Drenas (Drenicë). Padyshim, edhe pse hapat e parë në letërsi i bëra në Vendlindje, rrëzë “Çuke”, dhe i vazhdova në Shkup te “Parku i Grave”. Prishtina, është shkolla ime letrare artistike.

Pas një viti pa punë në Katund, duke u endur rrugëve pa krye të Kërcovës, me një thirrje ushtarake të asaj  kohe ushtarake jugosllave, përcillem si ushtar në Knin (Kroaci, “Potkazen punkt”). Përkthim në gjuhën shqipe: kazerma e të denuarve. Qytet, sipas pozitës gjeografike i ngjajshëm me Kërcovën. Dy kazerma ushtarake jugosllave, “potkazeni punkti” (kazerma e të dënuarve). Kohë, kur komandant i dy kazarmave ushtarake strategjike jugosllave: Jugore dhe Lindore, ka qenë maqedonasi Apostolloski.

Merreni me mend: komandant i dy kazermave ushtarake strategjike ushtarae jugosllave: Veriut dhre të Jugut, fshehur me tunele nëntoksore dhe armë nën male. Qytet, ku me shumë kishte ushtarë, sesa banorë. Përmëtepër, edhe na vriteshin natën në roje, edhe i qanim Ditën,. Kazerma ushtarake nën male, që ne si ushtarë i pastronim armët e papërdorura fshehur nën male, dhe ushtronim “përgaditje shkollore” ushtarake me armtim tjetër të vjetruar jashtë përdorimi ushtarak.

Përdallim, në Kinin: komandant garnizoni ka qenë Apostalloski, nuk e di nga cili qytet i Maqedonisë. Nuk ka problem, as Sot: nuk jam i intersuar për atë komandant. Nuk e kam njohur, dhe as jam takuar me atë komandant garznioni të dy kazermave ushtararake, në Knin (Kroaci). Padyshim, ai ka dhënë shumë mund për ato dy kazerma ushtarake në Knin. Dhe, “vëllazërim – basshimin” jugosllav.

Gjatë shërbimit ushrark të një viti mes atyre maleve: Kazermës Veriore dhe Perëndimore, për fat: mezi dola i gjallë. Strategji ushtarake jugosllave. Edhe pse, gjatë atij shërbimi ushtark kam qenë i dënuar me masa ushtarake, dhe me kërcnime, se: do të më rrasin edhe në burgun ushtarak si ‘armik” i shtetit të “përbasshkët” jugosllav. Percudi, shpëtova pa asnjë ditë burg, në Ushtrinë jugoslave. Por, me plotë dënime si roje në Dërnish. Vend i shkretë, ku nuk kishte as ujë, dhe na e sillnin me cisterna ne të dënuarve. Nuk e di as vetë si roje, se: cka ruanim në atë vend të shkretë pa jetë. Vetëmse, si shpërblim: Kazermës ushtarake në Knin, i dhash edhe dhjetë ditë shërbimi falas ushtarak, pas përgaditjes luftarake.

Ditën, kur dola nga shërbimi ushtarak, përcudi: mu komabdanti im i cetës kishte qenë kujdestar te porta ushtarake, i cili më priti me befasi, dhe ma përplasi në sy realitetin:

– A e di se: ti ke qëndruar në kazermë edhe plus dhjetë ditë përtej shërbimit të obligueshëm ushtarak? Ne, tashti duhet të të pagujmë borxhin, ditët e qëndrimit përtej afatit ushtarak, para për ato ditë shërbimi tepër ushtarak në Kazermë.

– E di iu përgjgija. Ju, më dënuat gjatë afatit ushtarak me shtatë ditë shërbim ushtarak. Faleminderit. Unë, ju shpërbleva si mirënjohje edhe me plus dhjetë ditë shpërblim. Edhe,  këto ditë i keni falas pa pagesë nga unë si ushtar.

Tridhjetë vite më vonë në Shkup, këthehem rrugës përditshme nëpër “Bit-Pazar” për te Rrapi. Ose, te “Parku i Grave”. Rrugës, papritmas më zuri shiu. Atë ditë, nuk e kisha asnjë ombrellë me vete. Edhe, pse: verë e  dimër i mbaj nga dy ombrella me vete: një në cantë, dhe tjetrën si shkop me kërrabë në dorë, vetëmbrojtje ndaj qenëve me zgjebe, që më ndërsehen me vite tinëz pas shpine. U strehova në rrugë, pranë një tezge tregtare, sic duket “muslimane”. Pas pak kohe, dikush afrohet dhe më thotë: unë paguaj për këtë vend, largohu!

I përgjigjem: Unë, jam në rrugë. Rruga, nuk është pronë e ytja, por e kalimtarëve. Përmëtepër, këtë rrugë, përditë unë e vras me vite, këmba – këmbës.

-”Muslimani”, me krenari ma pret plumb: unë të them largohu, nga prona ime!

E pash se ku do të dalë, ia ktheva: Nuk ka problem, posa të ndalet shiu, Unë, do të ikë nga kjo rrugë “Bit-Pazari”, ti vazhdo me tregëtinë: të shesësh brekë të grave. “Allahu”, Zoti, të ndihmoftë! E, unë do të shes brekë të burave.

-Jo, më provokon, përsëri “muslimani”
-I them, a e di se kush jam Unë?
– Jo, më përgjigjet. As, edhe nuk më intereson.

Qesha. Nuk, ka problem. Edhe, pese Unë kaloj përditë kësaj rruge nëpër “Bit – Pazar”, pranë “pronës” tënde në rrugë. Atëherë, pasi nuk e di, dhe nuk të intereson kush jam: Unë jam Ai, që nuk të përcjell në xhami sokaqeve të “Bit – Pazarit” me bythet në “hava”, por në atë “Dynja”, në “Xhehnet”. Edhe, pse Unë në jetë i mbaj nga dy ombrella: një në cantë, dhe tjetrën si shkop me kërrabë, vetëmbrojtje nga qentë me zgjebe. Sot, fati yt: nuk i kam me vete.

“Muslimani”, heshti. Edhe shiu, pushoi në Shkup…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.