NANRRA E BEGUT

0
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti

Koka kanë ni beg, pasanik i madh. O dalë me xhezdisë. Koka shkue tu ni shpi me bujtë. Kanë ba muhabet, kanë nejt sa kanë nejt e janë ra me flejtë. Begu ku flen, sheh nji nanërr: Do me le n’kit shpi nji djalë qi do me ja hangër begut mallin.
Kur çohen në mëngjes, i Zoti i shpisë i thot Begut:
– Na ka le nji djalë!
– Përhajr e me ymër koftë! – ia kthen Begu. Edhe u ban rixhe me ja u falë atë djalë, për me e hup e mos me ia hangër mallin. Djalin edhe ia falin. E merr me veti Begu djalin edhe e çon në nji bjeshkë e po e len për me e hangër gjeja! N’atë bjeshkë e paska lshue.
Çobantë i lëshojnë dhitë në atë bjeshk edhe i çojnë asajde edhe nji dhi o da pej dhive tjera e po shkon te djali. Djali e thithke dhinë qi po i shkojke përditë djalit. Baçica e qorton rroktarin:
– Pse po ma mjel ma t’mirën dhi, pse nuk pe mjel nej tjetër dhi, po atë ma të mirën dhi!?
– Nuk po e mjel une! – bajke be rroktari.
I zoti i shpisë çohet e shkon me dhi për me e provue se çka po bahet me dhi. Rrogtari bajke be qi nuk po e mjel, baçica bajke be qi po e mjel! E vet rrogëtarin se në çfarë krahi po i çon dhitë edhe i zoti i shpisë po ia vnon synin dhisë se kah po shkon. Kur shkojnë te veni, dhija po dahet pej dhive tjera edhe po shkon te djali. Avytet dhija te djali edhe ai po e thith dhinë. Shkon i zotii shpisë edhe e gjanë djalin! E ka marrë djalin e ka çue te shpija edhe i ka thanë baçicës:
– Kqyre, e ke qortue pa hak se qyky thmi e ka thithë dhinë, nuk ka pasë faj çobani. E paskan nalë atë thmi me e ushqye edhe ia paskan ngjitë emnin Gjetë. Rritet aidjalë nji muigdare e po bahet djalë i meçëm.
Mas nji kohe shkon aty me bujtë ai begu. Po i vetë se pse e ka emnin Gjetë ai djali, nuk e paskam nie nji emën ksi fare?
I Zoti i shpisë po i kallxon krejt ren qysh e kanë gjetë edhe për ata pse ata e kanë gjetë, ia kanë lanë edhe emnin Gjetë, i thotë. Begut po i kujtohet.
– Në çfarë bjeshke e keni gjetë? – Masi i kallxon i Zoti i shpisë, mretit i bjen n’men krejt ku e ka lanë djalin edhe nuk po i vjen mirë hiç qi e kanë gjetë. Tash i teket edhe atij për me ja falë djalin. Ata i thonë:
– Cillin djalë tjetër të duesh po ta falim, a kta jo! Ai u teket veç në atë djalin e Gjetun me ja falë – edhe ja falin. Ja shkruen nj letër edhe i thotë me shkue n’shpi t’Begut. Në letër i kish shkrue: “Mere kitë djalë, edhe si t’vjen, le ta prejnë xhelatët menjihere e mos ta lanë asnjë dakik të gjallë!”
Djali o shkue deri tu çeshmja. Pin ujë e po pushon. Aty e nxen gjumi. Letrën e ka pasë n’xhep. Çika e Begut e dalë me marrë ujë n’çeshme. E sheh djalin aty edhe i begeniset e lakmon shumë n’ta. Ja ka pa letrën n’xhep, ja ka nxjerrë letrën edhe ja ka lexue se çka ka pasë të çkrueme. E sheh letrën se çka i ka çkrue baba i vetë! Ia ç’kyen atë letër edhe ja çkruen nju tjetër letër: ”Pasuni t’madhe kemi. E kam ba si djalë edhe ia kam dhanë çikën. Lshonja filan dhomen edhe le të flen me çikë!” Shkon çika tu shpija. Mas pak, çohet djali edhe po shkon edhe ai tu shpija e Begut. Vetë dikan cila asht shpija e Begut, i kallxojnë edhe shkon. E thrret djalin e Begut, del djali, e i thotë:
– A je ti djali i begut?
– Po, – i thotë – une jam djali i Begut.
– Qitë letër ma ka dhanë Begu, – edhe po ia afron e po ia jep letrën djalit të Begut. Djali i Begut po e lexon letrën. Kur e lexon, e kap ngryk Gjetën edhe e çon mrena. E ka martue me motër të vet.
Kur pop vjen Begu, po e gjanë atë aty! Begu kish pasë vneshtë. Shkon Begu e ju thotë rojtarëve kush të vjen, as mos e vetni hiç kush asht, po vrane qi don me hi në vneshtë. Begu lyp rrush!
– Qe, po shkoj po e marr në qilar, – thotë Gjeta.
– Jo, në qilar jo, po në vneshtë, – i thotë Begu, tue mendue se do ta vrajnë rojtartë. Edhe çohet e shkon Gjeti tu shpija me e lyp nji krojshe për me shkue me e marrë rrushin në vneshtë. Djali i Begut, hala nuk ish kanë fjetë edhe i thotë:
– Çka Gjeti, ku po shkon?
– Nji krojshe pe lypi, – thot- me shkue me ja pru do rrush Begut.
– Jo, tybe n’shkove ti. Qe, se po shkoj une, i thot djali i Begut Gjetit. Edhe çohet e shkon djali i Begut. Kur shkon, hala pa hi mirë në vneshtë, e vrasin rojtartë. Begu flen menjëherë, si del jashtë Gjeti. T’nestret, si çohet Gjeti, shkon te Begu:
– Beg, a ke mujt me fjetë hiç, a muj u çove, i thot Gjeti!
Begu hala ish nër jargon edhe i fshin syt edhe kcen:
– A ma ke pru rrushin?
– Jo i thotë, s’um ka lanë djali yt me shkue, a s’ta ka pru, a!
Begu e heton e po shkon te rrushi. Kur shkon te rrushi, qe djali i tij i vramë. Kur e sheh djalin e vet t’dekun, i bjen edhe veti e des!
Kshtu, i met pasunia djalit qi e kish pa nanërr atë natë qi kish le Gjeti.
Kush ban, ban veti.

Tregoi: Idriz Lahu, Metehi, Llap

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.