REVISTA FJALA E THOTË FJALËN E SAJ EDHE NË ORGANIZIMIN E TAKIMEVE POETIKE

0
137
Arben Çokaj - bisedë - arka - revista Fjala

Nga FJALA1 Mars 2024


TV Kopliku, Lajme, 01 mars 2024

Revista Fjala në bashkpunim me Qëndren rinore – kulturore „Arka“ në qytetin e Koplikut, ka organizuar takimin me poetin malësor Arben Çokaj. ne këtë takim poetik ishin veçmas nxënesve të Gjimnazit “Sherif Hoxha“ Koplik, krijues dhe autoritete të pushtetit vëndor. Është konceptuar dhe realizuar krejt ndryshe nga çdo herë tjetër promovimi i librave të poetëve apo shkrimtarëve.

Kësaj radhe revista fajala edhe falë bashkpunimit me qëndrën rinore ‘Arka’ në qytetin e Koplikut, si dhe një grup nxënësish me prirje letrare të Gjimnazit ‘Sherif Hoxha’ të qytetit të Koplikut me në krye mësuesen e leterisë Bardha Gjonbalaj, të cilët realizuan këtë takim ndryshe me poetin Arben Çokaj.

Në këtë takim të bukur poetik ishin prezëntë veçmas krijuesve edhe kreu i Bashkisë Tonin Marinaj nënprefekti Hysen Hysaj, nënkryetari i Këshillit të Bashkisë Mark Luli dhe Mjeshtri Madh Ilmi Kurti. Fillimisht nxënëset i kanë drejtuar disa pyetje nga më interesantet, ashtu siç dinë bota rinore e tyre poetit Arben Çokajt.

Po kështu edhe vetë autori Arben Çokaj ka dhënë përgjigje mjaft mbresëlënëse për të pranishmit. Nderkaq krahas pyetjeve dhe përgjigjeve, nxënëset kanë interpertuar poezi nga krijimtaria e poetit Arben Çokaj.

Në fjalën e tij kreu i Bashkisë Tonin Marinaj ka vlersuar organizimin e ketij aktiviteti, njëherazi ka inkuarajuar sërish takime të kësaj nartyre edhe me poetë e shkrimtarë të tjereë. Po kështu edhe poeti Arben Çokaj ka falenderuar pjesmarrësit në këtë takim, nga ku ka theksuar se është ndjerë mjaft i emocionuar nga ky bashkëbisedim i ngrohtë.

Në fund të takimit, kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj, mban një fjalë të rastit:

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.