18.5 C
Tirana
E martë, 26 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Bondsteel kontribues i madh i zhvillimit ekonomik në Kosovë

Bondsteel kontribues i madh i zhvillimit ekonomik në Kosovë

0
Kampi Bondsteel

Kampi Bondsteel përveq çë e mbronë Kosovën dhe lirinë e saj, ka ndikim jashtzakonisht të madh në zhvillimin ekonomik të Kosovës në 27 vitet e funksionimit të tij.

Disa informata publike të përafërta të njohura nga mediat:

Në vitet 1999-2006 në Bondsteel punonin rreth 6000 puntorë të Kosovës me të ardhura mesatare mujore rreth 1000 €, dhe gjeneruan 6 milion € në muaj, respektivisht 72 milion € në vit, ose 504 milion € për 7 vite.

Pastaj ka pasë zvoglim të numrit të punëtorëve për shkak të luftës Amerikane anti-terroriste në Irak dhe Afganistan.

Në periudhën 2007-2026 mesatarisht kanë punuar rreth 2500 puntorë të KS, me rrogë mesatare rreth 1000 € ose 2.5 milion € në muaj, ose 30 milion € në vjet, ose 570 milion € për 19 vjet, ose totali për 27 vjet rreth

1 MILIARD e 74 milion €.

Pastaj për rreth 15 vjet mesatarisht 3000 puntorë me përvojë dhe shkathtësi të fituara në Bondsteel, kanë punuar për ushtrinë dhe kompanitë Amerikane në Irak & Afganistan, me rrogat minimale mujore rreth 4000 €, ose 12 milion € në muaj, ose 144 milion € në vit, respektivisht total për 15 vjet:

2 Miliard & 160 milion € ….dhe ushqim-banim të siguruar nga US ARMY.

Totali i të ardhurave personale nga Bondsteel dhe Irak-Afganistan për 27 vjet është minimum rreth:

3 miliard e 263 milion €, fitim dhe kontribut për ekonominë e Kosovës.

Përndryshe pjesëtarët e KFOR-it nga Bondsteel, në baza ditore bëjnë shpenzime në restorante, shitore etj.

Ushtria Amerikane ua paguan pronarëve të tokave në Bondsteel rentën vjetore… prej vitit 1999 deri sot.

Gjithashtu dhjetëra biznise Kosovare kryejnë punime të ndryshme në Bondsteel, dhe bëjnë furnizime me produkte të ndryshme çë gjenerojnë fitime.

Sa për një krahasim të vogël Trepqa i ka pasë në vitin 2025 rreth 2883 puntorë…prej të cilëve rreth 1710 në minierat e Leposaviqit, dhe 1123 në Mitrovicë, Novobërdë dhe Kishnicë.

Puntorët në “Trepqa” (1123) i marrin rrogat me subvencione nga bugjeti shtetror, çë rezulton se punojnë me humbje.

Rroga vjetore e putorëve në Trepqë është rreth 14 milion euro, ndërsa rroga vjetore e puntorëve ne Bondsteel është rreth 125 milion euro.

Edhe një krahasim i vogël: 1 milion banorë të Kosovës çë punojnë në diasporë i dërgojnë në Kosovë rreth 1.6 miliard euro në vjet, ndërsa rreth 5000 deri 6000 punëtorë në 27 vitet në Bondsteel, Afganistan dhe Irak i sollën Kosovës mesatarisht rreth 125 milion euro në vjet… ose rreth 7/8 % e diasporës…plus janë të pa-llogaritura fitimet nga shitja e benzinës, rrymës, ushqimit dhe shërbimeve tjera çë bëhen në Bondsteel, si dhe restorantet, hotelet…. çë i mirëpresin ushtarët çë poashtu sjellin profite.

Dhe si përfundim është se për fitimin e këtyre 3.3 miliardëve, Kosova ose punëtorët s’kanë investuar asgjë përveq punës.. Në dallim prej kompanive si Trepqa e cila prodhon vetëm humbje përkundër investimeve nga taksapaguesit e KS.

Bekim R.F. Berisha
Prishtinë

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.