TRUPËROJET E SHKRIMTARIT

0
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ҪELIKU

Politikanët, historikisht i kanë pasur dhe ende i kanë trupërojet e tyre qeveritare me paga marrramendëse. Makinat e tyre luksoze të blinduara me xhama të errët, dhe honoraret e shëtitjeve të tyre “paqesore” turistike nëpër Botë. Vetëm shkrimtari, nuk i ka trupërojet e Shtetit të “përbashkët”. Dorën në zemër, edhe ai ka truproje, por shkrimtari i pushtetit dhe Qeverisë të “vëllazërim – bashkimit”, në shtetin e “përbashkët”.

Jo, edhe Shkrimtari disident ka trupëroje, por i ka vetëm kafshët shtëpiake: një Xhadi, Tomi Juniorin, Tigrin dhe Nënën Xhadi. Që, herë pas here këthehet në Shtëpi pas ushqimit. Edhe, Shkrimtari e pret si një Mike me një drekë madhështore. Edhe, pse mirë do të ishte, Sot: ta priste edhe me një Qen besnik. Por, sipas rregullave qytetare dhe kushteve ende pa shtëpi, nuk i lejohet të ketë edhe një Qen besnik. Nuk i ka njerëzit e partive politike. Siç, duket: është, rritur me ato kafshë shtëpiake besnik: kalin, qenin, dhe macet. Që, një shtëpi asaj kohe në Katund, nuk ka mundur të jetojë pa një qen, mace, ose kalë me shalë.

Familja ime, brez pas brezi sa mbaj unë mend si fëmij, kurrë nuk ka mbajtur gomar me samarë në Shtëpi! Kutadi, Unë: Ndoshta, ky ka qenë parim edhe i të parëve mi krynegritës në Perandorinë osmane?! Pushtimet jugosllave. Ose, Babait me kalë me shalë pas Lufte.

Edhe, Xhadia: Sot, bredh nate – ditë pas doshnorëve idilik. Në shtëpi këthehet vetëm pas ushqimit. Fëmijët e saj, që m’i polli pasmesante në shtrat m’i la në Shtëpi. Nuk ka problem, Unë, ende i jap ushqim sa herë që vjen kur t’i teket para derës të Shtëpisë.

Problem, kam me kopilat e saj të cilët i rrita dhe i bëra gra dhe burra. Dhe Sot: ikin nga Shtëpia pas ushqimit. Ose, grave dhe burrave?! Dhe, mbeta vetëm me Tomi Junirorin, Xhadinë, dhe Tigrin, që rebelohet dhe m’i ngatërron shkrimet publicistike mbi tavolinë?!

Ditën e sotshme, ne mbajmë edhe gomarë?! Aqmëpak, sipas traditës shqiptare: qen, maci dhe kalë me shalë. Prandaj, jemi ende në këtë gjendje politike, dhe ekonomike.

Trupërojet e Shkrimtarit, janë kafshët besnike shtëpiake…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.