POETI ALI PODRIMJA DHE SHESHI I PRISHTINËS

4
Ali Podrimja

Letërsi

Sa po na mungojnë parakalimet e kohës së poetit Ali Podrimja në sheshin e Prishtinës dhe kafja me shije të mëngjeseve të artit; poetika e tij në artin e poezisë shqipe me përmasën evropiane, nënqielli i Kosovës, Lum Lumi dhe, kollitja e thatë e kohës shqiptare…!

Sa po na mungon poeti Ali Podrimja në sheshin e Prishtinës dhe shpirti i tij kryengritës:


Ali Podrimja

FLAMUR SHEKUJSH

(Titos së dashtun)

Në jetën time
Bebzat Tua –
O trimi im,
I kam Diell
E Bukë
E qiell
Të zogjve të mi
Në kangën time.
Në do fidane
Sot
Behari ka blerue:
Dëshirën
Amanetin Tand
Kurrë
Mos me e harrue!
Në arën time
Mbolle dashuninë e farës së re
Me u rritë
Me Diell e Dritë
E në fluturim,
Me prekë ballin Tand –
Flamur shekujsh
O Trimi
Im!
Në shtëpinë time
Zemrën e kam të hapun –
Konakun për mikun
Dhe sofrën e shtrueme,
O Prind,
Njeri,
Me prekë ballin Tand
Me u rritë
Fluturim –
O flamur shekujsh,
O Trimi
Im!
Në do fidane
Sot
Behari ka blerue:
Dëshirën
Amanetin Tand
Kurrë
Mos me e harrue!

(Nga libri Shamiat e përshëndetjeve, 1963)


Miq, Kosova është gjaku im që nuk falet!

Çikago, maj 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

4 KOMENTE

  1. Po pse bash vjershen per J. B. Titon?
    A nuk pat tjeter poezi te A. Podrimjes po vetem kjo per Titon?
    Nuk e di kush e ka perzgjedhur (Skender Karaçica?)

    Shënim: Unë e vendosa me ironi, për të treguar se Popdrimja e meriton emrin në Sheshin e Prishtinës… 🙂 /AÇ

  2. Poeti Ali Podeima është shkrimtari që lexusi më poezinë e tij dehet si më simfonit e Bethovenit. Poezitë e tij duhet lexu ngadal për tu knaq duke menduar për shpirtin e tij të dlire dhe të vuajtur të keti shkrimtari të madh. Ali Podrimja i shkrujti jetës sone shqiptare, ai shkroj për të gjitha mosha.
    Më emrin e ti duhet emru sheshe e shkolla.
    Vjersha nuk i është kushtuar Titos, por neve që nuk e kemi dashur. Poetin Ali Podrima duhet kuptu krejt ndryshe, aty e urren ate dhe e akuzon në pafundësi.

  3. E përshëndes përzemërsisht Z.Sinan Kastrati për intervisten e poetit Z.Ali Podrima, dhe kjartësimin për poezin ku shkruan emri i Titos. Poezia për mua nuk ka pas lidhmeri fare me emrin e diktatorit, une e kam lexuar poezin por emrin e diktatorit se kam par. edhe kur e kam par e kam ditur se nuk është poezi për te, por tani e faliminderoj për intervisten e botuar Z. Kastrati.
    Poetet jetojnë kur jeton poezia e tyre.
    “Kosova është gjaku im që nuk falet” është hymni i fuqishem e joni, atëhere, tani dhe në të ardhmën.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.