Vrasja amerikane

0
590
Ilir Muharremi - kritik i artit

Ilir Muharremi

Tregim

U martuam në vitin 2012. Unë dhe dhe Shanann Watts i kemi dy goca. Njëra është pesë vjeçare quhet Bella dhe tjetra tre vjeçare quhet Celeste. Fytyrat e tyre gjithmonë janë të buzëqeshura. Ngjajnë me engjëjt. Bella mua më quan hero dhe jam babai i saj dhe heroi i saj. E ndjejë aromën e tyre i dua shumë, shumë. Më të vlefshme janë se çdo gjë në botë. Në krahun e majtë e mbaj gocën e madhe, në të djathtin të voglën. Nuk ndjejë mpirje të durave. Shanann është shtatëzënë në muajin e katërt dhe fryti brenda është djalë.

Bella shpesh para gjumit afron koknën e mbështet në barkun e Shanann të rrafshët. Celeste xhelozon. Unë jam i ftohtë, shumë i ftohtë. I shikoj ndjejë ngrohtësi, por mendja më shpërndahet, lundron e lundron drejt asaj asaj që e dua. Mjegulla më katandisë, ma dobëson shpirtin, kjo botë u krijua si mundim për mua. Unë i buzëqesh familjes time e mendjen e ushqej te e dashura Nichol Kessinger. Martesa jonë është me zënka si çdo martesë dhe nuk mund të jetoj martesa pa zënka sepse më duket se e thyejmë monotonin e njëjtë ditore.

Shanann është e bukur ka flokë të zeza, buzë të holla dhe hundën pak të gjatë. Trupin e ka të përkyer, tërheqës, belë të hollë, vithe të mëdha. E adhuron Facebukun, shpërndan shpesh video, dhe foto tona familjare. Dëshira e saj të më zë në befasi gjatë xhirimit. Unë futem në kuadër si një aktor human dhe një Don Zhuan i kësaj parajse në tokë. Karakteri i saj është shumë pikant, gjatë polemikave eskalon, thuajse djalli ndanë drejtësinë tonë më duket që karakterin e ka trashëguar nga babai i saj.

Shtëpinë e kemi të madhe ajo e ka blerë më djersë. Kjo nuk më pëlqen shumë sepse ajo ndjehet Zot dhe vendosë veten mbi drejtësinë. Për gocat unë duroj çdo nënçmim. Ato janë engjëjt e mi. Shpesh e vesh një fanelë më mbishkrim “Jam babai më i mirë në botë”, këtë edhe e ndjejë. Jetëgjatësia e lumturisë mund veç të mendohet ose supozohet, e vërteta loz një tjetër teatër, ky teatër është më i saktë se çasti sepse asgjë nuk mund të jetë më i thellë dhe i vërtetë, i dukshëm se ajo çfarë të vije tash në mendje. Kjo mendje gjenetike e trashëguar pa dashje, e veshur nga stërgjushi, gjyshi, babai dhe unë tash, bluan gjithçka. Ndjenë simfoni të vjetra, përjeton rrëmujë dhe përzierje.

Mesnatë, ora dy e natës. Shanann kthehet nga një trajnim disa ditor i punës. Unë jam gjysmë i zjguar në shtrat. Rrokullisem ta më zë gjumi, por është tentim i kot. Ajo hyn, bën dush, fshin trupin e saj me një peshqir, dhe gjysmë e lagur futet në shtrat. Unë ja kthej shpinën, ajo më prek, prek krahun tim, unë nuk flas.Kthehet në anën tjetër por e afron shpinën dhe lëkura e saj e lagur prek lëkurën time të thatë. Kthehem e nuk flas. Shanann e thotë veç një fjalë” Dua të ndahem nga ti dhe fëmijët nuk do ti shohësh kurrë”. Guri i Sizifit u rrokullis drejt në kokën time. Nxehtësi ishte shumë përvëluese. Ndjeja errësirën e dhomës, balli më dhimbte të gjitha venat rrihin nën lëkurë.

Djersa mu kishte mbledhur mbi vetulla ngadalë rrodhi afër syve, u fut në kapakë, ndjeja një të nxehtë në bebëzën e syrit. Këtu gjithçka filloi në mesnatë. E shtrengova në fyt, më erdh një fuqi mbinjerëzore, ajo më shikonte drejt në sy, shuplakat e dorës i mbaja shtrënguar në fytin e saj derisa ajo të humbiste çdo lëvizje. Ndjeja ende lëvizjen e këmbëve. Në dhomë u fut vajza e madhe Bella: “Babi çfarë po i bën mamit”. “asgjë e dashur”, ja ktheva Bellas. Shanann i humbi ndjenjat. Iku nga kjo botë. Qarqafin që e kisha afër e mbulova trupin e saj. Fillova ta tërheq shkallëve , Bella më vinte pas duke qarë dhe duke përsëritur të njëjtin refren “Babi çfarë i ke bërë mamit?”. E tërhoqa zvarrë deri te dalja e garazhit. E futa në makinë trupin e pajetë. I Mora edhe dy gocat me vete.

Ecja me makinë, ndjeja ajrin që rrënkonte me frymëmarrjen time, shtrengoja dhëmbët, shtrengoja edhe timonin e makinës. Duket si një dehje e depërtueshme që derdhej mbi krejt mua. Celeste lozte me një kukull me kostum ngjyrë blu. Bella çante e kërkonte mamanë e saj. I Bëra dyzte e pesë minuta rrugë, dielli po lindte, qielli ishte skuqur horizonti dukej e kapa një njollë të zezë avujsh të reve. Ndalova makinën në vendin ku punoj në rezervoarin e naftës. Nxora nga makina trupin e gruas, gocat i lash në makinë. Mora lopatën e vogël nga bagazhi, e hapa një gropë jo shumë të thellë, djersitja shumë, shumëherë ndjeja lodhje e herë çlodhje. “Zot më fal”, i thosha vetes.

E hodha në këtë greminë trupin e gruas. Copëzat e dheut binin sikur një shi vere mbi qarqafin e saj të bardhë. E mbulova mirë. U afrova në makinë. E shtrëngova me shuplaka të duarve vajzën e vogël, kukulla blu kishte ngecur në dysheme të makinës, Celeste u alivanos pa ndjenja në ulëse të makinës. “Babi mos, mos a do të më ndodhë e njëjta gjë si Celeste?”, më pyeti vajza para se të vdiste. E vrava edhe gocën e madhe. Trupat e tyre i shtypa për t’i futur përmes një të hapësire tetë inç në rezervuarët e naftës. Fijet e flokëve të vajzave u ngjiten sipër rezervuarëve.

Ndeza makinen u nisa për në shtëpi, në shpirt ndjeja një errësirë, por ftohtësia ishte ajo dhe moskuptimi që më gërryein. “Nuk doja ta bëja, por e bëra,” mendoja. Pse i vrava gocat as sot nuk e di.

Tregim frymëzuar nga ngjarja e vërtetë e ndodhur nga Chris Watts në vitin 2018 në SHBA.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.