Kemi rezerva vetëm për një javë në Kosovë!

0
791
Basha - Ahmeti përurojnë xhaminë në Dibër

E kohës

Në Ukrainë është ngritur shkalla e gadishmërisë ushtarake në mbrojtje të vendit nga agresioni i Rusisë së Putinit. Në funksion të parandalimit të luftës në mes të dyja shteteve, është vënë në lëvizje akti i diplomacisë ndërkombëtare dhe, Amerika si fuqi globale e botës me aleatët e vet, ka bërë gati mbrojtjen e vendeve aleate në Evropë dhe më gjerë.

Në këtë kohë erë lufte, vendet evropiane qysh tasha kanë nisur përgatitjet në të gjitha rrafshet e logjistikës ushtarake dhe ato ekonomike për të përballuar në çdo kohë krizën që do të sjellë lufta në mes Ukrainës dhe agresionit të Rusisë.

Në Kosovë, thuhet se për çdo rast nuk kanë më shumë rezerva shtetërore veçse për një javë(!). Pse institucionet qeveritare në Prishtinë kanë nbetur me vesh të shurdhër, kur e kur, dihet se po bien kombonat ugurzezë të luftës dhe të krizave që do të sjellë Ukraina në mbrojtje të sovranitetit ndaj agresionit të Rusisë.

Shteti i Kosovës me rezerva shtetërore për një javë, çfarë tregon kjo kur luftën dhe krizën e kemi para derës…?!

Mos vononi, mos hezitoni, mbushni me mallra të konsumit të përditshëm rezervat e shtetit të Kosovës…!

* * *

Kujt i duhet pagëzimi i xhamisë “Hajredin Pasha” në Dibër…?!

Para do kohe, në Dibër të hapësirës etnike(shqiptare) në Maqedoninë e Veriut, xhamisë në ketë qytet e pagëzuan me emrin e kriminelit dhe vrastarit të shqiptarëve Hajredin Pasha(sic!!!).

Kujt i duhet pagëzimi i xhamisë me emrin e kriminelit Hajredin Pasha…?! Në manifestimin fetar në Dibër ishin të pranishëm udhëheqja shqiptare Ali Ahmeti (Tetovë) dhe Lulzim Basha (Tiranë).

Vetëm ky paradoks antikombëtar i ka paskësha munguar Dibrës heroike shqiptare në luftë kundër Peradorisë Osmane për pesë shekuj vetmie e të shkatërrimit të substancës kombëtare të shqiptarëve në Ballkan.

Pse të pagëzohet xhamia në Dibër me emrin e kriminelit vrastar Hajredin Pasha…?!

* * *

Për gjendjen e përçarjeve shqiptare, duhet të ripërserisim fjalën pororsi për kombin të At Gjergj Fishtës: “Ka qitë dreqi pushkë mbi ne…“!

Çikago, shkurt të motit 2022


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.