Vajza surbo-mutante

0
212
Vajza surbo-mutante

Foto si ilustrim

Arben Çokaj

Vajza surbo-mutante

Ajo hedh sytë nga larg,
Kur afrohet nuk flet
As me shoqen e saj
Më të mirë, ngrihet, hesht
Shikon celularin iPhone Pro Max

Ti i flet asaj, ajo nuk reagon
Në Gjermani po bëjnë ligjin
I cili, po i fole një vajze,
Quhet ngacmin, e të dënon…

Dhe mirë bëjnë thonë liberalët, Lazri e Lisi!
nuk ka Gjermania halle tjera…

Vajza surbo-mutante a flet vallë? A dëgjon?!
Se duket sikur bota nuk i intereson…

Pastaj shkon në kafené,
Struket diku në një qoshe
Hë mo ti?! Pse afrohesh?
Pse paragjykon?
Ngrihet e ikën bashkë me shoqen,
Ndoshta pret ta ndjekësh, por…
Ku i dihet? Provokon!
E ligji të dënon!
Mos fol, mos prek, hesht, si gjithmonë!

Ec e merre vesh !
Aty në qoshen e saj,
Përkulet universi, yjësia e Orionit,
Galaktikat rrotullohen në drejtimin e orës…
Bota parakalon para këmbëve të saj,
As Rama, beu i fshatit,
Kaq larg gjërat,
Nuk i mendon!

Ti pyet veten, a flet more kjo vajzë?
Se nuk ia ke dëgjuar zërin…
Me shoqërinë e sheh tek bisedon,
Ndihet mirë nganjëherë, e shijon
Por kjo, a mjafton?
Megjithatë nuk ke dëshirë
Ta nxjerrësh nga ajo gjendje kënaqësie…

Kush je ti, që po gjykon?
Ti je askushi para Duas e Ritës,
Ato kanë jetën e tyre,
E jetojnë si të duan…
A martohen me një qyqar, kaqol, a debil
Apo nuk martohen fare?
Ç’të duhet ty? Shih jetën tënde,
Mos fol, vajza surbo-mutante!
Ligji gjerman i çmendurisë, e ndalon!
E po i fole, të dënon…

Dhe ti mbyll gojën, mbyll qepallat, hesht!
Jeta kalon,
Në mendje të vjen veç një mendim,
Këta që ndërhyjnë kaq brutalisht në jetën tënde,
Punët, në vend që t’i rregullojnë, i vështirësojnë…
Kush m. janë këta?!
Çfarë u duket vetja atyre?
Superego që mbyt unin,
Në bashkëpunim me pavetëdijen?!
Një lesh janë…

Grumbuj aminoacidesh të përkohshme,
Që s’e kupojnë këtë botë si duhet
Dhe ia prishin jetën vetes
E të tjerëve, nga moskuptimi
Nga paaftësia për të kuptuar
Duke menduar se i dinë punët, pra
E gjë nuk dinë!

Vajza surbo-mutante ka jetën e saj
Nuk flet, e zhytur në fatkeqësinë e saj
Ose flet aty ku don vetë,
Por kjo, a mjafton?!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.