Reagim i Shoqatës “Trojet e Arbrit” lidhur me refuzimin përfundimtar të projektit të Muranës se Gjergj Kastriotit në Prizren nga Neotomanet mbrenda Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës se Kosovës
Shoqata e Inteletualëve Shqiptarë “Trojet e Arbrit” njofton të gjithë shqiptarët atdhetarë anë e kënd trojeve etnike shqiptare si dhe në mërgatën e madhe atdhetare se forcat e islamit politik për rikthimin e neo-otomanizmit mbrenda trojeve shqiptare e refuzuan përfundimisht ankesën e Shoqatës “Trojet e Arbrit”.
Këto forca neotomane të udhëhequra nga një Neotoman i Prizrenit i rritur kalldërmeve të sokakëve dhe kapinxhikëve të Prizrenit më gjuhë të përzier herë turke e herë serbo-boshnjake e me një shqipe të dobët me emrin Hajrullah Çeku, që fatkeqësisht e udhëheq Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Republikës së Kosovës, përfundimisht pranuan nënshtrimin dhe u treguan besnik të devotshëm të politikës turko-serbo-boshnjake për humbjen e gjurmëve historike shqiptare në Mesjetën shqiptare.
Formalizimit të këtij akti te turpshëm antikombëtar,antishtetëror dhe antihistorik ju bashkuan edhe tri qatipe të baba sulltanit me emrat: Vjollca Aliu – Drejtoreshë në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore-Kryetare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Edona Gashi-Durguti – Drejtoreshë në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore-Prishtinë-Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”, Jehona Bashota – Gallapeni- Zyrtare Ligjore- Anëtare e Komisionit për Refuzimin e Ankesës së Shoqatës “Trojet e Arbrit”.
Këto tri qatipe nuk kanë fare njohuri nga Historia shqiptare dhe kanë harruar kontributin e Norës së Kelmendit,Tringës së Smajl Martinit,Marie Shllakut, dhe shumë vajzave e grave atdhetare shqiptare që krahas burrave ishin shtyllë e fortë për ruajtjën e identitetit kombëtar shqiptar.
Shoqata “Trojet e Arbrit” kurrë nuk do të hekë dorë nga projekti i Muranës së Gjergj Kastriotit në Prizren.Ajo tash do të filloj punën në dy drejtime:
a. Informimi i ambasadave të huaja që shtetët prej nga vijnë këta ambasador e krijuan dhe po e mbajnë shtetin e Kosovës,për parandalimin e Islamit politik në Trojet shqiptare e veçanarisht në Kosovë, ku elemnete të islamit politik janë futur mbrenda institucioneve të Kosovës dhe janë duke e shkaterruar çdo gjë shqiptare.
b. Bashkëbisedime me atdhetarët shqiptarë e shoqata dhe organizata shqiptare për formën e protestës dhe qëndresës kundër këtyre forcave neo-otomane që janë duke u përpjekur për të humbur çdo gjurmë shqiptare.
Ftojmë gjithashtu Kryeminsitrin e Republikës së Kosovës Albin Kurti, që ta shkarkon Ministrin e Kulturës,Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku i cili është duke e shkatërruar kulturën tonë dhe duke u përpjekur që të rikthej neo-otomanizmin në Kosovë.
Në emër të 150 intelektualëve të Shoqatës “Trojet e Arbrit” reagon Mr.sc. Nue Oroshi, Kryetar
Projektin e “Trojet e Arbrit” e përkrahu në tërësi.
Vërtet është për keqardhje se si një muranë e tillë ndalohet në Prizrenin e lashtë, në Prizrenin tonë shqiptar, në të cilin qenkan vendosur në krye të (mos)kulturës shqiptare armiq të shqiptarisë që punojnë në dëm të kulturës e të historisë shqiptare.
Ky është mjerimi më i madh që u bëhet shqiptarëve në Kosovën tonë të lirë, për të cilën u derdh aq shumê gjak.