14.4 C
Tirana
E shtunë, 31 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Vrasjet e grave – një problem mentaliteti që duhet ndryshuar

Vrasjet e grave – një problem mentaliteti që duhet ndryshuar

0
Arlinda Zekaj

Vështrim

— Dhuna ndaj grave po bëhët realitet i ashpër, që shoqëria shumë shpesh e nënvlerëson, e zvoglon ose, më e rrezikshmja e justifikon. Vrasja e grave por edhe çdo vrasje tjetër është trishtim shteteror e kombëtar e zhgënjim kombëtar. Duhet ngritur zërin mbarë shoqëria, e jo të flasin vetëm gratë. Heshtja jehonë po aq fort sa krimi. Në parandalimin e vrasjeve ndikon edhe niveli i arsimimit, e që të ne as për afër nuk i përmbushë kriterët…

Skënder MULLIQI

Vrasja e fundit e një gruaje, një nëne, nje vajze, Arlinda Zekaj natyrisht së është tronditëse për të gjithë njerëzit e ndershem. Këto vrasje dhe shumë vrasje të tjera në Kosovë, me vite kan mbetur më shumë në hështje, në mënyrë të padukshme, shpesh vetëm. Kjo tregon për mos funksionimin e duhur të shtetit ligjor në shumë hallka të tij, si problem i kahmotshem në Kosovë. Shumë kohë u folë për Vetingun në drejtësi e nuk u zbatua në praktikë. Kjo sigurishtë së lënë zbrazëti për të vazhduar vrasjët. Vrasjët si edhe kjo e fundit e Arlindës, janë plagë të cilat nuk sherohen.Për secilën vrasje ekzisiton zinxhiri komandues, dhe përgjegjësia morale dhe përgjegjësia penale.

Pos të vrasjeve të cilat cilësohen për motive politike, asnjë vrasje tjetër mendojë unë nuk duhet të shfrytëzohet nga askush për qëllime të natyrës politike. Kjo është e turpshme.Natyrisht së vrasjët e grave të cilat po ndodhin në seri që shumë vite në vendin tonë, janë të dhembshme dhe kërkojnë mobilizim të përgjithshem që ato të parandalohen duke krijuar mekanizma parandalues. Të vrasësh gra apo vajza për çfardo motivi qoftë ai, është ligësia më e madhe për një njeri. Gjinia femnore është e shenjtë, ajo në asnjë rrethanë nuk bën të vritet. Ndalimin e vrasjeve nuk e bën vetëm dhënja e dorëheqjeve, nëse nuk krijohen mekanizma adekuat ndëshkues.

Mobilizimi i të gjithëve duhet të bëhët në paranadalimin e vrasjëve, e jo pasi që të ndodhin ato. Dhuna ndaj grave po bëhët realitet i ashpër që shoqëria shumë shpesh e nënvlerëson, e zvoglon ose, më e rrezikshmja e justifikon.Vrasja e grave por edhe çdo vrasje tjetër është trishtim shteteror e kombëtar e zhgënjim kombëtar. Duhet ngritur zërin mbarë shoqëria, e jo të flasin vetëm gratë. Heshtja jehonë po aq fort sa krimi.Në parandalimin e vrasjeve ndikon edhe niveli i arsimimit, e që të ne as për afër nuk i përmbushë kriterët. Është absurde të mendohet se ende, në shekullin e 21-të, një pjesë e shoqërisë mendon se dhuna është “problemi i tyre“, se femicidi është “një tragjedi familjare”, duke harruar së kjo ka konotacion mbarë shoqëror.

Sikur ende jetojmë në një kulturë ku viktima mban barrën e fajit dhe abuzuesi barrën e justifikimit. Kjo nën kupton se gratë në këtë luftë lihen përseri vetëm-vetëm për të shpjeguar se çfarë është dhuna, pse është e papranueshme dhe pse vrasja e një gruaje, nuk është kurrë një incident, por një model. Dhuna nuk ndodhë në një boshllëk. Ajo rritet në heshtjen e mjedisit.Rritet sa herë që heshtim në vend që të reagojmë. Nuk duhet të heshtim, si nuk duhet të lejojmë që gratë të mbeten të vetmet që flasin për dhunën që i prek. Se dhuna ndaj grave, nuk është problem i vetëm i grave apo vetëm një njeriu. Ky është problem i shoqërisë. Problem i shtetit.

Një problem menetaliteti që duhet ndryshuar domosdo. Çdo ditë duhet të jemi më të zeshem se heshtja që vret.  Sepse asgjë nuk vlen më shumë së jeta e një gruaje. Jeta e një gruaje vlen më shumë se turpi i dikujt tjetër…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.