Gani I. Mehmeti
Një dramë e botuar pesëdhjetë vite mbasi ishte shkruar!
Shefqet Hoxha: MASAKRA E MAVRIQIT, dramë, shkruar në Gjilan më 1952, botuar në Gjilan, më 2002!
Një dramë e shkëlqyer e botuar 50 vite më vonë prej kur ishte shkruar!
Përse?
Për të mos e prishur “vëllazërim-bashkimin” që nuk ishte kurrë në Kosovë, pëveç në letër! Për të bërë përpjekje të harrohet e kaluara jonë e dhimbshme, ndoshta!
Shefqet Hoxha
Nëse ndonjë vepër letrare (dramë) do të meritonte të shpërblehej, ajo do të duhej të ishte pikërisht drama: “MASAKRA E MAVRIQIT” e shkruar dhe e përshkruar aq bukur nga Shefqet Hoxha. Dramë mbi një ngjarje që ka ndodhur, një përshkrim i ngjarjes, ashtu siç ka ndodhur.
Autori u gjend në Gjilan, atje ku kishte takuar mavriqasit e Gjilanit, prej të cilëve ishte informuar shumë bukur me ngjarjen e kësaj tragjedie të familjes së Demë Ahmetit. Kjo vepër nuk është e fantazuar, siç jemi mësuar të lexojmë shume nga veprat letrare të shkruara, qoftë në letërsinë botërore, qoftë në letërsinë shqipe.
Masakra e Mavriqit. Kjo masakër ka ndodhur para 211 vitesh, sipas memories, këngës dhe festës sllave Vidovdanit, ka ndodhur më 28 qershor 1811.
Në këtë masakër morën pjesë prej 300 e dri 1000 çetnikë serbë, të cilët, aso kohe edhe pse nën sundimin e Perandorisë Turke, serbët, të pangopur me gjakun shqiptar, kishin mësyrë t’i binin Mitrovicës apo Vushtrrisë. Ata, me mësimin e një plake serbe, për të dalë fitimtarë, për t’i qitur “zë” vetit, do të duhej t’i binin familjes së Demë Ahmetit! 300 haranbashë kundër një familjeje, sa “trimëri” e madhe!
Po, përse kësaj familjeje, si ajo plakë e kishte njohur atë familje! Kësaj familje i bijnë “trimat” dhe vrasin e presin plotë 30 veta – 28 anëtarë të familjes së Demë Ahmetit dhe 2 mysafirë, që kishin qëlluar aty.
Demë Ahmetit i kishin marrë edhe peng ata që kishin pasur “fatin” të mbijetojnë nga kjo tragjedi – dy rejat e Demës dhe një nip.
Për të gjitha këto, sikur kishte qenë i pranishëm, sikur po shihte dhe përcillte me sytë e tij, jep ngjarjen autori i dramës “Masakra e Mavriqit” Shefqet Hoxha, të realizuar shumë bukur, natyrisht, i mbështetur në rrëfimet e përcjella gojë më gojë, në mënyrën më të besueshme që nga ngjarja e deri kur autori e shkruan dramën, të shkruar në formën e autorëve e dramaturgëve klasikë, të Homerit pellazg dhe të Gjergj Fishtës shqiptar. Përmes rrëfimit aq të bukur, dramaturgu e bën të gjallë këtë ngjarje të dhembshme kombëtare, ku tregohet vuajtja, lufta dhe masakra e kësaj familjeje.
Kjo dramë meriton të shfaqet në skenë, meriton të filmohet e të dalë para publikut shqiptar e atij botërorë për të treguar se kush dhe si janë armiqët e përbetuar të shqiptarëve – serbët, për të cilët edhe sot, pas gjithë atyre tragjedive të përjetuara deri në qershor 1999, kërkohet t’u bëhen lehtësime e privilegje, gjitherë në dëm të shqiptarëve.
Ngjarja, përshkrimi i vendit, rrethanat dhe tipizimi i personazheve janë bërë në mënyrë të shkëlqyer, duke paraqitur gjithçka ashtu siç ka ndodhur dhe si ka qenë.
Demë Ahmeti ipet ashtu sikur ka qenë ai, një burë që nuk ngutet, që di të vlerësojë, por dhe që kërkon ndihmën këtë ditë fatkeqe për familjen e tij. Karakteri i tij social, psikologjik e fizik kuptohen nga fjalët e tij.
Novica, një serb që sipas këngës e sipas kësaj drame ai ka qenë hyzmeqar i Demë Ahmetit.
Mirëpo, deri sa po mendonin se kah të shkojnë dhe kujt t’i bien, nuk i shkon mendja Novicës për Demën e as për familjen e tij, pra kjo është vetëm një trillim se Dema i ka mbetur borxh atij. Për t’i rënë familjes së Demës nuk është shkak “borxhi i mbetur”, është sadizmi i plakës për t’i shkaktuar dhembje e tragjedi një familjeje të pasur, një familjeje në zë, e cila u thotë se më shumë do t’i qitnin vedit zë kur do t’ia merrnin Ajeten Demë Ahmetit, kur do ta martonin një serb me të, se sa ta pushtonin një qytet, Mitrovicën apo Vushtrrinë, për çka po mendonin harambashët që t’u binin atyre ndonjërës me gjithë atë numër aq të madh harambashësh.
Plaka serbe, e cila i mëson harambashët, është një personazhe tipike negative, e cila mendon vetëm keq, mendon se si t’u shkaktojë plagë sa më të mëdha njerëzve që po përpiqshin të jetonin dhe ta mbanin familjen me djersën e vet. Këtu kemi një personazhe të prishur psikologjike, nga që është një shpirtkeqe, në vend se të punojë vetëm mirë pak para se ta zë vdekja.
Libri prej 292 faqesh ka pesë akte dhe është i shkruar në vargje, si “Iliada” e Homerit, si “Lahuta e Malësisë” e Gjergj Fishtes.
Të mos i vlerësojmë vetëm veprat e huaja, kjo vepër renditet ndër veprat më të mira dramatike në letërsinë shqipe, duke mos mbetur prapa dramave në letërsinë botërore.
Lexojeni dramën e shkëlqyer të Shefqet Hoxhës “Masakra e Mavriqit”!
Po kush është autori, Shefqet Hoxha?
Kemi shumë pak shënime për autrin e një drame kaq të madhe. Në fund të librit të kësaj drame, për autorin, shkruan:
Shefqet Hoxha u lind më 13 qershor 1925 në Shtiqen të Lumës. Mësimet e para i mori në vendlindje, ato të mesmet në Prizren dhe kursin e Lartë Pedagogjik në Tiranë, njëherësh edhe kursin e parë ushtarak (përgatitor po aty).
Për arsye politike emigroi në Jugosllavi më 1949. Hyri në shërbimin e arsimit, në fillim arsimtar në një shkollë fillore e mandej me titullin e drejtorit të gjimnazit të parë shqiptar në Moravën e Epërme të rrethit të Gjilanit, gjersa u largua nga Kosova e tash jeton në Francë, ku edhe vazhdon veprimtarinë e tij.
Fillon të shkruajë që nga vitet 1949-1955.
Kjo dramë do të flasë vetëm atëherë kur do të vehet në skenë, qoftë si dramë, qoftë edhe film. Do të ishte mirë ta merrnin me seriozitet këtë dhe ta vënë në skenë gjithsesi, nga që meriton dhe është një tragjedi e ndodhur shqiptare nga armiku ynë shekullor, që do të mund të thoshim se, edhe armiqësia mes shqiptarëve dhe serbëve ka filluar pikërisaht me këtë tragjedi familjare, që nga rënia nën sundim të të dy popujve nga Perandoria Otomane.
Lufta e urrejtja mes serbëve dhe shqiptarëve, ka filluar qysh heret, ende sa ishin të dy popujt nën sundimin e Perandorisë Osmane.
Kësaj urrejtje dhe kësaj lufte, doemos i kanë prirë serbët, me çka shihet se ata nisën të organizohen heret kundër shqiptarëve, duke i sulmuar herë vetëm familje e herë rajone të ndryshme, ndoshta me qëllimin që ata jo vetëm t’i pushtojnë, por t’ua marrin pronat e për t’u zgjëruar vetë. Po të shikohen marrëdhëniet mes Perandorisë Osmane dhe serbëve, ata kanë pasur qëllime të njejta kundër shqiptarëve.
Urrejtja e parë dhe më e madhe, është sulmi serb mbi familjen e Demë Ahmetit në Reçicë të Mavriqit të Llapit. Nëse do të themi se kjo luftë ishte zhvilluar edhe në baza fetare – nuk qëndron, sepse edhe turqit kishin fenë muslimane, por nuk luftoheshin, madje ata kishin lidhur edhe miqësi. Turqit vetë, mbronin serbët nga sulmet shqiptare me rastin e hakmarrjeve, ndërsa sulmonin shqiptarët. Turqit shpesh ose qortonin, ose dënonin, ose çarmatosnin shqiptarët, me qëllimin e dobësimit të tyre në mbrojtje nga sulmet serbe.
Një dëshmi e tillë është edhe sulmi mbi familjen e Demë Ahmetit, kur Perandoria Osamne nuk kishte ndërmarrë asnjëherë asnjë mbrojtje ndaj shqiptarëve, njësoj sikur sot, me përjashtim të vitit 1999, edhe nga ndërkombëtarët, të cilët janë vënë në mbrojtje të serbëve në Kosovë, dhe vetëm në Kosovë, edhe kur ata nuk sulmohen nga askush.
Dy faqet e para të dramës: