Publikohet “Thyerja” – libri më i ri nga autori Ilir Muharremi,

0
Ilir Muharremi - Thyerja

Është publikuar sot libri më i ri i autorit Ilir Muharremi, me titull “Thyerja”, e cila është një tragjedi me katër akte. Në libër trajtohet jeta reale e personit me emër Chris Watts. Në ketë tragjedi ai është i martuar dhe ka dy vajza të vogla. Pasi njoftohet me një femër më të re, dashurohet me të. Kalon një kohë duke tradhtuar gruan e tij. Pasi gruaja dyshon, ai vendos ta rrëfej tradhtinë. E vret gruan dhe pastaj i vret edhe dy vajzat.

Kjo temë është një ngjarje që ka ndodhur vërtetë në vitin 2018 në Kolorado, Amerikë. Personi vuan burgun e përjetshëm.
Kjo tragjedi është shkruar nga vetë autori që të luhet në teatër.


Dani: Jo, nuk kam femër tjetër.
Anabla: Atëherë, ku është problemi? Jam dobësuar, të gjitha i kam bërë siç i kërkoje ti.
Dani: E di, e dashur. E di.
Anabla: Pranoje! Nuk më ndien më?
Dani: (i humbur në mendime) Jo… po…..
Anabla: Shprehu! Bëhu burrë! Thuaji troç të gjitha!
Dani: Unë…
Anabla: (ndërhyn) Hajde, çfarë?
Dani: (Bën lëvizje të pakontrolluara në skenë, sa shkon në fund të skenës, sa vjen në fillim, sillet edhe në rreth) Thjesht, nuk e di se çfarë dua më!
Anabla: Ta them me plot sinqeritet se do ta zbuloj se çfarë fsheh! Nuk jam më ajo Anabla, që e ke njohur në fillim. Ajo që ka duruar çdo gjë për fëmijët dhe dashurinë tonë. Tashmë jam pjekur dhe mendoj ndryshe! Ti ishe një hiç kur erdhe tek unë! Kur erdhe në shtëpinë time, të cilën e kam blerë vetë… Unë! Me kredinë time! Të gjitha paratë e mia i shpenzoje dhe vazhdon t’i shpenzosh. Hajde në rregull për shtëpinë dhe paratë, por tradhtinë? Nëse e ke bërë, nuk do ta fal kurrë! Ta them me plot bindje! Edhe seksin më nuk e bën siç e bëje më herët, ashtu si në fillim kur e kemi filluar lidhjen. Seksi që bëjmë ne është sa për t’i plotësuar nevojat fizike. Kujton ti që unë nuk i vërej këto gjëra? Mbaje mend, sa herë që një mashkull e tradhton një grua, ajo e ndien në zemër lëndimin! Tradhtia nuk mund të fshihet me këto gjeste, ledhatime ose buzëqeshje false. E ndiej që më ke tradhtuar! Ti ke ndryshuar! Një njeri i cili njëherë tradhton, ai gjithmonë do ta bëjë të njëjtën!

Pjesë nga tragjedia “Thyerja” e Ilir Muharremit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.