MAZI KUR DELË PARA PELËS

0
71
Kalosh Çeliku

Në vend të urimit

NGA KALOSH ҪELIKU

Populli shqiptar e ka një fjalë të urtë antologjike: Mazi kur delë para pelës. Fatkeqsisht, Sot në jetën politike: ai maz i pri pelës rrugës plotë me gropa e ferra. Që, hë për hë: e ka shumë vështirë t’i pri pelës rrugës livadheve për në male. E, ku më të ngjitet dhiareve, shkurreve me ujqër të uritur mes Dimërit Madh.

Vite e vite në pushtet e opozitë, i përcjellë me Penë këmba-këmbës ecjet e partive politike shqiptare, dhe “maqedonase”. Kualocionet e tyre për pushtet, që i ndërrojnë partnerët në “Shtëpinë Publike” si kurva burrat brenda një nate. Arritjet e tyre politike për zgjidhjen e Ҫështjes shqiptare, në stilin e “vëllazërim – bashkimit” në shtetin e “përbashkët”, nuk ma kanë mbushur mendjen se janë politikanë, por biznesmenë, hajdutë dhe krimininelë në emër të popullit për poste partiake personale, familjare dhe partiake. Prandaj, edhe i kam fshikulluar pamëshirë nateditë në librat e mi me publicistikë letrare: Xhadia (2011), Rrufjani (2012), LAVDI “heronjëve” të Xhadisë (2015), PYKË shelgu (2019), “Kali Shemës” pas porte (2021), Lufta me Penë (2022), Jetë Nate (2023) dhe Përtej Ditës Nesërme (2024).

Publikisht, Sot: edhe, i falimenderoj si politikanë pakrye gjatë këtyre viteve në pushtet dhe opozitë për inspirimin dhe bashkëpunimin artistik. Përndryshe, këto libra pa ndihmën e tyre si personazhe politik, nuk do të kishin dalë kaq të arrirë artistikisht në dritë.

“Politikë madhore”, që e dëshmuan edhe në fushëbetejë me “vepra” luftarake në zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut (2024). Që, presidentja e posazgjedhur Gordana Siljanovska – Davkovska, e cila thotë, se: “Nuk jam konsultuar për votimin në OKB për Rezolutën për Srebrenicën”.

E, sa i përket votimit për miratimin e Rezolutës për Srebrenicën, ku përfaqësuesit e 84 vendeve votuan për miratim, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, presidentja Siljanovska – Davkova theksoi, se: ambasadori në OKB është dashur të konsultohet me te, dhe jo vetëm me ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani?!

Fushatave tyre maratonike parazgjedhore me premtime bombastike, dhe luftë partiake: kundër Marrëveshjes Prespës, shpërfillja e Marrëveshjes së Sofjes, “Ndryshimit të Kushtetutës”, mosfutjen e popullit bullgarë si pakicë në Maqedoninë e Veriut?! Padyshim, se: si politikanë të dalldisur dhe arratisur kanë dalë ugareve.

Thanë, e shanë njëri – tjetrin me një fjalorë të rrugaçve politik. E, çka nuk thanë. Kualocionet me “fituesin”: legjimitetin, “fituesi me fituesin”. Konstituimin e Kuvendit dhe Qeverisë. Zgjedhjen e kryetarit (spiekrin) shqiptar të Parlamentit. Edhe, u kacafytën para kamerave televizive, syve të popullit për poste partiake dhe për pasuri, jo për zgjidhjen e problemeve të tyre politike dhe ekonomike. Ende, pa përfunduar zgjedhja e Qeverisë re, Hristijan Mickoski pa vizion politik, ende pa e marrë mandatin si kryeministër i Maqedonisë Veriut nga kryetarja e shtetit Goradana Siljanovska – Davkovska, u turrën me të katra pas posteve politike.

Nuk janë politikanë, por argatë me para: që, mbyten si qentë për një asht…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.