Milazim Zeqiraj
Mos pengoni njerëzimin
Mos më pengoni,
së kafja e mëngjesit mu ftoh.
Gjatë natës një enderrë e trishtuar
Unë musafir i yjve në rrugën e qumshtit.
Hëna ishte bërë nuse.
Në mëngjes nga ëndrra e trishtuar isha i pa gjumë
Diellit ja mora pak rreze për tu ngrohë.
Në hapsirë zogjet vallëzojnë lirshëm
Flutrat pushojnë në lule se janë të dashuruara.
Ernat i përplasin lisat,
Luleve ju shkundën berthamat
që gjelbrimi të këtë lule shumë e më shumë.
2.
Nga hataj e zotrave të vetëshpallur,
rremujë e njerëzve duke ikur për një grimë jetë.
Më deshirë do ti përmbysja fortunat
që njerëzimi ta shijon ngrotësinë e diellit.
3.
Jemi në kohën e ndryshimeve globale,
navigacioni i demokracisë ka pëngesa.
Në këtë kohë rrugtimin i jonë s´duhet të ndalet
të punojmë për paqën tonë.
Ta ruajmë lirinë dhe paqen më natyrën
nga demonet e tërbuar.
Mos të bëhemi ekspriment i deshirës së dikujt
se ne dhe Kosova nuk jemi fajtorë.
11/2024
Liria jonë kaloi përmes flakës
Kosovë liria e jonë nuk u mund kurrë,
edhe kur qielli muar flakë
ajo përmes saj kaloj
së rrenjët i ka në gurë.
Populli për vendin e lirin e vet
para sfidave qëndron si muarë.
2.
U betuam në tokë
duke e rritur dashurin për liri.
Kur jashtë stuhit tërboheshin
kullat tona istikame
nuk nënështroheshin lehtë.
Më kohë nxorrën armët e veta,
në frengjit e tyre
ku dielli më vështërsi depërtonë.
Flaka si dritë shëndritë
ërrsira bëhëj ditë.
3.
Populli ngrotësin e diellit
e ka në zemër.
Përtej durimit
guximi më i madh se friga.
Kosova shqiponjë
e rritur në flamurë për liri.
Më krihet e vet të artë
e mbron lirinë që e ka në zemër,
ajo nuk i vdes kurrë.