Rexhë, qysh e more penzinë? – Tuj ik!

0
168
Sinan Kastrati

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Mas e ha krejt dardhën, a s’pat vjen gjynah shka hjeka unë tej hypa n’dardhë?“, publikuar më dt. 9 Prill 2024

Nga folklori i pasur i Turjakës së Zatrqiqit, pjesa e njëmbëdhjetë (11)

Rexhë Zeka, i Familjes së Miftar Salihve të Bublit, a kânë hajgaregji i hollë. Hajgaret i ka përdor ku e kanë venin dhe iu kanë gjet. Me hajgare ai shpesh ka pshtu pi hyqymetit e iu ka pa hajrin hajgareve. Kur ishin pas shkue niherë milicia e Stanicës Milicisë se Rahavecit me gazikë me e marrë Rexhën se ka pas naj denim, ai ju del me ni ni krah kashtë e ni duj tallë përpara. Kashtën e tallën ja qet gazikës*). Net t`han se se a lodhë.

Kur e shohin milicia se shka kush âsht, thonë:
– Ikni se te koka budallë he mozomakeq por qysh erdhum ktu se?
Unë shpesh e takoja Rexhën, në livadhe. Ai e ka pas ni shtagë, kishe mu majt, si invalid i Luftës së Dytë Botërore (Luftës Nacional Çlirimtare) por hecke ma shpejt se unë kur hike n`mal që nuk e shihnin. Rexha ish pas kânë luftëtar e më vonë, “veteran i luftës” por unë nuk e dija se ai a kânë luftëtar dhe një ditë e veta:

– Jeni invalid i luftës?
– Po!
– A jeni kânë n` luftë a?
– Poo!
– A keni penzi si luftar ?
– Po, kam.
– Qysh e more penzinë?
– Tuj ik tha ai dhe iku nga unë, “vetreani” e mua mi kujtoi ”veteranët e rrejshëm” të ditëve tona por që ai mua më tregoi drejtë.

*) Gazikë, makinë policore e ushtarake që përdorej për terene malore. Nuk përdoret më. Nuk ishte as në fjal. e gjuh. shqipe.

( Vazhdon)

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 12 prill 2024

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.