Mas e ha krejt dardhën, a s’pat vjen gjynah shka hjeka unë tej hypa n’dardhë?

0
181
Sinan Kastrati, 1995

E ty, a s’pat vjen gjynah shka pa hjeki unë tuj e hânger a?

Vazhdon nga numri i kaluar me titull ”Uki pa ha krejt e nuk pa le vorr“, 5 Prill 2024

Fragnente nga folklori i pasur i katundit Turjakë, pjesa e dhjetë (10)

Dy demela, ma demela se se demelat e Stamollit ishin ungj me ni hije te ni dardhe e pa pushojnë
Njani pi demeleva e sheh ni dardh t`pjekun qi ish met e pa don me hyp n`dardhë me marrë nuk. Hyp kadalë e kur e mrrin dardhën, ajo k`putet pi rremit e i bjen te kryt e demelit tjetër. Ky e murr e pe han e demeli qi ish n`dardhë tuj zhdryp pi thotë:

– Mu bre mas e ha se a pe din shka hoqa unë tej hypa me mrri?
– E ty a s`pat vjen gjynah shka pa hjeki unë tuj e hanger a?

Fjalë të urta, 28 fjalë të urta
1. Daja âsht faqja bardhë (kur ndahen vëllezërit, kur e ndajnë pasurinë).
2. Dimnit, prej dru, bluj e gatuj, rri e mas luj!
3. Dora shmajtë mas u bâft *) miftijaq*) për dorën e djathtë.
4. Dora shmajtë e lan dorën e djathtë, t`dyjat e lajnë f“tyrën!
5. Dreqnit janë të meçum po nuk janë të drejtë.
6. Dy herë folet n`mulli e niherë në sh`pi (njëherë në shtëpi).
7. Dy herë kemi marrë bereqet *) prej t`thatit *) e asnjëherë prej t`lagshtit *).
8. Dy bastana s`mahen me ni dorë.
9. Dy gra k`mishën pa la.
10. Dy durë për ni krye.
11. Dhitë, kur dojshin me dalë fare, ia hajshin veshtë shoqja-shoqes.
12. Edhe v`llavi nëse hin n`hyqymet mas i beso!
13. E kish shpirtin n`fyt.
14. E kish qafën e shkurtë.
15. E kish dorën e gatë
16. E kish guhen e gatë sa t`gjarpnit.
17. E mira vjen kadalë, kadalë, e keqja vjen meniherë
18. E k`thei drith
19. Jo buka po kulaqi
20. Ni ahmak â si 100 budallë
21. Oda â për burra, shpia â për fmi e gra!
22. Prit magar tej t’del bar
23. Ta bâj ma but shpinen se barkin
24. Ta zbuti shpinen
25. Ta baj shpinen pamuk
26. Ungju se nuk t’han qete
27. Vllavi vritet veq kur bâhet me hasmin (anmikun)
28. Vllavi vritetet veq kur ja kthen shpinën vatanin (e tradhton endin)

*) Mas u bâft miftijaq, mos past nevojë
*) bereqet, t`thatit *) e asnjëherë prej t`lagshtit*)

Bereqet m. bised.
Drithë; të lashtat e mbjella dhe prodhimi i tyre. Bereqet i mbarë. Farë bereqeti. Vit me bereqet. Hambarët e bereqetit. Bëj bereqet. Mbledh bereqetin. Me bereqet! ur. Bereqetin e njeh drapri. fj. u.
fig. Fryt, dobi; vlerë. Punë (mbledhje) pa bereqet. Fjalë pa bereqet. S’ka bereqet. Lëmë pa bereqet.

THATË mb.
Që s’ka ujë ose lagështi jo i lagur, jo qull, jo i njomë; që s’ka fare lagështi ose që ka fare pak lagështi; kund. i njom. Rroba të thata. Dru (dërrasa) të thata. Kripë e thatë. Tokë (kullotë) e thatë. Ajër i thatë.
Që ka shteruar që ka mbetur pa ujë e pa lagështi. Lumë (përrua, krua) i thatë.

LAGËSHTI f.
Të qenët i lagësht, vetia e diçkaje të lagësht; ajo që e bën diçka të lagësht. Lagështia e ajrit.
Kohë a mot me reshje. Bën lagështi.

( Vazhdon )

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 9 prill 2024

sinankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.