Shumë PARTI një Atdhe

0
742

Lutfi Coka

Në këtë periudhë të nxehtë, nga kalemxhinjë pa ndërgjegje kombëtare, të paaftë intelektuale, pa besim të pastër njerëzorë, dhe lloj lloj injorantësh, e delirantësh, nuk ka mbetur gjë pa u sharë, nuk ka mbetur hero e dëshmorë i këtij populli pa u kontestuar, e denigruar,u sha dhe u mohua edhe gjuha letrare, po mohohet identiteti kombëtar, u mohua dhe po mohohet dhe Shqipëria etnike. Kaq larg kanë shkuar liderët politikë, kaq poshtë kanë rënë intelektualët. Aq larg, sa janë afruar buzë greminës së tjetërsimit, fetishizimit, shkombëtarizimit, asimilimit, zhdukjes kombëtare, dhe shpartallimittë atdheut, në këtë ҫerek shqipërie që kemi si shtet Sovran.

Thonë se historia përsëritet por, ajo kurrë nuk kthehet mbrapa. Historia ashtu si dhe jeta, rrjedh vetëm përpara, është e papërsëritshme. Kombi shqiptar ka dhënë, jep e do të jap gjithëmonë deshmorë dhe heronjë për lirinë dhe mbrojtjen e vendit. Ҫdo mohim apo nenҫmim i heronjëve apo dëshmorëve është antishqiptarizëm dhe më tepër tradhëti kombëtare.

Ҫ’janë këto dokrra e këto insinuate!? Ҫ’janë këto polemika e shumë zënka si fëmijtë?! Ҫ’janë këto humbje energjishë të pafund, kur kombi dhe atdheu rënkojnë nën thundrën barbare sllavo-greke!? Ҫ’janë këto diskutime bajate të pafund, kur shqipëria etnike pofundoset pafundësisht. Si do ta ushtroj besimin e vet kombi, kur humb atdheun, gjuhën e gjakun, keshtu siҫ po veprojnë parapolitikanët tonë, të cilet punojnë dhe përpiqen vetëm për privilegje, për pasuri duke u sherbyer direkt apo indirekt armiqëve tanë pushtues dhe popujve të tjerë të botës. Nuk e kanë mendjen te kombi e Atdheu ynë, por më shumë janë të interesuar të na shpërlajnë trurin tonë,me ideologjinë mashtruese të tyre, që t’na shkombtarizojnë dhe asimilojnë, që t’na zhdukin nga faqja e dheut, rracën e parë njerëzore në këtë plnet… rracën – pellazgo – ilire – shqiptare.

Sot nuk ekziston i konsoliduar dhe i bashkuar kombi shqiptar. Prandaj të gjitha forcat shqiptare intelektuale, materiale dhe ushtarake,duhet ti fokusojme në forcimin e unitetit e bashkimit. Sot nuk është i ҫliruar dhe e bashuar Shqipëria. Andaj të bashkojmë forcat, mendjet dhe zemrat, të mobilizojmë popullin, të shpëtojmë këtë shqiperi të coptuar dhe të rrënuar, kur trupi i sajë kullon gjak, nga plagët e marruara në shekuj dhe sot.

Pranaj askush të mos marr guximin dhe gabimin qe të lëvdroj dhë të mbroj pushtuesit rrenegatë, ҫnjerëzor dhe shumë mizorë, të antikës dhe të sot modernes. As një pushtues nuk është formuar për të mirë të njerëzimit, por për të sunduar, shfrytëzuar dhe pushtuar. Asnjë pushtues në shqipëri e kudo nuk ka ardhë më lule në dorë, por me hordhi ushtarake të armatosura gjer në dhëmbë. Kanë ardhur me shpatë e bajoneta, me zjarr e hekur dhe kanë vrarë e përgjakur popullin tonë! Kanë djegur e shkatërruar atdheun tonë duke i marrë lirinë njerëzore dhe pavarësinë kombëtare. Kush është normal dhe din shkrim e pak lexim, dhe që ka lexuar historinë tonë, dhe atë botërore, e din thellësisht një të vërtetë të dhimbshme për kombin tonë.

Asnjë pushtues nuk ka ardhur me humanizëm, dhe si ҫlirimtarë as për Shqiperinë por kudo në botë por, me ekspedita të mëdha ushtarake, invaduese dhe pushtuese. Ne duhet të jemi të çmendur nëse pushtuesit i quajmë “Përparimtarë”, ”civilizues”, “shpëtimtarë“ apo “çlirimtarë”. Ata kalemxhinjë injorant që lëvdërojnë apo mbrojnë pushtuesit… Pushtuesit janë zgjeruar në kurriz të shfrytëzimit gjakatarë të popujve në varfëri.

Kur tjetri të vjen në vatër, të hyn në shtëpi, të vret pleq dhe fëmijë, të grabit tokën dhe të djeg kullën. Të imponon ligjet dhe religjionet e veta. Të pushton atdheun dhe të shkobëtarizon me shpatë, e helm, me pushkë e top, me ushtri e Xhandarmëri!… Këtë askush të mos e merr mundimin, ta quaj pushtuesin si “misionarë të përparimit”, ”paqësor” e “civilizues”, si ekspeditë “miqësorë” e “shpëtimtare”, por pushtues, invadues dhe shumë barbarë.

Zevendësimi i një pushtuesi me një pushtues tjetër, nuk mund të quhet kurrë çlirim, shpëtim apo zgjidhje për një popull fatlum si i yni. Pushtuesi është pushtues, i huaji është i huaj, dhe robëria që sjell Ai me vetë është më tepër robëri se pushtuesi i parë. Nuk ka kurrë pushtues të mirë”, apo pushtues të këqinjë’ apo pak të ”mirë”.

Është befasuese dhe shumë irrituese, që të lexosh dhe të shkruash idiotizma për çdo ditë nëpër media të shkruara dhe elektronike. Këto naivitete, ide tendencioze dhe antikombëtare, i dëgjon dhe lexon nga intelektual, kjo bën që të shkulish flokët, ashtu siç veproj Lek Dukagjini pas vdekjes së Skënderbeut. Kështu veprojme ne sot, duke luftuar njëri-tjetrin, dhe duke sharë e ofenduar njëri tjetrin. Ne së bëjmë asgjë tjetër vetëm se shajmë dhe ofendojmë vehten tonë, dëmtojmë atdheun tonë dhe bëjmë vetvrasje të ngadalshme e shumë të sigurtë kombëtare.!

Kur flasm dhe shkruajmë për kombin, duhet të flasim dhe shkruajmë pa emocione, pa frustime, pa impulse instiktive, pa maska, pa demagogji, pa djallëzi, pa interes, paanshmëri, pa inat, pa xhelozi, dhe pa urrejtje ndaj njëri-tjetrit dhe raligjioneve fetare, sepse të gjithë një mendim dhe një ide nuk e kemi. Ështe jo demokratike dhe nuk është e mundur dhe shkencërishtë që njerëzit të kenë të njëtim mendim.

Të shkruajmë dhe të flasim me zemër të pastër, me sinqeritet, me vetëdije kombëtare me ndërgjegje njerëzorë, me mendje të kthjelltë, dhe me logjikë të shëndoshë, shkencore dhe vetëm kështu thuhet e vërteta, triumfon drejtësia, triumfon shqiptarizmi, dhe Atdhedashuria jonë.

Të gjithë ata kalemxhinjë që vetëquhen gazetarë, publiçistë, shkrimtarë, politikanë, intelektualë, e patriotë, priftërinjë e hoxhallarë, ….dhe që tentojnë të rishkruajnë historinëtonë kombëtare, sipas interesavetë tyre ideologjike dhe fetare, duke nënvleftësuar apo ndarë deshmorët apo heronjtë e kombit, sipas përkatësisë partiake apo fetare, këto nuk janë asgjë tjeter por,injorantë e pseudoatdhetarë, janë sherbetorë e mercenarë të të huajve!?

Dëshmori eshtë dëshmorë. Ai ka derdh gjakun për larië e popullit dhe të atdheut, dhe jo për ndonjë ideologji dhe politike e fetare. Prandaj ata janë Shqiptarë e kombëtarë…! Të gjithë heronjtë e kombit tonë kanë dhënë jëtën per lirinë e atdheut, dhe jo per ndonje pushtet apo për një fe… Pranaj mos ia lëvizni eshtrat dhe mos ua trazoni shpirtin e heronjëve tonë të lavdishëm dhe të pavdekshëm sepse do ju djeg zjarri i kësaj dhe i asaj bote! Mos u bëni gjykatës të njëri-tjetrit dhe i popujve se nuk është detyra dhe as e drejta juaj.

Duke ndarë heronjte dhe dëshmorët e kombit sipas përkatësisë partiake apo fetare nuk bëjmë agjë tjetër por me vetë dije apo pa vetëdije, ndarjen e kombit apo dobësimin e Atdheut.

Popullit dhe atdheut tonë i duhen bijtë e bijat e djeshëm, bijtë e bijat e sotme dhe bijtë e bijat e nesërme, që për liri të marrin gjak në ballë për riҫlirimdhe ribashkimin e Shqipërisë. Ata shqiptarë që duan të kontribojnë për zhvillim dhe përparim të vendit tonë, nuk duhet të kapen nga perandorët e huaj, nuk duhet të përçajnë popullin mbi baza fetare dhe, nuk duhet të merem me ideoligji të ndryshme sepse, asnjë ideologji deri më sot nuk i ka sjellë njerëzimit lirinë, pavarsinë, drejtësinë dhe mirëqenjen që e meriton.

Ideologjitë kanë qënë dhe janë në sherbim të shtetit e partive, kurse shtetet dhe partitë kanë qënë në sherbim të klasave sunduese shtypëse dhe shfrytëzuese pavarsishtë nga koha dhe ngjyra e tyre.

Pranaj të njohim të kaluarën për të ndërtuar të ardhmen. Por nuk duhet të meremi shumë me të kaluarën dhe të bëhemi peng i saj, sepse nuk mund të ecim në të tashmen dhe nuk mund të arrijmë kurrë në të ardhmen…!

Ҫdo gjë në këte botë jovetëm që është kalimtare por dhe e përkohshme. E mira dhe e keqja bashkëjetojnë, e verteta dhe gënjeshtra përzihen, drejtësia dhe padrejtësia plotësojnë njëra tjetrën, agjë nuk ndahet me shpatë. Bota dhe jeta është një tërësi me dy faqe, bardhë e zi të cilat ndihmojnë njëra tjetrën.

L. COKA

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.