Martina ja marrt lulen e ballit!

0
173
Sinan Kastrati - Vlorë

Fragmente nga libri në dorëshkrim për Turjakën

Ramazan*). Ish pas dal ni plak me nipin me ec. Plaki ish kânë shumë i rreptë. Ishte muaji i ramazanit që për besimtarët e fesë islame është i shenjtë. Plaki inonte*) prandaj edhe lodhej sa pi pleqnisë po edhe pi*) ramazanit, se dita ishte e gjatë e përveç që nuk hante e pinte, më së shumti e munonte*) që s’mujke*) me pi duhan.

Ni djalë i ri, fqinj i të njajtit katun, qillon n`rrugë pakë më larg. Ai pinte duhan. Plakin, timi i duhanit e pengonte, sepse si ia ninte erën e ai, kishte ramazan:

– Kush âsht ai kaurr*) qi pa pin duhan? Nipit i vjen keq me i thânë gjyshit qi ai është katalik*), e gjyshit i thot kadalë:
– O gjysh, ai është Martini!*)
– Martini?
– Po!
– Martina*) ja marrt lulen e ballit!

 

Turjaka s’kanë me bâ mu iftar para neve, kurrë!

Katuni Damanek, përgjithësisht nuk janë kânë besimtarë. Edhe pse ishin të besimit islam, ndodhte që edhe pleqtë e prishnin ramazanin*), kur kishte naj festë komtare, 28 nëntori. Turjaka po edhe Damaneki merrnin hoxhë në çdo ramazan me iu falun vaktet e namazit dhe tupangji, për me iu tregua kohën kur me e u qu n`syfyr, kur falet dreka, ikindia, kur âsht iftari (akshami), dhe teravitë sepse pjesa ma e madhe e popullsisë nuk kishin orë përveç disa pleqëve të pakët. Hoxha, e shikonte orën dhe e urdhnonte tupangjinë ta rreh tupanin në mënyrë që gratë, magjetorët të fillojnë me gatue për iftar.

Për ata që inonin ramazanin, iftari ishte shumë i ranësishëm sidomos pleqtë që e pinin duhanin. Pleqtë uleshin në sofër e orët e gjepit i mbanin në duar tuja e kqyr edhe sa dakika* âsht iftari, ndërsa ne fëmijëve na qitnin pleqtë në hajat të odës, në aborr e sakak* që si ta nim*) tupanin, t`ju kallxojmë e ata të bâjnë iftar.

Daja Veli e baba Imer, kur e pysninin shoqi-shoqin:
– Edhe sa dakika âsht iftari?
– Edhe 3 dakika
– Edhe 3 dakika?

Unë për 3 dakika e maroj ni kullë 3 kat e kështu flisnin pleqtë të ungjun në sofër plot me ushqime duke e prit iftarin me një tas ujë, 1 llokum ose hurme që pleqtë thonin âsht hallal me hânger hurmë se bâhet në vendet afë Qabasë, por jo të gjithë kishin hurme për iftar. Baba Imer, hurmet, llakumet i shtinte në dallapin e odës dhe e mshilte me dry e çelsin e shtike n`gjep. Me bâ me harrue dallapin*) çel, unë e Jakupi shkonim tinza, ia vidhnim ka*) ni kokerr shiqer, copë llakum, politanka a hurma, çka gjânim e shkonim te lama i hanim sepse përveç raste të rralla sepse s`kishte. Vetëm ndonjë festë fetare që nana zinte hallëv se s`kishte shiqer. Mâ e mira shpi*), nuk e kishte 1 kolle shiqer, ani pse kishin nga 80 e 100 copë dele. Ndodhte që ata qi inonin pinin vetëm ujë e knonin dovë*) e me zâ tä naltë dhe e përseritnin ”Zoti na past bâ kabull”. Meniherë, si e pinin ujin, e dheznin cigaren dhe qoheshin e falnin namazin e akshamit e mandej hanin darkë.

Ndodhte që jo të gjithë hoxhallarët e thirrnin ezanin*) në të njëjtën kohë, disa sekonda para ose pas pranaj e manej tupangjia e rrihte me sa fuqi që kishte tupanin për besimtarët që të bâjnë iftar.

Damaneki, dajtë e babës që menxi pritshin me u rrokë me hoxhën një natë, kur tupani i Turjakës kish rreh para ati të Damanekit i thonë hoxhës:

-Pse hoxhë tupani i Turkakës ka rreh para tupanit tonë në Iftar?

-Shka? Kurrë mu s`ka me rreh mâ tupani i Turjakës para tupanit tonë (Damanekit). Tupani rrihte pasi e thirrte hoxha Ezanin.

 

Xhamia pa xhemat

Koha kur falej namazi i sabahit, shkonin xhemati, verë e dimën.

Mulla Selimi a kânë hoxhë i zorit po i hollë e llafatar, i katunit Marali. Pushteti e kish pas qu imam me ni katun t`Padrimes, komuna e Rahovecit (Hoçë e Vogël?). Dimnit, në xhami nuk rrihej pi tftoftit. Xhamia nuk kishte kishte nxemje, stufë për me kallë zjemin pranaj edhe bâhej ftoftë. Mëngjesi ishte i fotftë e hoxha ishte i obligum t`shkoj me falë namazin e sabahit në xhami. Në namazin e sabahit shkonin pakë pleq, 4, 5, jo më shumë. Mulla Selimi, edhe xhemati mërdhiheshin. Një ditë po menon mulla Selimi:

-Qe Vallahi s`tkanë ardhë mâ qita pleq. Kur erdhën të nesërmen pleqtë me falë namazin e sabahit, mulla Selimi i zgedhi suret më të gata për namaz. Dikur xhematit fillun e po iu kërsasin dhâmt pi t`ftofit.

Sabahin tjetër shkoi mulla Selimi n`xhami por nuk erdhi asnjë xhemat me falë namazin.

 

Kur i sheh hoxha xhemetin se ishin kanë tuj pi raki

Mulla Selimi, e dinte se në katunin ku ishte imam*), pjesa ma e madhe ishin dervish*), ishin me sheh, po hoxhës ia jepshin hakin, se edhe ata janë muslimanë. Shumë pleq e pinin rakinë e sipas islamit është haram*).

Ni nji festë familjare, ku e kishin thirrë edhe imamin e xhamisë, mulla Selimin, sepse pa hoxhë nuk bâhej festa, ata e kishin shtru sofrën e pinin raki. Kur hin mulla Selimi, pleqtë largohen por në venin ku ata ishin kanë ungj, në sofër shiheshin gotat me raki, copat e djathit, specave turrshi e mishit nëpër sahana.

Njâni pi atyne qi ish skeju, largu pi sofre pe vetë mulla Selimin:

-Hoxhë, a âsht gjynah me pi rakinë?

Mulla Selimi e kupton meselen por edhe dike qï s`munet me iu nryshu menjen, ia kthen:

-Po me pi e mas tepru, nuk âsht gjynah, tej ti dallon shartet e turqnisë*) e jo me pi ma shumë.

Pleqtë u gzun nga përgjigja e mulla Selimit që s`e pritshin dhe ia nisën po i qesin cigare e pa flasin mirë për hoxhën:

-Kurrë s`kimi pas hoxhë si ti!

 

Hoxhë, fry djalit se nuses i fryj unë!

Ni djalë i ri i rrethit të Deçanit, shkon me nuse e me djalë të vogël te hoxha me i fry*).  Kur hinë në odën e hoxhës e ungjen, vjen baba hoxhë me qetap n`dorë. Nusja ish kânë shumë e bukur, dylber. Hoxha nisi me i fry djalit por u habitke tuj e kqyr nusen, e i frynte nuses. Fryma n`ven se me shku te djali, shkonte drejt e te nusja, Asaj i livritshin floket e burri i saj pe sheh e i kthehet e po i thot hoxhes:

-O hoxhe fry djalit, se nuses i fy unë!

Tregoi: Bajram Kaqorraj, Lluka e Epërme, Deçan. Ka studjua ekonomikun.

 

Fjalorth i vogël dhe shprehje

*) RAMAZAN m. fet.

Një nga muajt e kalendarit hënor, gjatë të cilit besimtarët myslimanë nuk hanë dhe nuk pinë nga agimi deri në të ngrysur. Muaji i ramazanit. Mbajmë ramazan. Kishte ramazan (ishte me ramazan): agjëronte.

*) Inon-te, agjëron, AGJËRIM m. fet.

(fet. islam) Kur një person nuk konsumon kurrfarë ushqimi, gjatë gjithë ditës, prej lindjes së diellit e deri në perëndim gjatë muajit të Ramazanit;(tek fetë e tjera) kur një person nuk konsumon disa lloje ushqimesh në ditë të caktuara. Ditë agjërimi. Mbajmë agjërim. Çel agjërimin.

*) Pi, prej
*) Emunonte, e mundonte
*) S`mujke, nuk mundëte
*) Kaurr, KAUR m. vjet.

Emër me të cilin turqit quanin me përbuzje atë që nuk ishte i fesë islame (myslimane), i krishterë.

*) Katalik, KATOLIK m.

Ai që beson në fenë katolike, përkrahës e pasues i katolicizmit.

KATOLIK mb.

Që lidhet me katolicizmin, që i përket katolicizmit, i katolicizmit; që mbështetet në katolicizëm, që beson në katolicizëm, që përhap katolicizmin; i tillë ku është përhapur dhe vepron katolicizmi. Feja (kisha) katolike. Kleri katolik. Prift katolik. Vende katolike.

Është më katolik se papa tall. mbron me fanatizëm të tepruar një ide, një pikëpamje ose një çështje.

*) Martini, emër i njeriut, i besimit katolik

*) Martina, *) MARTINË f.

Lloj pushke e gjatë, e ngjashme me hutën. Shtinin me martinë. Te plepi i Bilishtit / dy martina ranë. kr. pop.

*) E prishnin ramazanin, hanin e pinim gjatë kohës së agjerimit. Damaneku, më 28 nëntor 1968, disa pleq të Damanekut nuk kanë agjërua.

*) 1 Dakikë, 1 minutë, 60 sec.

*) Sakak, SOKAK m. bised.

Rrugë e ngushtë e zakonisht me dredha ndërmjet ndërtesave të qytetit ose të fshatit, zakonisht e shtruar me kalldrëm; rrugicë. Sokak i ngushtë (me kalldrëm). Vijat e sokakëve. Sorollatej (sillej) sokakëve. Del në sokak.

*) Nim, folje, veta dytë shumës, dëgjojmë

*) Dallap, dollap, i odës, i kullës, brenda murit

*) ka… nga një llokum e hanim

*) Mâ e mira shpi, shtëpia (familja) më e pasur, bujare, bukëdhënëse

*) Dovë, dua, lutje që i bëhet Zotit

”Zoti na past bâ kabull”, një lutje e zakonshme, e përditshme kur agërojnë, falen myslimanët

*) Ezanin, hoxha hyp në minare dhe thirr ezanin “Allahu Akbar, “Allahu Akbar” (Zoti është i madh)

*) IMAM m. fet.

Hoxhë që drejton lutjet e besimtarëve në xhami; hoxhë që drejton një shkollë fetare myslimane (në vendet ku vepron feja myslimane) …

*) DERVISH m.

Murg i sektit bektashian, që jeton e kryen shërbime fetare në një teqe (në vendet ku vepron feja myslimane; në të kaluarën edhe në Shqipëri). Si xhybja (si mjekra) e dervishit. Është bërë si dervish nuk është rruar e nuk është qethur prej kohësh, i është rritur mjekra shumë.

*) HARAM m. bised.

Diçka e palejueshme, gjë e ndaluar; diçka që nuk është fituar me punë të ndershme e me djersë, diçka që nuk të takon a që nuk e meriton; kund. hallall. E pastë haram! mallk. Iu bëftë haram! mallk. S’do (s’merr) haram. E hante bukën haram. Harami s’bëhet hallall. fj. u.

*) Shartet e Turqnisë, shartet e fesë islame janë 33, por në kohën kur sundonte Turqia, thonin ”Shartet e Turqnisë”

*) Me i fry, kur dikush sëmurej, shkonin te hoxha e ai i frynte që sipas bestytnive, ai ose ajo shërohej.

 

Sinan Kastrati, Suedi
Malmö, 17, 18 janar 2024
siankastrati09@hotmail.com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.