PËRKTHIMET E ILIADËS NË GJUHË TË HUAJA

0
190
Iliad of Homer

Komente te vlefeshme per Perkthimet e ILIADES NGA L. PEZA:

Kërkuam në literaturë për të gjetur si qendron çeshtja e tekstit të Iliasit të Omerit, që është përkthyer në gjuhë të huaja dhe ka shërbyer si bazë për tu përkthyer në gjuhë të tjera. Duke kërkuar në literaturë gjetëm atë që donim. Në figurën më poshtë shihet puna e bërë nga një përkthyes i gjuhës angleze me faqen e parë të Iliasit të Omerit. Fjalët nga teksti origjinal i faqes së parë të Iliasit, ky përkthyes i ka “përkthyer” poshtë tyre në gjuhën angleze, por që fjalët e përkthyera prej tij nuk përputhen me fjalët e tekstin të Omerit.

Ja si janë “përkthyer” fjalët e faqes së parë të Iliasit të Omerit nga ky “përkthyes”: – shpreja “AEIDE” (aeide), që ka kuptimin “A E I DHE”, është përkthyer gabimisht me fjalën “SING” = këndo, – shprehja “ΘEA” (thea), që ka kuptimin “THE A, QË THE”, është përkthye gabimisht si“GODDESS” = “perëndia”, – shprehja “οὐλομένην” (oulomenin), me kuptimin “ULE MENIN”, është përkthyer gabimisht “THE DESTROYING” = shkatërrimi, – germa “ἣ”(e), që donë të thotë “I,E” është përkthyer gabimisht “WHICH”, me kuptimin çfarë, – fjala “μυρί᾽ (myri), që don të thotë “I, E MIRI” është përkthyer gabimisht me fjalën “INNUMERABLE”, me kutpimin jasht mase. -shprehja “ἄλγε” (alge), që don të thotë “A KE” është përkthyer gabimisht “WOES” = “problemet”, -shprehja “ἔθηκε” (etheke), që don të thotë “E THEKE, E THOKE” është përkthyer gabimisht “CAUSED“, me kuptimin shkaktuar, -fjala “πολλὰς” (pollas), që don të thotë “PËLLAS” është përkthyer gabimisht “MANY” = shumë, -nyja e përparme “δ᾽”(d), që don të thotë “TË” është përkthyer gabimisht “AND” = edhe, -emri “ἰφθίμους” (ifthimous), që është emri “IFTHIM”,“EFTHIM”, është përkthyer gabimisht “BRAVE” = i guximshëm, -shprehja “ψυχὰς” (psikas), që don të thotë “PSE ZI KA”, është përkthyer gabimisht “SOULS” = shpirtrat, -fjala Ἄϊδι” (aidi), që don të thotë “AI DI” është përkthyer gabim “TO HADES” = te Hadi (në botën e poshtme), -fjala “ἡρώων”(eroon), që don të thotë “E RON”, është përkthyer gabim “OF HEROES” = të heronjëve, -fjala “προΐαψεν” (proiapsen), që don të thotë “PSENË”, është përkthyer gabim “HURLED DOWN“= hodhi poshtë, -fjala “αὐτοὺς” (aytoys), që do të thotë “AY TË ESHTË” është përkthyer gabim “THEM“ = atyre, -nyja e përparme “δὲ” (de), që don të thotë “TE” është përkthyer gabim “AND” = edhe. -emëri “ἑλώρια” (eloria), emër fëmëror “ELORIA”, është përkthyer gabim “PREY” = pre, -fjala “τεῦχε” (teyke), që don të thotë “TI IKE“ është përkthyer gabim “MADE” = bërë, -shprehja “κύνεσσιν” (kunessin), që don të thotë “KU NEZIN, KU NDEZIN” është përkthyer gabim “TO DOGS” = tek qentë, -fjala “οἰωνοῖσί” (oionoisi), që don të thotë “AI OST NË ZI” është përkthyer gabim “FOR BIRDS OF PREY” = për zogjtë si pre, -nyja e përparëme “δ᾽” (d), që do të thotë “TË” është përkthyer gsabim “AND SO”= dhe kështu, -fjala “βουλή” (boyle), që don të thotë “BOLL” është përkthyer gabim “THE WILL”= dëshira, vullneti, -tog fjalësi “ἐτελείετο”, që do të thotë “E TË LEJE TY” është përkthyer gabim “WAS FULFILLED” = u plotësua, -folja “ἐξ” (es), që don të thotë “ESHTE” është përkthyer gabim “FROM”= prej, -emri femëror “οὗ δὴ τὰ” (o de ta), që është emri “Odeta” është përkthyer gabim “WHAT TIME INDEED”= çfar kohe në të vërtetë, -fjala “πρῶτα” (prota), që don të thotë “PRITA” është përkthyer gabim “FIRST”= i pari, -përemri vetor “τε” (te), që don të thotë “TË” është përkthyer gabim “BOTH”= të dy, -fjala “ἄναξ” (anas), që don të thotë “ANASH” është përkthyer gabim “KING” = mbret, -fjala “ἀνδρῶν” (andron), që don të thotë “ANDRON” ëhtë përkthyer gabim “OF MEN” = të burrave, -folja “καὶ” (kai), që don të thotë “KAJ, QAJ” është përkthyer gabim “AND”= edhe, -shprehja “ἐρίσαντε” (erisante), që don të thotë “E RRI SONTE” ose “ERDHI SONTE” është përkthyer gabim “HAVING CONTENDED“= kanë të mbështetur, -fjala “διαστήτην” (diasteten), që don të thotë “SHTRATI I DIOS” është përkthyer gabim “STOOD APART (SEPARATED)” = qendronte larg, të ndarë. Vetëm fjala “MENIN”, me të cilën fillon kënga e parë e Iliasit të Omerit, është përkthyer drejt “WRATH, ANGER”.

Në këtë mënyrë të gjitha fjalët e faqes së parë të këngës së parë të Iliasit të Omerit janë përkthyer gabim në gjuhën angleze dhe në këtë rrugë të gabuar është përkthyer e gjithë poema e Iliasit të Omerit. Kështu e ka sakatuar përkthyesi anglez të gjithë Iliasin e Omerit në gjuhën angleze. Nga kjo sjellje e tij jo korrekte me të gjitha vargjet e Iliasit të famshëm të Omerit, në gjuhën angleze nuk është përkthyer Iliasi i Omerit, por është dhënë si përkthim i tillë një tekst tjetër, që nuk ka asnjë lidhje me vargjet e Iliasit. E keqja më e madhe ndodhi më vonë, kur ky “përkthim anglez”, që nuk ka asnjë lidhje me vargjet e Iliasit të Omerit, u pranua si përkthim i mirqenë i Iliasit dhe u përkthye në gjuhë të tjera të botës, sikur të ishte Iliasi i vërtetë i Omerit. Prandaj kemi përkthime jo të vërteta të Iliasit të Omerit në gjuhën shqipe dhe gjuhë të tjera të botës.

Tradita e përkthimit të epikave të Omerit nga njerëz, që nuk e njohin gjuhën e tij, vazhdon edhe në ditët tona, për ti falsifikuar ato. Kështu veprojnë W. P. Lehmann dhe J. Slocum nga Universiteti i Teksasit në Austin (SHBA). Këta autorë megjithse nuk e njohin gjuhën e Omerit, kanë ndërmarrë “përkthimin” e Iliasit dhe e reklamojnë atë si shembull të shkëlqyer, kur nuk kanë përkthyer drejtë asnjë fjalë të Iliasit.

Ja si janë përkthyer fjalët e rrjeshtave të parë të këngës së parë të Iliasit nga Lehmann dhe Slocum:
Rrjeshti 1-Fjala “μῆνιν” (menin)– është përkthyer “anger” = menin, fjala “ἄειδε” (a e i dhe)– është përkthyer gabimisht sing = këndo, në vend të ahprehjes “a e i dhe”, fjala “θεά” – është përkthyer gabimisht “oh goddess” = oh perëndi, në vend të shprehjes “the a, që the”,

2-fjala “οὐλομένην” – është përkthyer gabim “to destroy” – baneful = shkatërro, vdekjeprurës, në vend të shprehjes “ule menin”, germa “ἥ” – është përkthyer gabim si “that” = që, në vend të germës “e, i”, fjala “μυρί’ – është përkthyer gabim si “countless” = i panumurt, në vend të fjalës “myri, i miri”, – shprehja “ἄλγε’ – woes = është përkthyer gabim si “vështirësitë”, në vend të shprehjes “asht që ke”, fjala “ἔθηκε “—është përkthyer gabim si “brought” = solli, në vend të shprehjes “e theke, e thoke”,

3-Fjala “πολλὰς” – është përkthyer gabim “many” = shumë, në vend të fjalës “pëllas, i pëllas, thëras”, -germa “δ’ – është përkthyer gabim “and” = edhe, në vend të germës “të”, -emri “eφθίμους” – është përkthyer gabim si “valiant” = trim, në vend të emrit “Ifthim, Efthim”, -fjala “ψυχὰς””psikas” – është përkthyer gabim si “souls” = shpirtrat, në vend të shprehjes “pse zi ka”, -fjala “Αἵδι”–është përkthyer gabim “to Hades” = për tek Hadi, në vend të shprehjes “ai di”, -fjala “προίαψεν” – është përkthyer gabim si “sent forth” = dërguar, në vend dtë fjalës “psenë”,

4-fjala “ἡρώων” –është përkthyer gabim si “of warriors” = të luftëtarëve, në vend të fjalës “i ronë, i rëndë”, -shprehja “αὐτοὺς” – është përkthyer gabim si “those” = atyre, në vend të shprehjes “ay të esht”, -fjala “δὲ” – është përkthyer gabim si “and”= “edhe” në vend të fjalës “të”, -emri ἑλώρια – është përkthyer gabim “spoils” = pre, në vend të emrit femërorë Eloria, -shprehja “τεῦχε” – është përkthyer gabim– made = bërë, në vend të shprehjes “te, ti ike”, -shprehja “κύνεσσιν” – është përkthyer gabim “dog — for dogs”, në vend të shprehjes “ku nezin”.

5-shprhja “ οἰωνοῖσί” – është pëprkthyer gabim “for the birds of prey”= “për zogjtë grabitqarë” në vend të shprehjes “ai është në zi”, – fjala “τε” – është përkthyer gabim “and”= edhe, në vend të parashtesës “të”, -fjala “πᾶσι” – është përkthyer gabim “for all the” = për të gjitha, në vend të fjalës “pasi”, -fjala “Διὸς” — of Zeus – Zeusit, -germa “δ’” – është përkthyer gabim “and” = edhe, në vend të parafjalës “të”, -shprehja “ἐτελείετο” – është përkthyer gabim “was fulfilled”= u përmbush, në vend të shprehjes “është të lej ty”, -fjala “ βουλή” – është përkthyer gabim– “the will”= “vullneti”, në vend të fjalës “boll”.

6- -folja “ἐξ” – është përkthyer gabim “from”= “prej”, në vend të foljes “eshtë”, -fjala “οὗ” — është përkthyer gabim “who, which — that (time)”= “që”, në vend të fjalë “oy, ay, ai”, -fjala “δὴ” – është përkthyer gabim – “indeed”, në vend të pjesëzës “të”, -fjala “τὰ” – është përkthyer gabim “the”= “që”, në vend të shprehjes “a, të asht”. –emri “οὗ δὴ τὰ” = Odeta është emër femërorë Odeta, prandaj
përkthimi dhe ndarja në rrokje e emrit është e gabuar, -fjala “πρῶτα” – është përkthyer gabim “first”= “i pari”, në vend të foljes “prita”, -fjala “διαστήτην” – diasteten, është përkthyer “they separated”= “ata të ndarë” në vend të “shtrati i Dios, i Zeusit”, -fjala “ἐρίσαντε” –erisante, është përkhtyer gabim “quarreling with one another” = “duke u grindur me njëri-tjetrin , në vend të shprehjes “e ri sonte” ose ” erdhi sonte.

7- Ἀτρείδης – Atreides është dhënë saktë “the son of Atreus”= “biri i Atreut”, -pjesëza “τε” – është përkthyer gabim “and”, në vend të përemrit “ti”, -fjala “ἄναξ” – anash është përkthyer “ruler” = sundimtar, në vend të fjalës “anash, ndryshe”, -fjala “ἀνδρῶν” – është përkthyer gabim “of men” = “e burrave”, në vend të pranohet fjala e Omerit “andron”, -fjala “καὶ” – është përkthyer gabim “and” = “edhe”, në vend të fjalës “kai, qaj”, -emri “δῖος” – është përkthyer gabim “noble” = “fisnik”, në vend të lihej emri Dios, që është Hera dhe Zeusi ose Zeusi.

Nga kjo paraqitje vërtetohet se të gjitha fjalët e tekstit të Omerit nga Lehnmann dhe Slocim janë përkthyer gabim dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me tekstin e dhënë në Iliasin e Omerit. Në fund W. P. Lehmann dhe J. Slocum, pasi i kanë përkthyer gabim të gjitha fjalët e 7 rrjeshtave të parë të këngës së pare të Iliasit, japin përkthimin e gabuar të kësaj pjese të Iliasit, si më poshtë vijon: “Sing, oh goddess, of the wrath of Achilles, son of Peleus, the baneful wrath, which brought countless woes on the Achaeans and sent many valiant souls of heroes to Hades; But it made them themselves spoils for dogs and all kinds of birds, while the wish of the god was fulfilled. (Sing) from the time when, quarreling with one another, they first separated, the son of Atreus, ruler of men, and noble Achilles”. / Këndo, o perëndeshë, zemërimin e Akilit, birit të Peleut, zemërim i zjarrtë, që solli vuajtje të panumërta tek Akejt dhe dërgoi shumë shpirtra të guximshëm të heronjve tek Hadi; Por kjo u bëri atyre vetë pre e qenve dhe të gjitha llojet e shpendëve, ndërsa dëshira e zotit u përmbush. (Këndo) nga koha kur, duke u grindur me njëri-tjetrin, ata së pari u ndanë, biri i Atreut, sundimtar i njerëzve, dhe Akili fisnik.“/.

Përkthimi i mësipër përputhet plotësisht me përkthimet e tjera angleze, por nuk ka asnjë afërsi me tekstin origjinal të Iliasit të Omerit. Në tekstin e Omerit nuk ndodhen shprehje të tilla si: “kendo”, “oh perëndi”, “që kanë hedhur shumë vuajtje për akejt”, “dhe dërgoi shumë shpirtra të guximshëm të heronjve tek Hadi”, “por kjo u bëri atyre vetë pre e qenve dhe të gjitha llojet e zogjve”, “dëshira e zotit u përmbush”, “(Këndo) nga koha kur, duke u grindur me njëri-tjetrin, ata së pari u ndanë”, nuk përmenden as fjalët “sundimtar i njerëzve” dhe as “fisnik”.

Nga ana tjetër në përkthimin e Lehmanit dhe Slocumit nuk përmenden çeshtjet, që ndodhen në tekstin e Iliasit të Omerit:”Menin a e i dhe”, “the a”, “ulo menin, i miri akaje a12 ke e thoke”, “e ron”, “Eloria ti ike ku ndezin”, “i pëllas Ifthimit pse zi ka, a i di psenë”, “ai është në zi, pasi Dios të leje ty boll”, “Esht Odeta, priti Dios-in në shtrat, e ri sonte”, Atreid, ti anash13 andron, qan Dios Akileun”. Në këtë mënyrë të shtrembët, pa e njohur gjuhën e Omerit, por duke përshtatur përkthime të autorëve të tjerë, që nuk kanë asnjë lidhje me vargjet e Iliasit të Omerit, kanë vepruar edhe B.B.Powell, 2014 dhe P.M.Green, 2015, në librat e tyre të trashë të përkthimit të Iliasit.

Të gjitha këto tregojnë për punën jo të mjaftueshme dhe larg të vërtetës të autorëve Lehnman, Slocum, Powell dhe Green, të cilët në vend që ti japin lexuesve përmbajtjen e vërtete të Iliasit të Omerit, i kanë dhënë një tekst jo të vërtetë, por të paraqitur sikur është përkthim i Iliasit të Omerit. Për ta plotësuar këtë listë studiuam përkthimet e 15 autorëve të ndryshëm të Iliasit të Omerit dhe gjendja është po kjo.

Kur pamë, që fjalët e epikave të Omerit në përkthimet në gjuhën shqipe dhe anglisht, nuk përputheshim me tekstin e Omerit, krijuam dyshimet tona për përkthimet e Iliasit në gjuhët e tjera europiane, prandaj filluan procesin e studimit të plotë të këtij problemi edhe në tekste të tjera të kësaj vepre në anglisht si dhe në disa gjuhë të tjera europiane. Për këtë studiuam tekstin e Omerit në latinisht, greqisht, frëngjisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, rusisht, çekisht dhe polonisht. Në të gjitha këto gjuhë të huaja ndeshëm të njejtën fenomen: përkthimet e Iliasit nuk përputhet me tekstin e Omerit, përmbajtja e tyre është krejtësisht ndryshe nga ajo, që është në tekstin e Omerit.

Por në të njejtën kohë të gjitha përkthimet në këto gjuhë ngjajnë shumë njeri me tjetrin. Për të përkthyer vargjet e Omerit nga disa gjuhë europiane na ndihmuan miqtë tanë: Prof. Dr. Arkile Teta për përkthimin polonisht, kolegu Kujtim Mateli për përkthimin frengjisht, kolegu Kol Marku për përkthimin italisht, miku ynë nga Estonia Rudali Kikas na dërgoi tekstin rusisht dhe nipi ynë Kristofer Peza për përkthimin spanjisht. Të gjithë i falenderojmë përzemërsisht për ndihmën e madhe.

Vemendje të veçantë i kushtruam përkthimeve të Iliasit të Omerit në gjuhën greke, sepse përgjithësisht mendohet, që Iliasi i Omerit është vepër e shkruar në gjuhën greke dhe për këtë arsye përkthyesit grekë do ta kuptojnë gjuhën e Omerit. Kontrolluam tre përkthime greke të Iliasit, përfshirë edhe përkthimin grek të Iliasit shumë të vlerësuar në Greqi, të përkthyesve N.Kazantzakis dhe I. Kakridis, botim i vitit 2015. Librin e Iliadës të këtyre autorëve e porositëm në Angli. Pasi e studiuam tekstin e Iliasit në greqisht me vemendjen më të madhe, mbetëm të zhgënjyer. Edhe përkthimet greke të Iliasit nuk dallohen fare nga përkthimet e tjera europiane, që kontrolluam. Ato nuk përputhen me tekstin e Omerit, por përputhen plotësisht me përkthimet e tjera europiane, që kontrolluam. Edhe përkthimet greke nuk ishin bërë direkt nga eposi i Omerit, por nga përkthimet e tjera në gjuhë të huaj. Me sa duket, as përkthyesit grekë nuk e kuptojnë gjuhën e Homerit.

Nga analiza e bërë më sipër vërtetohet se Iliasi i Omerit është vepër letrare shkruar në gjuhën e lashtë pellazge, gjuha më e vjetër e vërtetuar në botë, që njëkohësisht përbën formën më të vjetër të gjuhës shqipe. Vërtetohet njëkohësisht, se përkthimet e Iliasit të Omerit në gjuhën shqipe dhe në gjuhët angleze, gjermane, frenge, latinisht, italisht, spanjisht, greqisht, rusisht, çekisht dhe polonisht nuk përbëjnë përkthime të Iliasit të Omerit. Në të gjitha këto përkthime të Iliasit të Omerit ndeshëm të njejtën gjë: të gjitha këto të quajtura “përkthimet” të Iliasit janë shumë të afërt në përmbajtje njeri me tjetrin, por nuk kanë asgjë të përbashkët me përmbajtjen e Iliasit të Omerit. Të gjitha këto përfaqësojnë përkthime nga përkthimet e tjera të Iliasit, por asnjëri prej tyre nuk ka në mbrendësi përmbajtjen e shprehur në vargjet përkatëse të Iliasit të Omerit.

Nga kjo analizë e hollësishme arritëm në përfundimin shumë të rëndësishem, se të gjitha përkthimet e Iliasit të Omerit në botë janë të gabuara, sepse nuk përfaqësojnë përkthimin e vargjeve të
12 Asht
13 Ndryshe, tjetër mendon

kësaj vepre. Ato janë përkthime të një teksti tjetër, që nuk ka asnjë afërsi me vargjet e Omerit. Këto tekste, gjoja “përkthime të Iliasit” janë krijime njerzish të pa aftë, që kanë kaluar nga një gjuhë në tjetrën.

ALFABETI I ILIASIT

Alfabeti i përdorur për të shkruar Iliasin, Odisenë, Theogoninë dhe vepra të tjera letrare para erës sonë është alfabeti i vetëm i njohur në atë kohë, Alfabeti Pellazg dhe forma të ndryshme të tij. Ky alfabet ka qenë i vetmi në përdorim gjatë kohës antike, për të cilin kemi shkruar disa vite më parë dhe studimi gjindet në internet (L.&L.Peza. 2011. Pellazgët shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë… The first conference on pelasgean civilization, 21-22 Octobre 2011). Shpesh nga autorë të ndryshëm shkruhet për një alfabet grek, por grekët për të shkruar gjuhën e tyre kanë kopjuar alfabetin pellazg.

Alfabeti Pellazg për herë të parë është ndeshur në Kulturën Pellazge të Ballkanit Qendror (Vinkë – Turdas), gjatë kohës së grurit të vonë, 6 mijë vjet p.e.s.dhe përfaqësohet nga këto germa:
b, D, E, H, F, I, J, Λ, M, m, N, O, P, q, R, ʘ, Ш,T,Y, Z, V, W, U, Ψ, X Z.
Përveç këtyre germave të njohura, ndër objektet e kulturës Vinkë-Turdas ndeshen edhe disa germa jo të zakonta, që nuk i kemi sot në përdorim. Tilla janë:

Nga ana tjetër nga kultura pellazge Vinkë-Turdas ruhen edhe numrat e parë në historinë e njeriut. Ato janë: Numurorët themelorë: 1 dhe numurorët rreshtor: I, II, III, IIII (4), IIIII (5), IIIIII (6) etj.

Në këtë mënyrë vërtetohet se kanë qenë pellazgët ata, që shpikën dhe përdorën për herë të parë në histori alfabetin si dhe numurat, që kemi edhe sot, që ruhen në Qytetërimin Pellazg Vinkë-Turdas.

Siç shihet, germat janë shumë të qarta, si ato që kemi sot në përdorim. Por që germat të arrinin në këtë formë të përsosur është dashur të kalojë shumë kohë. Prandaj mendojmë se alfabeti pellazg duhet të jetë shpikur dhe përdorur shumë kohë para germave të paraqitura më sipër nga kultura e Vinkës. Diodori i Sicilisë historian, që ka jetuar në vitet 60-30 p.e.s. në librin e tij, në paragrafët 3,67 dhe 5.74.1 njofton se alfabeti është shpikur nga pellazgët dhe Zeusi Pellazg.

Ky alfabet është përdorur më pas edhe në rajone të tjera. Në shkrimin Linear B, që është përdorur në Mikenë, Pylos dhe vende të tjera gjatë kohës së bronzit të vonë, në rrasën e Lemnit e shekujve 9-8 p.e.s., në Iliasi, mbishkrimet e Athinës, Korinthit, Kretës etj. apo edhe në mbishkrimin e mëvonshme ilire, maqedone, epirote etj.

PËRFUNDIME

1-Iliasi i Omerit është vepër letrare e shkruar në gjuhën pellazge, gjuha e vetme e njohur në të gjithë rajonin e Mesdheut gjatë kohës gurit të vonë, bronzit dhe fillimin e kohës së hekurit, Kjo gjuhë është vërtetuar në shumë mbishkrime të lashta. Me qenë se gjuha pellazge mbijeton në gjuhën shqipe, është e saktë, që Iliasi i Omerit të vlerësohet si vepra e parë letrare e gjuhës shqipe.

2-Përkthimet e Iliasit të Omerit në gjuhën shqipe dhe në gjuhët angleze, gjermane, frenge, latinisht, italisht, spanjisht, greqisht, rusisht, çekisht dhe polonisht nuk përbëjnë përkthime të Iliasit të Omerit. Përmbajtja e këtyre “përkthimeve” nuk shpreh përmbajtjen e vargjeve të Iliasit të Omerit, Këto përkthime janë përshtatje të përkthimeve të tjera të Iliasit, por që nuk kanë asnjë lidhje me përmbajtjen e Iliasint të Omerit.

3-Alfabeti i përdorur në shkrimin e Iliasit të Omerit është alfabeti pellazg, forma të ndryshme të të cilit kanë qenë përdorur në Ballkan dhe Anadoll nga popuj të ndryshëm gjatë kohës së gurit, bronzit, mijëvjeçarit të fundit p.e.s. dhe Perandorisë Bizantine. Një formë të këtij alfabet (alfabeti etrusk) u adaptua nga latinët për gjuhë latine, që përdoret edhe sot. Alfabeti i Jonisë u kopjua më vonë nga grekët për të shkruar gjuhën e tyre. Edhe alfabeti cirilik origjinën e ka nga alfabeti pellazg.

4-Iliasi i Omerit është e domosdoshme, që të përshtatet në gjuhën shqipe, që të përkthehet më pas në gjuhët e tjera. Për këtë Qeveria Shqiptare është e nevojshme të themelojë Institutin e gjuhëve të lashta të Balkanit, Anadollit dhe Mesdheut në Fakultetin Histori-Filologji, ku të organizohet kjo punë. Më pas Iliasi të përkthehet në anglisht dhe gjuhët e tjera të botës.

Golem, 5 prill 2019

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.