Arben Çokaj
- Skicë
E dielë pasdite. E ëma krenare ishte veshur me të zeza. Në mënyrë të pavetëdijshme, ajo po shkonte në funeralin e të bijës së saj më të madhe. I kishte gjetur Gjinon, dhe po ia këpuste kokën asaj, duke e varrosur si veten, në një varfëri e padituri të përjetshme. Donte ta fejonte pa dëshirën e saj, dhe po e mashtronte, duke i ofruar një djalë tjetër… Çfarë pabesie e poshtërsie! Një nënë mizore…
Vajza e saj, edhe pse një vajzë e zgjuar e me ambicie të madhe, nuk e kuptonte lojën e pistë, që e ëma e saj po luante. S’i kuptonte as shoqet e saj të punës, të cilat nga zilia, se asaj i kishte ardhë një mundësi e madhe në jetë, po përpiqeshin ta linin skllave gjithë jetën, duke i thënë: “nuk është mbarë kështu!”… Mbarë është me punua për një rrogë modeste gjithë jetën dhe me e mbajtë edhe burrin dembel e të pakualifikuar me cigare…
Ajo do duhej ta kishte lexuar librin “Psikopatologjia e jetës së përditrshme” të Frojdit, për t’i kuptuar këto intriga – gjoja benevolente – që po luheshin në mënyrë të pavetëdijshme në kurrizin e saj…











