SHNDËRRIM ME ZË

0
Atdhe Geci

Ndodhë që djepi disa popujve të lëkundet
nga lëndimet e luftërave dhe të betejave
historia për të djeshme mund të pendohet
për disa gjëra që mund të ishin ndryshe

Jeta e popullit tim është tejet e plagosur
kemi humbje në konferenca të dëmshme
ne të gjithë jemi lindur ta jetojmë jetën
ndaj e ndaj pasionin me gjithë atdhetarët

Kam ende frymë për ta kënduar kohën
dhe kam motive që kurrë s´përfundojnë
në një jetë kaq të rëndë dhe komplekse
ka gjëra që pa përballje nuk plazmojnë

Me vuajtje e dhimbje herët jam martuar
një çast i bukur i jep shëndet dashurisë
letra e bardhë mbetet sheshi i betejave
aty unë e vej lapsin për të tëra dashurit

Nuk e nënvlerësoj lirinë që dje e fituam
atdheu nuk plazmon pa të gjitha kohërat
diellin që duhet ta naltojmë për atdhe, e
do një shndërrim me zë nga vet populli!…

Atdhe GeciDortmund, 17.01.2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.