NUSJA E MIRË

0
Gruaja në pjatë

Arben Çokaj

tregim

Vëllai kishte marrë një nuse të mirë. Familja jeme, familja jeme – rrinte duke lavdëruar familjen e san e duke injoruar familjen e burrit.

Jetonin në të njëjtën shtëpi me dy vëllezërit e vegjël, që ishin në emigrim. Ata ishin kthyer për disa javë pushime e filluan themelet e një shtëpie të re.

Gjithë ditën e lume, dy vëllezërit e vegjël punonin me mjeshtrat te shtëpia e re, e nganjëherë në mbrëmjeve hanin nga një pasul, që nusja e vëllait të tyre bënte për familjen e saj, të shoqin e tre fëmijët.

Vëllain më të madh e ngarkuan në fillim, për të mbikqyrë punëtorët te shtëpia që po ndërtonin, dhe e paguanin tre herë më shumë se një punëtor normal, por ai shkonte e rrinte në kafe, se e kishte qejf edhe rakinë. Dhe panë shumë shpejt se punët nuk po ecnin mirë… punëtorët po punonin keq… dhe u detyruan ta largonin.

Kështu që dy vëllezërit i linin një herë në javë paratë mbi frigorifer, një shumë simbolike për pasulin që hanin. Aq pasul as në restorant nuk e paguan më shtrenjtë, por nusja e mirë nuk ishte e kënaqur me pagesën, megjithatë e lëshonte romuze si: janë mësuar me shërbëtorë këta!

Një ditë, në shtëpinë e tyre të përbashkët vjen nipi i nuses elitate. Dy vëllezërit dalin në shtëpi të pushonin pak, se ishte zhegu i verës, drekën e hanin në një restorant e shkonin sa për të pushuar pak.

Ndërkohë që ata bënë një sy gjumë, dolën dhe u nisën për në punë. Kur papritur vëllai i vogël vë re se mungonte në makinëportofoli i tij…

Duke qenë se në shtëpi s’kishte ndodhir kurrë një gjë e tillë, mendja u shkoi te nipi i nuses dhe morën në telefon vëllain më të madh e i thanë: ka humbur portofoli, dikush e ka marrë në makinë.

Pas disa telefonatash, shpresat për me tregua se telefoni është vjedhë nga nipi, nuk vinin në shprehje. Atëherë vëllai i vogël i irrituar i tha se nuk kishte rrugë tjetër vetëm ta denomconte në polici hajninë, se ka karta, patentën e dokumenta në potofol përveç parave, dhe duhet të deklarohen zyrtarisht të humbura.

Pas gjysëm ore nusja e mirë e gjeti zgjidhjen. E shqyejmë portofolin dhe e hedhim te gardhi, paret i morën por kartat jo. Dhe themi se duhet ta ketë marrë portofolin një kushëri i fisit të burrit, se kishte kaluar andej dhe e kishte zakon ai me vjedhë nganjëherë…

Po kushëriri aty more kishte qenë edhe më përpara e nuk kishte prekur kurrë? Pse ai e bëri atë akt, apo se kishte ardhë në shtëpi një nip i nuses, një fëmijë 11-12 vjeç?!

Si mund të pranonte nusja elitare se nipi i saj vjedhë, a jeni në vete ju more?!

I shoqi, vëllai i hajrit, e mori portofolin dhe e shqeu se ashtu i tha gruaja e pas gjysëm ore thirri në telefon e tha se e kishin gjetur portofolin.

Thirrën të atin e atë kushëririn e dyshuar, dhe i akuzuan për vjedhje, e ai i shkreti hëngri eshe një shuplakë të fortë nga i ati i tij. “Pis mutit ti, a këtu e ke gjetë me prekë a?!”

Nusja e mirë e nipi i saj ende fëmijë, qeshën me qesëndi: Ua futëm budallenjve – thanë me vete!

* * *

Nuk shkoi gjatë, kur një ditë, ndërsa dy vëllezërit e vegjël ishin gati në përfundim të shtëpisë së tyre, e punë dy-tre muajsh dhe do të shkonin në shtëpinë e re, kur shohin vëllain e tyre më të madh, pa thënë asnjë fjalë, se ashtu e kishte zakon e shoqja t’i bënte veprimet e saj skizofrenike, duke i rënë me kazëm murit të njërës prej dhomave të gjumit, ku edhe flinte me të shoqen, dhe hapi një dalje për në kopësht, se nuk mund të dilnin nga e njëjta derë e shtëpisë, që kishin trashëguar nga i ati… Kështu mbylli dy dyert në korridor dhe mes dy dhomave hapën edhe një derë tjetër e ashtu rrinin për disa javë, në dy dhoma, duke e bërë edhe halen në kopësht, se as WC-në nuk e përdorën, derisa këta të dy ikën për te shtëpia e re.

Indirekt donin të tregonin pakënaqësinë e tyre, ndaj shtëpisë, që dy vëllezërit e vegjël bënë, e duke e parë këtë, ata i thanë vëllait më të madh, ‘shtëpinë e kemi 3 katësh, a don me e marrë katin e dytë dhe e mban derisa të bësh shtëpinë tënde më vonë?’ Por ai nuk pranoi. Poshtë e lart ai fliste, se edhe pinte e shprehte pakënaqësinë: ‘unë dua shtëpinë time, jo me thanë tjerët po rrin në shtëpinë e vëllezërve…’ La të nënkuptrohej, gjoja me humorin e një alkooliku, se ai e donte të gjithë shtëpinë për vete, e jo vetëm një kat…

Një kërkesë e ekzagjeruar, që nuk iu plotësua kurrë. Vëllezërt e vegjël donin ta ndihmonin atë, padyahim, por përmes punës, dhe kur e panë se ai nuk donte të punonte e as e shoqja nuk ishte ndonjë punëtore e madhe, i dhanë një shumë modeste në muaj, aq sa ishin pak a shumë rrogat në atë kohë, të cilën ai e harxhonte te klubi i fshatit…

Fshatarë të pagdhendur, hallexhinj të pamend, e krenarë fodullë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.