Arben Malaj poston në FB:
Administrata publike ne SHBA, ka rreth 2.3 milion punonjës, që u kushtojnë taksapaguesve amerikanë rreth 213 miliardë dollarë në vit. Fakti që po e ndaj me ju këtë tabelë pagash është se në administratën federale me pagën të dytën më të lartë janë punonjësit e institucioneve të skemave të sigurimeve për fermerët.
Kjo politikë publike dhe sistem sigurimi jetik për fermerët shqiptarë është propozuar nga PAA para katër viteve.
U premtuan nga qeveria ne 2019 dhe ka edhe 5 vite, që nuk është hedhur asnjë hap ligjore dhe institucional.
Mungesa e skemave të siguracioneve në bujqësi është shkaku kryesor i dështimeve të fermerëve dhe i braktisjes së zonave rurale dhe të vendit të tyre.
Një reagim nga Arben Çokaj, komenti:
Beno, Amerika është Amerikë – shteti më i fuqishëm ekonomikisht në botë. Unë do të isha i merndimit, që Shqipëria të ndjekë politikat e një shteti europian, të ngjashëm me ne për nga madhësia pak a shumë, jo Amerikën. Se duke qenë në Europë e duke ndjekë politikën amerikane kemi tash 34 vjet që vetëm vidhet ky popull nga administrata shqiptare dhe nuk punohet si duhet për zhvillimin e vendit. Administrata e lartë shqiptare, e zgjedhur politikisht, e dimë e duhet ta pranojmë, se ndryshe nuk ndryshojmë kurrë, janë të gjithë hajna. Të gjithë kryetarët e Bashkive vjedhin, nuk besoj se bën përjashtim një kryebashkiak i vetëm e kjo deri te Rama, kryeministri, kush ka post, që ka para në dorë i administron vetë e nuk e lëshon asnjë investim apo tender, pa marrë pjesën/përqindjen e vet. Eja e vërtetoje mund të më thuash, për të më zënë, ndoshta. Kjo tjetër punë, por ne të gjithë e dimë se kemi një adminiatratë kleptokratike – këtë nuk e kam parë të ndodhë në Europë, në shtetet e BE-së në përgjithësi – aty duam të hyjmë edhe ne, por nuk jemi ende gati.
Kemi rastin e Ilir Metës, në burg, por jo për të gjitha krimet ekonomike që ka bbërë – ai pretendon me Monikën se janë të pafajshëm, por ne të gjithë e dimë se Meta u ka dhënë para për investime të tjerëve, qe kanë ndërtuar ndërtesa banimi, hotele e resorte në Shqipëri – vetëm Meta e Monika nuk i dinë këto, se ne tjerët i dimë. A i dimë saktë? Duhen hetuar. Të njëjtën gjë në përmasa me të mëdha po bën Rama, ka bërë edhe Saliu me të bijën e të birin e njerëzit afër tyre – w shiten si të ndershëm. Të gjitrhë kanë vjedhë, por nuk janë ngopur ende… dhe nuk flasin për hajni sa duhet, se janë të përfshirë edhe vetë. Nëse administrata shqiptare nuk ndalet në këtë hajni e korrupsion – si në kohën e komunizmit, ku shteti ishte shtet më serioz, si janë edhe shtetet në Europë, demokratike e jo komuniste, ku zbatohet ligji, se te ne nuk po zbatohet ligji si duhet, e kemi ende anarki, ne kurrë shtet modern e të zhvilluar nuk kemi për të patur. Prandaj shqiptarët po ikin, e të mos habitemi në disa dekada shqiptarët do të mbesin 800 mijë sa në kohën e Zogut.
Rasti i Erion Veliajt është për studim, se si nga G99, ia bëri Bashkisë të 99-tat, për të vjedhur e për t’u pasuruar. E shikon tani të investojë jashtë vendit, se Shqipëria nuk i mjafton – uroj ta kapin e t’ia marrin pjesën më të madhe të atyre që ai mund të ketë vjedhë, se zakonisht, i marrin vetëm thërrimet, kjo se dinë të ruhen, por edhe ta korruptojnë drejtësinë.
Adinistrata shqiptare duhet paguar, por paratë publike duhet të administrohen më mirë, që rrogat të rriten dhe kjo administratë duhet të synojë qëllimim për të cilin punon, krijimin e mundësive të jetesës në këtë vend për shqiptarët në qytet e fshat, se shqiptarët po ikin nga kjo tokë ‘e bekuar’ – s’kanë për të gjetur tokë më të mirë jo, por ndoshta mundësi më shumë, e po ikën shqiptarët, administarata s’do ketë mundësi të paguajë as veten. Marrim Izraelin, rreth 10 milion banotë në 22 mijë km katrore (ta lëmë luftën mënjanë). Si ia dalin ata të kenë një shtet të zhvilluar? Shqipëria e Kosova kanë rrerth 40 mijë km katrore gjithsejt, nuk jemi mëshumë se 5 milionë gjithsejt.
Pse ne gjysma e popullsisë së Izraelit nuk mund të jetojmë mirë në një territor më të mirë e më prodhues se Izraeli, në dyfish hapësirë gjeografike më të madhe se e Izraelit?! Se nuk po përdorim mendjen sa duhet, se e kemi kryeministrin piktor, që nuk kupton shumë nga ekonomia e as nga politika, pavarësisht se i duket vetja Ismail… e mban veten për gjeni, se vjedhë e mashtron këtë popull?! Ne duhet t’i mendojmë këto gjëra racionalisht e me objektivitet, dhe të punojmë realisht për ta bërë këtë vend, për brezat e ardhshëm, se për vete po e hamë pilafin. Sollën demokracinë, por shtet demokratik nuk po mund bëjmë.