Do të vendoset shtatorja e heroit Rrustem Bruqi në Pejë

0
466
KKO - Zvicër

Një pjesë e KKO në takimin e 2023-03-31

KËSHILLI KRYESOR ORGANIZATIV NË ZVICËR

PËR TË NDIHMUAR PUNIMIN DHE VENDOSJEN E SHTATORES SË HEROIT RRUSTEM BRUQI NË PEJË

Përgatiti Abas Fejzullahi

Më datën 2023-03-3 në Klubin “Dardania” në Zofingen të Zvicrës, në takimin e caktuar nga kryesia e SHBK ”Salih Çekaj” në Zvicër, u  themelua KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) prej 52 anëtarëve për të mbledhur ndihma nga kurbetçarët në mënyrë vullnetare, për shpenzimet e punimit të Shtatorës së heroit Rrustem Bruqi dhe vendosjen e saj në Pejë.

Më datë 2023-03-31 u mbajt takimi i dytë i KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) në të njejtin vend ku dhe u themelua me datën 2023-03-03 dhe pasi shqyrtoi punën e 52 anëtarëve në terren për mbledhjen e ndihmave për Shtatoren e heroit  Rrustem Bruqi  e në bazë të dëshmive nga arkëtari u vërtetua se: është plotësuar shuma e mjeteve për shtatoren nga ndihmat vullnetare  të grumbulluara andaj dhe mori këtë:

V  E  N  D  I  M

  1. Që nga data 2023-03-31 ndërpritet mbledhja e mjeteve pasi që është plotësuar shuma e mjeteve të kërkuara për shpenzimet e Shtatorës dhe vendosjen e saj në Pejë kushtuar Heroit Rrustem Bruqit.
  1. L A J M Ë R O H E N të gjithë anëtarët e KKO (Këshilli Kryesor Organizativ në Zvicër) të cilët s’kanë qenë të pranishëm në takimin e datës 2023-03-31 se nga data e caktuar nënë pikën 1, ndërpritet mbledhja e mjeteve për shtatore.
  1. Në takimin e rradhës më datën 2023-04-22 të 52 anëtarët e Këshillit duhet të jenë të pranishëm, sepse do të njoftohen në hollësi për  rrjedhen e veprimtarisë dhe do të bëhet vërtetimi i regjistrit me emra dhe mbiemra  për secilin  që ka ndihmuar me mjete dhe shumën e ndihmuar e për të mos u bërë ndonjë lëshim në emrin dhe mbiemrin e secilit bamirës/e.
  2. Pas datës 2023-04-22 do të bëhet publike Regjistri me emëra e mbiemra dhe shumën e ndihmës seccil-la që ka dhënë për ngritjen dhe vendosjen e shtatorës.
  1. Secili anëtar i këshillit mund të merr sqarime në :

              Nr. tel: 079 897 67 77  &  078 718 76 45

  1. Vendim me të gjitha të dhënat dhe lajmërimet do të publikohen si dhe do u përcjellen të gjithë atyre që përcjellin adresen e postës elektroni në këto: E-mail adresa: saim.tahiraj@hotmail.com   &    absafejzullahi@gmail.com  

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.