11.5 C
Tirana
E enjte, 5 Dhjetor 2024
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Përshkallëzimi i luftës Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Hamas mund të eskalojë më luftë bërthamore

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Autor librash :: Uebdizajner & Grafikdizajner

Veshtrim

Skender MULLIQI

Se sa jemi stabil në këtë gjendje jo stabiliteti, e tregojnë faktet se po bëhet luftë që të kthehet gjendja e Luftës të Ftoftë nga Putini, dhe nga Vuqiqi të kthehen vitet e 90-ta, të shekullit të kaluar. Evropa po kthehet gjithnjë e më shumë në një gjendje kaotike, të një gjendje depresive. Idetë utopike të Rusisë dhe të Serbisë për bashkimin e të gjithë rusëve, përkatsishtë bashkimit të gjithë serbëve në një shtet, veq sa na kanë afruar nga e kaluara e një luftë të re. Bota e civilizuar kërkon qasje të reja shumë më kualitative të rrjedhave shoqërore dhe politike.

Janë riakitivizuar paranojat dhe fiksionet e vjetra për dominim. Rusia po mëndon së ka ardhur koha të kthen nën ombrellë ish Republikat e Bashkimit Sovjetik. Edhe pas 30 vitesh të fillimit të shpërbërjës të ish-Jugosllavisë, Serbia nuk po është e vetëdijëshme, dhe as që po i interson, së çfarë pasojash la lufta, sa humbën jetën, sa u gjymtuan, sa mbetën me trauma, sa mbetën pa kulm mbi kokë, duke kërkuar luftë të re në Ballkan…

Putin dhe Vuqiq kan hy në një rrugë qorre, dhe nuk po shohin dhe as nuk po gjejnë moduse të ecjes përpara. Idetë ultranacionaliste sikur nuk po vdesin. Putin dhe Vuçiqi po krijojnë terren të rrëshqitshëm, që ka mundësi eksplodimi në çdo moment. Edhe ashtu popujtë në Evropë e veçmas në Ballkan kanë hy në një krizë morale, pikërisht nga instalimi i logjikave që prodhojnë jo stabilitet. Demistifikimi i narrativave serbo-rusomëdha, po na shtyjnë kah e keqja, edhe në këtë fillim shekull…! Retorika e përditshme për luftë, sigurishtë së po i frikëson njerëzit të Evropës.Rusët e kan marrë primatin për të keq, që botës mund ti kushton më luftë bërthamore. Rusët nuk janë të vetmit që posedojnë “koka të ndyta bërthamore”, e që Putin po dërgon porosi, së mund ti përdorë ato së pari në Ukrainë, e pastaj në ato shtete ku ajo i sheh si armike.

Këto sjellje iracionale të Putinit në Rusi dhe të Vuqiqit në Serbi, sigurishtë së NATO nuk i sheh më indiferencë. Lufta Rusi-Ukrainë dhe Izrael-Hamas dhe përfundimi apo përshkallëzimi i tyre mund të eskalojë situatën në Evropë, për një luftë të gjere, më armë bërthamore, sipas parashikimeve të shumë ekspertëve ushtarakë.Së si do të duken konstelacionet ndërkombëtare pas dorëheqës të Joe Bajden nga gara presindenciale, do të mvaret nga gara e re e nënpresidentës Kamale Harris, apo republikanit kontraversit, Donald Tramp. Shumë kush e shpjegon si të rëndësishme qasjën e Trampit ndaj NATO-s, së sa që pritetet ndonjë ndryshim radikal në politikat e jashtme te Amerikës.

Dhe, rrjedhën e ngjarjeve mund të ndryshon zgjatja apo përfundimi i dy fronteve aktuale të luftës.Nëntori nuk është largë për të shikuar më afër rrjedhen e ngjarjeve në arenën ndërkombëtare dhe qfarë qasje do të kemi nga presidenti i ri i Amerikës.Nuk përjashtohet parashikimi së njerëzimi mund të pëson nga ndonjë luftë bërthamore, e cila do të ishte humbëse për të gjithë. Trump nuk bën dallim mes politikës së jashtme dhe biznesit. Për te politika është një marrdhënje transaksionale. Edhe marrëveshja për litiumin serb ndërmjet BE, përkatësishtë Gjermanisë dhe Serbisë, do të nxjerrë ndoshta qëndrim të ri proserb të Gjermanisë, kur bëhët fjalë për vazhdimin e dialogut.

Me të drejtë shumë kush mendon së do të harrohen mëkatat e djeshme dhe të sotme, nese viktima të atij memorandumi të Vuçiqit me Perëndimin do të jetë Kosova, Bosnja dhe Mali i Zi. Kjo qasje mund të dërgon në bisht të gjithë mundin e deritashem që të arrihet ndonjë marrveshje finale për normalizim të marrdhënjeve, duke e futur Ballkanin në një destabilizim të madh lufte. NATO dhe Rusia po hyjnë në një zonë të rrezikshme me rrezik të lartë përshkallëzimi.

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.

Shkrimet e fundit