14.9 C
Tirana
E hënë, 26 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Vuçiqi ra, tani e ka radhën Ramoviqi…

Vuçiqi ra, tani e ka radhën Ramoviqi…

0
Rama - Vucic
Arben Çokaj - Qytetar Nderi - Malësi e Madhe
Arben Çokaj – Qytetar Nderi – Malësi e Madhe

Arben Çokaj

Një këmbë e fortë mbështetëse i ra Ramës me humbjen e Vuçiqit, tani studentët shqiptarë dhe protestuesit në Tiranë kanë një motiv më shumë për të besuar se autokratët arrogantë si Rama mund të bien si fiku i thatë…

Vuçiqi i tha Ramës bjeru më shumë studentëve se po tregohesh i butë, e Rama ia qërroi syrin një djali të ri 28 vjeçar nga Elbasani, përveç se rrahu gjithë ato studentë e protestues të tjerë, gjuante me topa uji, gaz lotsjellës e plumba gome, të cilët të shkaktojnë plagë të rënda deri në vdekje…

Pra, tregohej një dhunë e paparë dhe arrogancë e agresivitet skuizofrenik nga policia ndaj protestuesve shqiptarë, që nuk është parë ndonjéherë në Shqipëri, por edhe protestuesit e përballur me këtë dhunë kaq agresive, qëndruan me dinjitet dhe na bënë krenar.

Ata janë heronjtë e kohës sonë.

Me rënien e Vuçiqit, protestuesit shqiptarë duhet të fillojnë e të tregohen më racionalë, të organiziohen më mirë e me vetëbesim, të strukturohen në një forcë politike, që mbledhë të gjithë grupet opozitare me vete, dhe të bëhet një front i madh i qëndrueshmërisë dinjitoze kundër hajnit e mashtruesit më të madh në Shqipëri, Ramës e lakejve të tij.

Protestuesit shqiptarë nuk duhet të humbin kohë shumë me iracionalitete, por të përgatiten për të ardhmen, për çdo rast, edhe për përballje në zgjedhje kundër Ramës e PS-së, që t’ia presin një biletë një-drejtimëshe Ramës për në qorr-sokak, për në the-qafje, e të mos kthehet më kurrë. Se boll ka vjedhur e ka abuzuar, boll na i ka shitur resurset të vendit dhe interesat tona.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.