23.1 C
Tirana
E shtunë, 24 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi SI QENKA BOTA

SI QENKA BOTA

0
Arif Ejupi

(Kushtuar zgjedhjeve në Serbi, ku e kaluara ende rëndon mbi të tashmen.
Një thirrje për drejtësi, kujtesë dhe ndërgjegjësim njerëzor.)

Si qenka bota,
me idiotë e të pafytyrë!
Të vrasin e të qesin fare,
e lajnë tokën në gjak
dhe e mbushin me varre.

Sillen sikur të mos
ketë ndodhur asgjë,
madje kërkojnë
privilegje e pushtet.

Askush nuk e ka guximin
t’u thotë:
“Mjaft, o horra!
Ju thaftë gjuha dhe dora!”

Keni vrarë e masakruar
mijëra pleq e fëmijë,
e sot na flisni
për demokraci!

Me gjasë, po përsëritet historia
e është ndalur edhe ora,
se është mbushur bota
me të pafytyrë e kriminelë,
që vrasin e rrënojnë
dhe ende kërkojnë
privilegje e pushtet!

E bota bën sehir
dhe sheh vetëm interesin e vet!

Arif Ejupi
Gjenevë, 23 tetor 2026

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.