27.5 C
Tirana
E premte, 22 Maj 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj HISTORIA E FATIT TË ARBNESHËVE TË ZARËS SI AJO E SHUMË SHQIPTARËVE

HISTORIA E FATIT TË ARBNESHËVE TË ZARËS SI AJO E SHUMË SHQIPTARËVE

0

Shkruan: Sinan Gashi

Në historinë e fatit të hapësirave shqiptare jashtë trojeve etnike, është edhe lokaliteti i Arbneshit[1] të Zarës së Kroacisë[2]. Një vendbanim i piketimeve shqiptare që nga vitet 1700, kishte bërë rrymimin e vet, ekzistencën dhe dëshminë madhështore të dijeve dhe të talenteve të rrallë, në vitet në vijimësi.

Kjo nuk është shpërngulja e vetme, e dhimbshme e shqiptarëve nga vendlindja, ngase ata kishin përjetuar tragjeditë e tjera të kësaj natyre, qoftë duke u hasur me plaçka në krah duke mësyrë vendet e Italisë, përtej Adriatikut, qoftë duke rrugëtuar kah Sremi, qoftë duke mësyrë tokat djerra të Anadollisë së Turqisë, qoftë edhe duke gjetur njëfarë strehimi në viset e shkreta të Ukrainës, Rumanisë ose edhe në Madrica të Bullgarisë, të Istrës, qoftë edhe në viset më të largëta, që të asimilohen pastaj deri në një.2

Këto manifestime që janë vënë barrë e vazhdueshme mbi shpatullat e shqiptarit, kudo që ka jetuar ai në hapësirat ballkanike, qoftë nga trevat e Preshevës e të Bujanovcit, të Kosovës, të Shqipërisë ose edhe të Maqedonisë, kanë qenë të shpeshta, me ndërprerje të lehta dhe gjithsesi sipas disa marrëveshjeve të fshehta të pushtetarëve të atyre shteteve që i kanë pranuar me ato sundimtarë nëpër kohëra që ishin vendosur aty. Këto ishin aq perfide, të pahetueshme, sa manifestoheshin kinse bëheshin për një jetë më të qetë e më të begatë ekonomike, kinse degdisja ishte bërë ngase ata sulmoheshin nga disa keqbërës, që gjithsesi kishin lidhjen me pushtetarët, kinse u ishte ndaluar e drejta elementare njerëzore, si edhe ajo fetare, e cila luante rolin politik e jo atë për çka deklarohej në për tempuj fetarë e të tjera të kësaj natyre.

Nga e gjithë kjo katrahurë e shekujve dhe shuarja graduale, me përjetime të rënda, siç shprehet dhimbja e vdekjes shpirtërore e gjenetike, shqiptarët u asimiluan në shumë kombe, sado që me mundin e sizifit reaguan që të mos zhbëhen, nën atë trysni të organizuar me perfiditet nga ato pushtete ku i shpuri fati i jetesës.

Nga këto ndërmarrje tashti kemi shqiptarë turq, shqiptarë kroatë, shqiptarë ukrainas, shqiptarë bullgar, shqiptarë italianë, shqiptarë serbë, shqiptarë grek, shqiptarë maqedonas, e tjerë, nga të cilët vetëm sa mund të përmendet në disa breza se ishin shqiptarë të parët e tyre, disa herë edhe më afër si nëna a babai, gjyshi e gjyshja, ose edhe vetëm të parët e tyre, e asgjë më shumë. Atyre tashti u ishte sqaruar se e vetmja variant e shkollimit dhe e komunikimit zyrtar gjuha e vendit, e bashkë me të edhe konfesioni fetar katolik i asaj shumice njerëzish, e asgjë më shumë.

Kujtesa e përjetimit të trishtë të së kaluarës gërryente shpirtrat e atyre që e kishin përjetimin dhe kujtesën e freskët e vendlindjes së të parëve dhe gjenetikës së natyrshme të atij frymimi kombëtar, deri sa vinte vala tjetër e brezave të cilët ishin të rrethuar me një realitet krejt tjetër, ku cilësi të huaja për nga gjuha, adetet dhe feja, ngjizeshin, ngase ekzistenca nuk ua mundësonte më të bënin ndonjë veprim sa për të mund ta ruajnë prejardhjen e tyre kombëtare.

Historikisht dihet se ata familjarë që tashti fati ua caktoi vendbanim të përjetshëm, deri në asimilim të plotë, këtë territor, siç deklarohej, ishin të kushtëzuar të largohen nga vendlindja e tyre, me halle të shumta ekonomike, sëmundje, plaçkitje, ftesat e të rinjve për rekrut në ushtrinë turke, por edhe politike e fetare, ngase turku i kishte vënë për shpatulla për muri: ose të paguanin haraçin e rëndë për varfërinë e tyre ekonomike, ose të ndërronin fenë e të parëve në atë të tyre, ose i priste dënimi, syrgjynosja dhe vrasja.[3]


[1] Këtë emër e gjejmë në literaturë si arbnesh, arbënesh dhe arbëresh të Zarës. Unë do ta përdori trajtën , a r b n e sh, ngase ashtu ata e kanë quajtur veten, ndërsa citimet do të ruhen sipas origjinalit.
[2] “Ky emër vendi dëshmon për lidhmërinë e natyrshme midis emrit të vjetër antik të shqiptarëve (Albi, Albanoi, Arbër etj.) qysh nga shek. XI dhe të popullsisë aktuale në Krajë. Këtë e iëshmon edhe ekzistimi i arbneshëve të Zarës, të cilët u shpërngulen nga fshattat e Krajës…”, shih. Hajrullah Koliqi: Kraja ndërmote, Prishtinë 1993, f. 29
[3] Marrë nga libri Sinan Gashi, “Arbneshi i Zarës oazë shqiptare”.

Përmes skanimit e përgatiti kete pjese nga libri i tij “Arbnesh i Zarës oazë shqiptare”, Anton Nikë Berisha, shkrimtar.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.