10.5 C
Tirana
E shtunë, 14 Shkurt 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj GJEÇOVI NË OPTIKËN E RE TË STUDIMIT

GJEÇOVI NË OPTIKËN E RE TË STUDIMIT

0
Gjeçovi - Tradita dhe Qyteterimi

Nga Isak A H M E T I

( Viktor D. Sopi: GJEÇOVI TRADITA DHE QYTETËRIMI SHQIPTAR
Botues: INSTITUTI ALBANOLOGJIK – PRISHTINË, 2013 fq. 213
).

I. Në vend të hyrjes

Studimi monografik:Gjeçovi ,tradita dhe qytetërimi shqiptar,i Dom Viktor Sopit ,të cilin po e marrim në shqyrtim ,është një vepër studimore interesante ,e rëndësishme dhe me vlerë shumëdimensionale ,në mesin tonë kulturor dhe shkencor.Kjo vepër , siç thuhet edhe në Parathënie (fq.9) është në të vërtetë një përmbledhje shqyrtimesh dhe vezhgimesh analitike ,një përpjekje gjithsesi e re si për shfletimin e veprave të njohura e të panjohura të Gjeçovit ashtu edhe për vlerësimin e tyre.Që këtej prandaj lirisht mund të thuhet se Sopi është mbase studiuesi i parë shqiptar që është përpjekur jo vetëm të ndriçojë por edhe ta vlerësojë dhe rivlerësojë përmes një optike të re studimore figurën madhore e shumëdimensionsle të Gjeçovit.

II. Pak biografi për autorin

Viktor D.Sopi u lind më 25 tetor 1957, në Binçë, Komuna e Vitisë .
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin klasik në Suboticë.
Pas gjimnazit dhe shërbimit të detyrueshëm në ushtri ,regjistron studimet filozofike-teologjike në Kaptol të Zagrebit të cilat i përfundon me notën më të lartë në vitin 1983.Gjatë.studimeve në Kaptol ,për një mandat ishte kryetar i Unionit të Studentëve ,gjë që ishte privilegj i madh për një student shqiptar.
Pas përfundimit të studimeve,regjistroi studimet postuniversitare dhe njëkohësisht ishte në shërbim të.komunitetit shqiptar në Kroaci.Në këtë periudhë, Imzot Nikë Prela përjetoi një aksident të rëndë komunikacioni dhe Dom Viktori me kërkesën e tij u kthye në Kosovë për ta shoqëruar atë nëpër qendra rehabilituese dhe njëkohësishf për të shërbyer në Ferizaj .
Në mars të vitit 1987 Ipeshkvi Ordinar Imzot Joakim Herbut ,me seli në Shkup,e emroi famullitar në Kishën e”Zojës Rruzare” në Bishtazhin.
Disa vite shërbeu si famullitar në Ferizaj dhe njëkohësisht si Drejtor i Caritasit të Kosovës .Nën drejtimin e tij Caritas Kosova është shndërruar në një institucion të respektuar kudo në Europë dhe krijoi ura të bashkëpunimit reciprok me Caritasin Europian me seli në Bruksel.
Përveç tjerash ,Dom Viktori ishte themelues dhe botues i revistës “Rrezja” po ashtu edhe pjesë e redaksisë “Drita” ku ka botuar shkrime të ndryshme dhe me vlerë.
Ai asnjëherë ,përkundër punës dhe përgjegjësive të mëdha, nuk është shkëputur nga shkrimet dhe kërkimet studimore ,i frymëzuar nga vlerat universale dhe i motivuar nga atdhedashuria e Fishtës ,nga guximi dhe sakrifica e Gjeçovit.
Përveç veprës të cilën po e marrim në shqyrtim,Dom Viktor Sopi ka një numër të konsiderueshëm veprash në dorëshkrim që presin botimin.

III. Gjeçovi – tradita dhe qytetërimi shqiptar-analizë

Studimi në fjalë ,i autorit Dom Viktor Sopi , është strukturuar në pesë kapituj dhë përbëjnë një tërësi shkrimore për figurën emblematike të Gjeçovit .Vepra në fjalë jo rastësisht është shoqëruar me një hyrje të Imzot Mark Sopit (fq.5-7),dhe me një Parathënie të Dr.Don Mikek Sopit(fq.14-17) .
Libri në fjalë fillon me njësinë shkrimore :
RRETHANAT KULTURORE E HISTORIKE TË KOHËS SË GJEÇOVIT.

Kontributi i Gjeçovit , sipas autorit në fjalë, krahasohet me të drejtë me meritat e kolosëve të kulturës perëndimore gjatë dy shekujve të fundit.Veprën e Gjeçovit për më tepër e karakterizon sintetizimi i atyre vlerave që janë synim i përpjekjeve shekullore të popullit tonë:ruajtja dhe afirmimi i identitetit të tij kombëtar e kulturor si dhe gërshetimi i vlerave shpirtërore të tij , si dëshmi për participimin e tij në qytetërimin më përparimtar.
Duke e vështruar figurën e Gjeçovit në kontekst me rrethanat kulturore e historuke të kohës ,studiuesi në fjalë është ndalë në mënyrë të veçantë te kapitulli:

GJEÇOVI NË STUDIMET SHQIPTARE

ku ka theksuar se interesimin e studimeve shqiptare dhe të huaja më se shumti e ka zgjuar: KANUNI I LEKË DUKAGJINIT”,
ndonëse është shkruar edhe për veprimtarinë e tij etnografike, folklorike ,didaktike ,etj.Kështu ,për shembull, për KANUNIN kanë shkruar :Z.Valentini ,Rr.Zojzi, S.Pupovci,M.Krasniqi K.Ulqini,N.Drizari,D.Shala,Ivanova,I.V,S.Villari,A.Desnickaja,M.Salvator,M.Mlladenoviq,V.Bogishiq,etj.Për Gjeçovin si folklorist ,etnograf dhe veprimtar të kulturës kombëtare kanë shkruar:F.Konica,A.Çeta,M.KrasniqiRr.Zojzi,A.Buda,Gj.Rrapi,E.Braha,K.
Ashta,etj.
Për gjurmimet arkeologjike të Gjeçovit janë intersuar :Nopça,Ugolini,Kamsi e të tjerë,ndërsa për veprimtarinë e tij letrare kanë bërë fjalë K.Gurakuqi,A.Varfi,R.Mata, etj
Gjeçovi ,sipas studiuesit në fjalë,është figurë e rrallë që i ka shpëtuar anatemimit brenda gjysmë shekuklli.Por për fat të keq ai nuk u studiua në mënyrë serioze! Fare pak veprat e tij u ribotuan, ndërsa ca dorëshkrime komentohen nga ndonjë studiues,
nuk kanë pasur fatin të botohen !
Ka të ngjarë që ndonjë studiues që mbështetej në ideologji t’i ketë nxjerrë telashe dhe pengesa tabani i trashëgimisë së traditës së”qarkut verior” apo edhe profesioni i Gjeçovit si meshtar Sido qoftë ,një monografi për Gjeçovin ,ndonëse dhe jo aq voluninoze ,por mjaft të thukët ,e ka shkruar Ruzhdi Mata,e cila ngjalli interesimin e studiuesve dhe dashamirëve të Gjeçovit dhe të veprës së tij.
Edhe pjesët e tjera si :
Poetika e mesazhit patriotik,
Mbledhës i gojëdhënave,Disa gojëdhëna të lashta,Gojëdhëna mbi Shën Vlashin, etj.(pjesë të kapitullit të parë), janë mjaft interesante dhe me vlerë.Ndonëse aty ,sidomos te pjesa:Poetika e mesazhit patriotik,edhe njëherë rithekson se figura e tij prej prifti katolik, sociologu,etnologu,arkeologu,
mbledhësi të folklorit,poeti,përkthyesi ,mësuesi e patrioti,është ndër figurat e rralla që ky popull nxori në sipërfaqe,në fundshekullin e XIX.Ai është i rrallë që vërtetësinë dhe kosekuencën ndaj pikëpamjeve të veta e dëshmoi edhe me përfundimin e jetës së tij-martirizim.Shoqëria shqiptare në përgjithësi dhe kultura, qytetërimi jonë në veçanti ,në rastin dhe fenomenin e quajtur Gjeçovi duhet të shohim shembullin e ndritur për përkushtimin:fe e atdhe(fq.48).
Te kapitulli i dytë i këtij libri : Kontributi i Gjeçovit në fushën e përkthimeve ,siç e thotë edhe vetë titulli,studiuesi në fjalë shkruan për kontributin e Gjeçovit në fushën e përkthimeve(fq. 69-75).Angazhimin e Gjeçovit për të përkthyer në gjuhën shqipe vepra letërsie të huaj, studiuesi në fjalë e sheh në vazhdën e përpjekjeve të tij për ta begatur letërsinë tonë me vepra të mirëfillta etike dhe estetike.Gjeçovi sipas këtij studiuesi ,përktheu dhe shqipëroi ato vepra (të zgjedhura) që do ishin të volishme e të dobishme për kultivimin e shijes e të ndjenjave humane, etike,estetike,kulturore dhe patriotike te lexuesit shqiptarë(fq. 69).
Te kapitulli i tretë:Pikëpamjet e Gjeçovit rreth çështjeve shoqërore, tudiuesi në fjalë është ndalë në mënyrë të veçantë në shqyrtimin dhe vezhgimin analitik të vepres:

AGIMI I GJYTETNIS.

Ndër pjesët më të rëndësishme të kësaj vepre,sipas studiuesit në fjalë, janë:Shoqata,Besimi dhe atdheu.Atdhedashuria dhe Gjuha,me këtë shqyrtim analitik studiuesi në fjalë sjell disa vlerësime ,gjykime dhe konkluzione gjithsesi interesante ,të reja dhe me peshë(fq.10).Por në mesin e kapitujve gjithsesi të rëndësishëm të këtij libri është edhe ai me titull:
Gjeçpvi për rregullimin kanunor(fq.119-141).Në lidhje me këtë problematikë,studiuesi në fjalë konstaton,citojmë:”Konsideratë të veçantë Gjeçovi tregon sidomos për normat e Kanunit që mbrojnë drejtësinë ,lirinë ,traditën e mirë,cilësitë burrërore,dinjitetin,zakonet e të parëve,etj.Ai çmon lart doket,normat dhe etikën popullore shqiptare si një popull me qytetërim dhe traditë të shënuar”(fq.132).Te kjo pjesë shkrimore,duke u marrë në mënyrë të thelluar analitike,me KANUNIN E LEKË DUKAGKINIT,si një vepër monumentale,studiuesi në fjalë ka vënë në dukje vetëm”disa vlera humane dhe etike të veprës”.që pak a shumë përkojnë edhe me mirësjelljen”bontonin”e qyteyërimit evropian(fq.136).
Kapitulli i fundit :Vepra teologjike dhe funksioni kulturor i saj”Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtif “.Është ky një shqyrtim,analizë dhe përpjekje për një vlerësim të ri të veprës”Shpërblesi i botës ase Jeta e Jezu Krishtit” e botuar nga SHB”DRITA” më 1993 me një parathënie të Isak Ahmetit.
Duke u marrë me anslizën dhe zbërthimin e kësaj vepre ,kryesisht nga aspekti teologjik dhe etik, autori ka sjellë “një dozë freskie ,një risi në studimet teologjike dhe etike, si me qasjen ashtu edhe me shestimet ,porositë ,premtimet e tij të afërta e të dashura”(fq.11).

IV. Në vend të përmbylljes

Nga studimi monografik:Gjeçovi-tradita dhe qytetërimi shqiptar del se ai (Gjeçovi -I.A)nuk është vetëm kodifikues i KANUNITTË LEKË DUKAGKINIT”, patriot dhe martir i kombit,por është edhe poet i kohëve rinore rilindëse ,i një kthese të madhe të letërsisë shqiptare, i cili ende besonte në kulturën e folklorit të letrarizuar,një shqipërues ambicioz,i cili veprën e shqipëruar e vinte në shërbim të nevojave të popullit :ishte autor i një manifesti apo programi të ngjeshur të propagandës rilindëse, që duke i artikuluar shtyllat kryesore të qytetërimit i vinte në shërbim të nevojave të popullit:ishte autor i një manifesti apo programi të ngjeshur të propagandës rilindëse, që duke i artikuluar shtyllat kryesore të qytetërimit kombëtar përvijon vizionin e një shoqërie demokratike, humaniste dhe moderne,ku do të zotërojë lria,përgjegjësia,drejtësia,toleranca,kultura dhe ku do të jetojnë të gjithë shqiptarët të bashkuar,pa dallim feje dhe krahine,në një atdhe dinjitoz(fq 179-180).Ndërsa autori i këtij studimi monografik,ndonëse i ballafaquar me shkrime dhe tekste të rrafsheve e të semantikave,ka arritur që, përmes një stili të lehtë e elegant , preciz ,përmes një gjuhe të rrjedhshme ,të hedh dritë të re mbi shumë aspekte të veprimtarisë së Gjeçovit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.