Të drejtat diskriminuese të punëtorëve!

0
71
Florim Zeqa - Donika Gërvalla

Shkruan: Florim Zeqa, 03.05.2024

Diskriminimi që ju bëhet punëtorëve në sektorin privat në Kosovë nuk ndodhë as në vendet më të prapambetura në botë. Punëtorët e sektorit privat si leva kryesore e zhvillimit ekonomik të vendit, përveçse nuk gëzojnë sigurime shëndetësore, nuk ju paguhet pushimi mjekësor dhe as lëndimi në vendin e punës. Të vetmin privilegj e kanë 20 ditëshin e pushimit mjekësor pa pagesë për ta ruajtur vendin e punës.

1 Maji e dëshmojë gjendjen alarmante te cenimit të drejtave të punëtorëve

Pas 20 ditëve, i shëndoshë apo i sëmurë, punëtori duhet të kthehet në vendin e punës, në të kundërtën e rrezikon humbjen e vendit të punës pa asnjë kompensim material pavarësisht sëmundjes apo dëmit të pësuar në vendin e punës!

Ky është shteti “demokratik” të cilin çdo ditë po e proklamojnë pushtetarët aktualë dhe jo vetëm. Pasi, janë edhe ish pushtetarët (opozitarët aktualë) të cilët krrekosen që kanë ndërtuar shtet ligjor dhe demokratik në qeverisjen e tyre 20 vjeçare!

Shtrohet pyetja, vallë në cilin shtet demokratik të rajonit punëtorëve nuk ju paguhet pushimi mjekësorë dhe ai vjetor?

Askund tjetër përveq në Kosovë!

Askund tjetër sikurse në Kosovë nuk ka humbje të jetëve të punëtorëve në vendet e punës!

Askund tjetër përpos në Kosovë, Policia e Shtetit nuk gëzojnë sigurime shëndetësore dhe as kompensim material për rrezikshmëri të lartë në vendin e punës! Të njëjtin tretman e kanë edhe pjestarët e FSK-së!

Mirëpo paradoksalisht, të gjitha privilegjet nga shteti i gëzojnë njerëzit e veshur me petkun e pushtetit në të dyja nivelet e qeverisjes dhe deputetët.

Asnjë qeveri, me përjashtim të ‘Qeverisë Kurti1’ nuk e ka përfunduar mandatin politik para afatit ligjor që ua garanton deputetëve privilegjet e përjetshmme!

A e dini pse?

Sepse, deputetët dhe qeveritarët në pushtet mendojnë vetëm për interesin e tyre e jo të qytetarëve.

Nuk mjafton ndërrimi i pushtetit për ndryshimin e mentalitetit qeverisës

Pa amandamentimin e ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë kalimin nga sistemi aktual (korruptiv) i qeverisjes në ‘Sistemin Presidencial’, asnjëherë proceset zgjedhore nuk do

sjellin ndryshime përmbajtësore dhe substancial në vendin tonë.

Sistemi korruptiv parlamentar i qeverisjes së vendit është treguar tepër negativ për këto 25 vjet. Dhe nëse vazhdohet edhe për 25 vjetet e ardhshme kështu, do ta kemi të njëjtën situatë, përseritje dhe riciklim të pushtetit nga njëra bandë kusarësh politik tek tjetra!

Edhe përkundër ndërrimit të akterëve në krye të qeverisjes qendrore, do të vazhdojë bashkëpunimi në sistemin korruptiv në qevrisjen lokale dhe anasjelltas, ku si gjithnjë “ujqit e vjetër” e ndajnë tallin mes tyre përmes aferave korruptive!

Qeveria aktuale e Albin Kurtit erdhi në pushtet nën moton për luftimin e korrupsionit, kurse ajo tani po e bën të kundërtën duke i mbrojtur të korruptuarit në qeveri dhe duke i luftuar njerëzit që e luftojnë korrupsionin (gjyqtarët dhe prokurorët, policinë hetimore dhe gazetarët)! Këtë konstatim e dëshmon edhe raporti i DASH-it për gjendjen alarmante korruptive në qeverinë e Kosovës.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.