Mjlazim Zeqiraj
Heeeej!
Kosovë përpara!
Zemra shpërtheu, himni filloj
„ Mora fjaln — mora çarkun,
me i thur këngën Legjendarit“.
Heeeej!
Kosovë përpara!
Lojë pas loje, fitore pas fitoreve,
me zemër, loja u kthyem në histori.
Ne s’kemi frikë nga ajo,
se vetë e krijojmë,
me gjak e djersë.
Heeeej!
Kosovë përpara!
15.11.25 — Sllovenia dridhet.
Edhe një lojë, edhe një fitore,
Kosova po ecë në rrugën e vet,
që për vite ishin mbyllur,
me mjegullë, terr, gur, hekur e zjarr.
Shpirti ynë s’u fik kurrë!
me damarë të ngrirë e rrenjë në gurë.
Kur rrezja e diellit çau mjegullën e errët,
e liria e ngrohu trupin tonë të ngrirë,
atëhere zemëra shpërtheu me zjarr.
Kjo ishte rrugë e gjatë,
deri të fitorja,
dëri të drita,
dëri aty ku ne sot,
po hedhim vallën e madhe,
me popujt tjerë në botë.
Nga fitorja tuja,
bota mbeti gojëhapur:
Një vend i shtypur deri dje,
po shpërthen si dritë,
me zemër tani edhe në sport.
Brohoritja u ngrit deri në qiell,
mërgata u bëri stuhi,
edhe plaku u çua në këmbë
kur flamuri u ngrit lart,
edhe ai brohoriti shqiptari.
15.11.2025











