Nga Engjëllushe Sheme Koltraka
Sa i shëmtuar është ky shekull!
Sa fort i pikëlluar dhe i hidhur
Na nxorri synë me gjthë vetull
E ne po rrimë duarlidhur…
Të parët tanë e mbrojtën vatanin
E na e lanë si lule zonjë
Amanet na e lanë ta mbronim
E bukuritë vetë t’ia shijojmë.
Por mbi ne ranë shumë mallkime,
Sepse djalli na lëshoi shumë rrufe,
U dogj, u shkrumbua kulla ime,
Të shpërndarë, si zogj ngelëm ne…
Gjaku i të parëve na vlon në deje
E forcë marrim si Anteu
Si lisat që rriten buzë një meje
I madhësrishëm porsi Skënderbeu.
Se ai që përballoi një Perandori,
Atdheun na e la Nish –Prevezë
Porosi na e la vetëm ai,
Zjarrin mos e fikni, mbajeni ndezë…
Trojet ilire, të Bukurat e Dheut
Që të gjithë na i kanë zili.
Serbë e grekë iu turrën Atdheut
E kafshuan si një lubi…
Teoria e Megalidhesë
Teoria e Naçertenjës
Na vranë të bukurën shpresë
Ia copëtuan zemrën nënës.
Copë copë bënë Dardaninë
E Pellazit tokë hyjnore
Copë copë bënë Çamërinë
Buzë Jonit në bregore.
Sa bajlozë, sa katallana
Vollën helm mbi trojet tona.
Rritën trimat që i lindi nëna
Në ballë beteje i ka koha.
Trusur serbi në ato ditë të motit
Trojës nuk ia hidhte sytë
Mbi kokë i rrinte shpata e Kastriotit
Nuk dinte nga të ikte e të gjente vrimë…
Mollosi krenar troje ka Çamërinë
Fustanellë derdhur buzë Joni
Megalidheja ta prishi bukurinë
E sot ju çamë po rënkoni.
Ngrihuni si dardani historik
Që theu bunkerin e Naçertenjës!
Në këtë botë të lirë nga kush keni frikë?!
Gëzojani dhe ju zemrën nënës!
Për Kosovën u flijua Adem Jashari
Në male Rugove e male Sharri
Me gra e fëmijë e fali gjakun
Në liri e valëviti flamur bajrakun.
Ata që jetën falin për lirinë
Përjetësisht fitojnë pavdekësinë
Zjarri të ndizet në male, në shkrepa,
Në robëri nuk çohet jeta.
Ngrihu siç u ngrit Azem Hajdari
Me vrullin porsi dallgë deti
Komunizmin e pëvëloi si zjarri
Ai hov ngriti fëmijën nga djepi.
Për t’i ndalë vrullin, i bënë shumë prita
U përlesh dhëmbë për dhëmbë me vdekjen
Por trimi nuk dinte çfarë është frika
Për demokraci, burrërisht e dha jetën.
Në krah të tij djali i dibranit
Besim Çera majëmali i Korabit
I kish dhënë besën Azem Hajdarit
Me ty jam deri në ditë të varrit!
Ndaj mos u habitni fare
Pse në këtë tokë rritet trimëria
Atë e lindën nënat shqiptare
Që të jetojë në jetë Shqipëria.
Sa i hidhur ky shekull!
Nxorri soristët si përbindësha!
Na goditi syrin nënvetull,
Por nuk ra Sali Berisha!…
Kish pirë qumështin e zanave të malit
I dhanë forcë kundër djallëzisë
As me planet e Mecgonigalit
Nuk e thyen birin e shqiptarisë.
Sot lëvrijnë shumë zvarranikë
Sali Berisha porsi Zgalemi
Përballë tyre qëndron pa frikë
Si mal Korabi, si mal Shkëlzeni.
Në Londër vajti Isa Boletini
Në brez mbante dy allti
Dorëzoi alltinë e parë. Ky nuk është nënshtrimi…
Nxorri alltinë e dytë: Dua Shqipërinë nji!
Hapi kantatat! U mbushën 100 vjet!
Nga famëziu ai Kongres Berlini!
Për shqiptarët të vijë mirësia e vërtetë
Në të bekuarën atë ditë bashkimi…
Ndaj ju shqiptarë mos rrini
Gojëkyçur, symbyllur, duarlidhur,
Vërshoni si Vjosa, Drini e Shkumbini!
U sos durimi në këtë shekull të hidhur.
Le të shpërthejë vullkani Nish-Prevezë
Të bashkojmë vatanin stërgjyshor…
Zjarri i lirisë të rrijë ndezë
Të mos ketë hidhërim në truallin arbëror.
Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar