ULLI ME FUSTANELLË
Një ditë e përditshme në shpirtin tim
është poezia, ideja, proza dhe eseja
dhe një dashuri e zemrës që s´ndalon.
Ky këndim i im për fatin e atdheut
është peomë ulliri që vështron përtej,
vështron nga Çamëria, Morea, Atika
nga Krahina e Mollës së Kuqe e Lisi.
Ullirit në Prevezë i pëlqen të vishet,
me qeleshe e fustanellë dhe t´ia merr
valles pellazgo shqipe të kohërave të
të hershme, valles heroike çame, si
në kohën e Pirros dhe Kollokotronit.
Ajo që më bën të shkruaj në një ditë
të përditshme, është Çamëria, fati i
ullirit të veshur me fustanellë, palat
heroike të njëmijë e njëqind luftave!
Shqiptar, jepja dorën atdheut, jepja,
se një dhe e pandarë është Shqipëria,
një dhe e pandarë Kosova dhe Ilirida
një dhe i pandarë Epiri pellazgo-ilir,
një dhe Shqipëri është i tërë Atdheu.
Tek ky ulli me këmishë e fustanellë,
çamët takohen me UFO-t e hënave,
UFO që njiheshin që nga pellazgët!…
Atdhe Geci – Dortmund, 2022