TRYSNIA MBI KURTIN PËR DEPËRSHKALLËZIM, E GABUAR

0
Albin Kurti - globsec

Gani I. Mehmeti

Që kur u bë fjalë për betimin dhe fillimin e punës së kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ndërkombëtarët gabimisht, nëse nuk ishin në marrëveshje me Vuçiqin, kërkuan nga këta kryetarë që punën ta kryenin nga ndonjë zyrë tjetër alternative e jo në zyrat e tyre komunale, që janë për këto punë. Po e them se ndoshta ishin të marrur vesh edhe me Vuçiqin, sepse ishin kërkesa të njëjta e po përputheshin në kërkesa të ndërkombëtarëve me ato të serbëve, të cilët u çuan edhe në protesta për pengimin e tyre në kreyerjen e punëve.

E kam thënë edhe më heret se, në shumë procese proserebe, u kanë prirë ndërkombëtarët, që ishin tërësisht kundër të drejtave të Republikëas së Kosovës si shtet.

Dhe, nga vetë kërkesa e ndërkombëtarëve, serbët u trimëruan dhe u ngritën në protesta  të dhunshme, jo të qeta, sa edhe fatkeqësisht, u plagosën 30 ushtarë të KFOR-it në përpjekje të mbrojtjes së  rendit e qetësisë në Kosovë nga serbët. Këta të plagosur, janë  heronj të gjallë të Kosovës. Dhe, përkundër këtyre protestave të përgjakshme, ndërkombëtarët sërish e përkëdhelën Vuçiqin, sërish po akuzojnë Qeverinë e Kosovës, plotësisht me të padrejtë, sepse Kosova nuk po kërkon territor nga askush.

Kjo e bekuara po përpiqet të mbrojë territorin e vet, po përpiqet të shtrijë zbatimin e ligjit në tërë territorin e shtetit të vet. Mirëpo, këtë shtrirje të zbatimit të ligjit në mbarë territorin e shtetit, po e pengojnë serbët e tani edhe ndërkombëtarët, duke i thënë Kurtit që të tërhiqet nga e drejta e tij dhe të bie ndesh me ligjet e me kushtetutën e Kosovës, si dhe në dëm të Kosovës. Kjo është e palogjikshme, e paarsyeshme dhe e paparanushme. SHBA, si miku më i mirë i Kosovës, do duhej të merrte edhe mendimin e Qeverisë Kurti.

Ja, Parlamenti Britanik, sot (5.6.2023) ka debatuar rreth ngjarjeve në veri të Kosovës dhe është plotësisht në vijat me Qeverinë Kurti, duke arsyetuar veprimin e tij në plotëni dhe duke dënuar serbët, që në protesta të dhunshme, sulmuan ushtarët e KFOR-it, policët e Kosovës dhe gazetarët në veri.

Pengesa në shkuarje në vendin e punës është e kundërligjshme dhe kundër demokracisë. Kjo nuk ndodh askund në botë dhe, edhe po ndodhi, nuk arsyetohet.

Nuk po mund ta dimë se, përse vetëm kërkesat e serbëve, qoftë nga Kosova, qoftë nga Vuçiqi, po aprovohen nga ndërkombëtarët në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, e asnjë nga kërkesat e Kosovës! Kjo është për keqardhje, jo e drejtë dhe kundër shtetësisë së Kosovës.

Nuk i ka hipur në qafë Kurti  Vuçiqit, po Vuçiqi po kërkon tokë Kosove, sa që, po mundi, do ta mirrte të tërën, dhe sërish nuzk do të ngopej.  Se Vuçiqi, Daçiqi e të tjerët që sot janë në pushtet në Serbi, ishin bashkëpunëtorët më të ngushtë të  Millosheviqit, që të gjithë së bashku,  bënë gjenocid mbi shqiptarët, sa vetëm ndërhyrja e trupave të NATO-s, mundën të largojnë trupat ushtarake e paraushtarake serbe nga Kosova.

Ne kemi mbajtur sy e vesh tek SHBA, se Europa është fajtore që ka copëtuar trojet shqiptare në të gjitha shtetet me të cilat jemi në kufi. Por, Serbia e Greqia kanë marrë më së shumti. Mali i Zi, gjithashtu, ndërsa sa i përket Maqedonisë, ishte një krijesë e qëllimshme për të dobësuar kombin shqiptar, se më shumë se gjysma ishte e shqiptarëve. Shkupi ishte kryetqendër e vilajetit të Kosovës.

Me një fjalë, nëse Amerika e ka përnjëmend, do duhet të na ndihmojë pa kushte, ashtu sikur thot Peskov për serbët: Rusia mbështet pa kushte Serbinë dhe serbët e Kosovës, BOTA SOT, më 31. 5. 2023.

Dhe, gjithsesi, konsideroj se trysnia mbi Kurtin në përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës është gabim dhe i padrejtë. Trysnia doduhej të kalonte mbi serbët dhe Vuçiqin, që në raport me Kosovën dhe shqiptarët, ata janë e keqja më e madhe.

5 qershor 2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.