23.2 C
Tirana
E mërkurë, 24 Qershor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi VDEKJA NUK ËSHTË FUNDI

VDEKJA NUK ËSHTË FUNDI

0
Fetah Rrustem Sheholli

Pranë banesës tënde të fundit
Oh, Mimi!
Malli më erdhi si dallgë deti
Për një fjalë…

Thekshëm m’u përgjigj amshimi:
„Prej këtu krejt e ka në zap
Mbretëria e heshtjes
Këtu asgjë s’ka kufi
Edhe nëse takohet Toka e Qielli
S’ka dhembje, lutje e britma
Nuk ndodh kataklizma…

Netët dhe ditët
As vitet dhe shekujt
Kurrë nuk e gjejnë mbarimin”
Mbetet jashtë orbitës
Vetëm rrugëtimi jetësor
Nuk është meteor

Shpirtmiri Ngadhnjimi Ynë:
Fytyra jote nuk i frikësohet pasqyrës
Dy Yje vazhdojnë lozën tënde të jetës
Na mbete oqean kujtimesh
Me atë qetësinë e qiellit
Pa re të zeza…

Vdekja s’qenka fundi
Oooo, Ngadhnjim Ngadhnjimtari!

Herticë-Besianë,
24 qershor 2026

Dërgoi për publikim, Arif Ejupi, gazetar

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.