Skënder MULLIQI
Kosova është sigurisht një nga çështjët më të rëndësishme për sigurinë rajonale. Kosova në ish-Jugosllavi ka qenë jashtë juridiksionit të Serbisë. Sot, ky shtet në krye më klikën e kriminelëve të luftës, po kërkon luftë të re në Ballkan. Bota demokratike ishte dashur për hirë të vërtetës të bëjë rihartimin e mëtejshëm të kufijve të Serbisë (ngushtimin territorial në kufijtë ekzistues të saj), duke ngritur çështjën e pjesëve të Sanxhakut (rajoni i Rashkës) me shumicë myslimane dhe Vojvodinës me shumicë hungareze që kishte autonomi.
Shiptarëve, Serbia ju ka borxhe të mëdha në territore, në vrasje, dhunime e shkatërrime të të mirave materjale, dhe jo sërish këtij shteti gjenocidial ti dhurohen pjesët më të bëgata të veriut të Kosovës, të cilat po i kërkon. Ekziston frika normale të shqiptarët së edhe një herë Fuqitë e Mëdha do të tregohen të padrejta, kur janë shqiptarët në pyetje. Nëse na bën padrejtësi të mëdha historike, duke na ndarë në pesë shtete, këto politika anti-shiptare ka ardhur koha që të revidohen, jo prap të na kërkohen territore për Serbinë, edhe pse ajo e humbi luftën më shqiptarët në vitin 1999.
Dhe, tjetër kurrë Kosova nuk ka qenë pjesë e Serbisë. Edhe pse Vuçiq dhe Thaçi kishin promovuar tashmë idenë e një shkëmbimi territorial në vjeshtën e vitit 2018, ku kishte qasje edhe administrata e atëhershme e presidentit Trump, ajo ide u hodhë poshte nga Angela Merkel dhe Olaf Scholz, i cili edhe kishte kërkuar ultimatum që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës në menyrë që të bëhët anëtare e BE-së. Koncepti i mbajtjës së një “konflikti të ngrirë” është strategji e re e Serbisë të Vuçiqit, i cili edhe shumë arriti në këtë plan, i ndihmuar nga ndërmjetësit e BE-së në bisedime, Lajqak dhe Borrel.
Arben Çokaj: Ky është i shitur te serbët – me shkrua kështu në Serbi, kundër interesave serbe, e vrasin. Me shqiptarët luan harushë, llap e llapë si t’i vijë, e bëhet milioner… nuk e vret kush…
Me tendencën e vazhdimit të “konfliktit të ngrirë” Serbia tenton siq e kishte kërkuar edhe Boris Tadiq diku afër 15 përqindëshin e territorit të Kosovës. Ky synim për gllaberimin të territoreve të Kosovës, përmes Asociacionit famoz të kumunave më shumicë serbe, ka për qëllim pasuritë e jashtëzakonshme, minirale –rezerva të mëdha të linjitit rreth diku 12 miliardë sa kosiderohet, plumb, zink, ar, argjend, nikel, molibden dhe bor, që konsiderohet nga ekspertet shumë prej 1 trilion dollar pasuri minerale.
Kosova është një territor qendror i Ballkanit – përmes të cilit mund të mos kalojnë komunikime të rëndësishme ndëkombëtare. Megjithatë, realiteti gjeopolitik i rajonit, në të cilin NATO është aktori dominues ushtarako-politik ndërkombëtar, nuk ishte dashur ti lë vend koncepteve gjeopolitike serbomëdha në rajon, të mbeshtetura nga Rusia. Se administrata e presidentit Donald Trump, mund të kërkojë formimin e Asociacionit, apo shkëmbime territoriale ekziston një frikë reale, edhe pse Evropa dhe bota gjenden në rrethana të reja gjeopolitike dhe gjeostrategjike.
Një coptim i ri i Kosovës përmës Asociacionit do të ishte vdekjeprurës për të ardhmen e shtetit të Kosovës, dhe në përgjithësi për shqiptarët. Shpresojmë më të drejtë së pavarësia e Kosovës ishte project edhe i Amerikës mike, dhe se presidenti Trump këtë do ta këtë në konsederatë, në vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi. Çështja e normalizimit të marrdhënjëve dy palëshe nga Trump pritet të përmbyllet pa zgjatur si deri më tash. Shqiptarët më të drejtë ishte dashur të presin lajme të mira gjatë këtij viti.
Synimet themelore të ideologjisë se Serbisë së Madhe në shekullin e 19-të, janë të njëjta të viteve 1918 dhe 1941, 1945 dhe 1990, siç janë sot, në 2025. Ndryshuan vetëm rrethanat dhe metodat e zbatimit. Serbia përdori armatimin më të sofistikuar për të spastruar etnikisht Kosovën nga shqiptarët, vrau, dogji dhe u përpoq të rrafshonte me tokë qytetet, shkatërroi pronat, plaçkiti, shkatërroi dhe fshiu trashëgiminë kulturore… Presidenti serb, Vuçiq një tendencë të tillë spo e ndalë as sot…